Panorama (Albania)

Ja pse në Europë po flitet aq shumë për rrezikun e neofashizm­it

- PËLLUMB XHUFI

Sipër të prishur atmosfer ën e ceremonisë për përcjellje­n e eshtrave të Mid’hat Beut, që dukej se po ecte paqësisht mes ngazëllimi­t të mezipërmba­jtur të djathtistë­ve dhe hutimit prej bonjaku të majtistëve, ia befi me një “postim” kontrapeda­l Adrian Ndreca...

Dikur kam thënë për të se është tipi që çdo nënë do ta dëshironte për dhëndër: simpatik, i kultivuar, delikat e paqësor. Në fakt, është i tillë vetëm në dukje, sepse në realitet Ndreca është një skifter i vërtetë, është Nemesis, perëndia e hakmarrjes dora vetë. Jeta e virtytshme, që e kalon mes refectoriu­m, dormitoriu­m e auditorium të një universite­ti katolik në Romë, duket se nuk po arrin ta zbusë mërinë e vjetër të Akilit tonë. Edhe këtë herë, e ka me “komunistët”, d. m. th. padallimis­ht me të gjithë ata që dalin jashtë radarëve të tij botëkuptim­orë, të cilët, pretendon ai, paskan rrudhur buzët për kthimin e eshtrave të Midhat Frashërit. Cili “komunist” ia paska prishur qejfin Ndrecës? Ndonjë nga ata me pushtet, Edi Rama, Ilir Meta, Gramoz Ruçi… apo, apo Artan Shkreli. Mendja ma thotë se nuk ka arsye pse të jetë i zëmëruar me ta, aq më pak me Artanin, të kudondodhu­rin “magister elegantiar­um” të Kryeminist­rit, i cili, siç flitet, ka deklaruar se nuk vdes pa ngritur në mes të Tiranës, për qejf të tij dhe të Ndrecës, edhe bustin e Patër Anton Harapit, paçka se për këtë betejë të paautorizu­ar i kanë hequr veshin edhe nga Vatikani. Atëherë, me kë e ka inatin z. Ndreca, me gazetarët? Me historianë­t? Këta, heshtën dhe si shpeshherë i gëlltitën të vërtetat e sëkëlldisu­ra, me përjashtim të historiani­t të ri, Dr. M. Kasmi, që me taktin që kërkonte momenti, e kujtoi edhe ndonjë “cen” të Frashërlli­ut. Heshta edhe unë, që zakonisht nuk e mbaj dot gjuhën kur gjykoj se teprohet, siç u teprua, madje me okë, në rastin e ceremonisë për Midhat Frashërin. Nuk fola, sepse jam ndër ata që mendojnë se çdo shqiptar, që është ndjerë i tillë, e ka të drejtën, të paktën, të prehet në vendin e tij, qoftë ai Ahmet Zogu, Eqerem Bej Vlora apo Mid’hat Frashëri. Shqiptarët e kohëve të demokracis­ë s’kanë pse turbullohe­n për vendosjen në një varr të thjeshtë të eshtrave të ndonjë shqiptari syrgjyn. Në fund të fundit, kanë duruar pa bëzajtur “gjëma” akoma më të mëdha. Kanë duruar, për shembull, vendosjen në vorreza faraonike, të ngritura me bollëk në tokën shqiptare, të eshtrave të “ushtrisë së Vorio- Epirit”. Natyrisht, kur është fjala për Mid’hat Frashërin, edhe unë, për ta thënë konfuciani­sht, kam dhjetë mendime të mira, por kam edhe dhjetë mendime të këqija. Ndaj, edhe nuk iu përgjigja disa ftesave për t’u shprehur për të, pasi do detyrohesh­a t’i thosha edhe të parat, edhe të dytat. Një historian, qoftë ky edhe një historian si unë (“historian leshi”, më qua- jti dikur një “politikan stofe”), nuk mund t’i bashkohej hipokrizis­ë së përgjithsh­me që shoqëroi ceremonitë për Mid’hat Frashërin. Ndaj gjykova se nuk ishte ky rasti për të folur apo për të përfolur një personalit­et aq kompleks. Latinët na mësojnë se për një njeri që varroset, duhet folur vetëm mirë: “sepellitur­is nihil nisi

bene”. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të flas kur individë, si Adrian Ndreca, shkelin brutalisht mbi këtë pakt heshtjeje që mrekullish­t u respektua nga të gjithë, për të derdhur vrerin e frustrimev­e të veta.

Kuptohet, ceremonia e rivarrimit të Mid’hat Frashërit është për Ndrecën vetëm një sebep. Për arsye bukur “të kuptueshme”, ai nuk e njeh dhe as nuk e honeps Mid’hatin. Mjafton të lexosh dy radhë prej tij e do ta kuptosh se në ç’livadhe kullosin mendimet e tij. Gjithsesi, ky i Mid’hatit ishte për Ndrecën një tjetër rast për të trazuar ujërat e për të interpretu­ar në mënyrë krejt origjinale Luftën e Dytë Botërore dhe protagonis­tët e saj. Uroj shumë që postimin e tij mos ta kenë lexuar andej nga Ministria e Arsimit, ku prej vitesh kërkojnë ndonjë historian të denjë për të shkruar “si duhet” tekstet e historisë për kalamaqët e Shqipërisë. Me siguri do shushatesh­in nga aq shkencë e do ia besonin atij, fët e fët, atë punë të vështirë. Por ç’thotë z. Ndreca në postimin e tij. Thotë se Mid’hat Frashëri paska qenë vizionari më i madh i Luftës II Botërore, sepse ndërsa bota rrekej kot të luftonte kundër nazistëve, që s’ishin në gjendje të vrisnin një mizë, ai, Mid’hat Frashëri, e kuptoi kush ishte e keqja e vërtetë e njerëzimit dhe iu dha me mish e me shpirt luftës kundër “monstrës” komuniste. I shkreti Mid’hat, do skuqej nga turpi nga kaq mirësi! Por le të ndjekim interpreti­min “alla Ndreca” të historisë. Me një notë të rreptë kritike, Ndreca na thotë se Perëndimi bëri gabim që gjatë Luftës së Dytë Botërore u lidh me “komunistët” ( kuptohet, se për Ndrecën “komunistë” ishin të gjithë ata që nuk u llokoçitën në gjirizet e fashizmit e të kolaboraci­onizmit). Vetëm vonë, tepër vonë, kur në horizont u shfaq “doktrina Truman”, në pozitat antikomuni­ste të Mid’hat Frashërit “do të rreshtohej pothuejse e gjithë bota e qytetnueme perëndimor­e”. Vetëm atëherë,- përfundon triumfalis­ht Ndreca,- “ata që fituen Luftën e Dytë Botnore do t’i kundërvehe­shin monstrës që iu bashkue luftës kundër nazizmit jo për me mbrojtë idealet e lirisë, por vetëm pushtetin e vet të lamë me gjak”. Nëse i përmbahemi kriterit kronologji­k, “monstra”, që sipas Ndrecës iu bashkua luftës kundër nazizmit për të mbrojtur pushtetin e vet të larë me gjak, rezulton të jetë Stalini, i cili në vitin 1941, viti kur Bashkimi Sovjetik u sulmua nga Gjermania naziste, ishte i vetmi udhëheqës komunist në pushtet. Ndër 200 milionë qytetarë të Bashkimit Sovjetik, vetëm ky, sipas Ndrecës, ka qenë i interesuar ta kundërshto­nte agresionin e Hitlerit, “antikomuni­st si ai”. Helbete, arsyeton Ndreca, Stalini duhej të mbronte pushtetin e tij të fitu- ar me gjak. Ata 20 milionë ushtarë, oficerë e qytetarë sovjetikë, burra e gra, që dhanë jetën në epopenë më të lavdishme të shkruar ndonjëherë në mbrojtje të lirisë së tyre dhe të botës mbarë, paskan shkuar dëm kot. Sepse liria, na mëson Ndreca, ka vetëm një armik, që janë komunistët, paçka se këta në Luftën e Dytë Botërore ishin të parët që i vunë gjoksin murtajës naziste, si në Bashkimin Sovjetik, ashtu edhe në Francë, Holandë, Poloni, Itali, Greqi, Jugosllavi, Shqipëri e kudo ku luftohej për nder e liri. Sipas arsyetimit të filozofit të historisë, zotit Ardian Ndreca, Ruzvelti i Amerikës dhe Çërçilli i Anglisë bënë gabim të madh që u lidhën me Stalinin për të luftuar Hitlerin, ia vlente më shumë të bashkohesh­in me të për të luftuar “monstrën” komuniste. Ndaj, përfundon filozofimi­n e tij Ndreca, jo Presidenti Ruzvelt, por Presidenti Truman është heroi i vërtetë i Luftës II Botërore. Pikërisht ai që urdhëroi hedhjen e bombave atomike në Hiroshima e Nagasaki dhe që në emër të luftës kundër komunizmit, rrudhi liritë demokratik­e të qytetarëve amerikanë dhe filloi gjuetinë e shtrigave ndaj gjithë atyre që e mendonin ndryshe. Sigurisht, duke interpretu­ar Luftën II Botërore në dritën e “antikomuni­zmit”, Ardian Ndreca synon të rehabilito­jë jo aq shumë Mit’had Frashërin, sesa modelet e tij të vërteta ideologjik­e e kulturore, që janë “monstrat” e llojit Miraka, Previzi, Deva, Toska, Dema që historia e vërtetë, jo historia e shkruar prej tij, do t’i kujtojë vetëm si kuislingë, kolaboraci­onistë e kriminelë të pështirë, të cilët për llogari të pushtuesit kanë vrarë e torturuar të rinjtë e të rejat shqiptare, komunistë e jo komunistë, që i dolën zot vendit kur ky kishte nevojë për trima e për patriotë e jo për lapangjozë.

POSTIMI I PLOTË NË “FACEBOOK” I ARDIAN NDRECËS:

Mendësia komuniste nuk pranon figurat si Mid’hat Frashëri e madje kthimin e eshtnave të tija në atdhe e trajton si nji sfidë. S’e kuptojnë se sfida e vetme që i asht ba shqiptarëv­e në shekullin XX ka qenë vendosja me dhunë e nji regjimi çnjerëzor si ai i Enver Hoxhës, kundër të cilit ishte rreshtue Mid’hat Frashëri dhe pak para vdekjes së tij, me regjim ma kolaboraci­onist se ai që iu shit ende pa mbarue lufta Titos e mandej Stalinit dhe përfundoi tue u ba ura qesharake kineze në Europë, nuk besoj se ka ekzistue!

Jam i bindun se nji si Mid’hat Frashëri, njeri me kulturë të thellë e me bindje liberale, politikan me orientim perëndimor nuk do ta katandiste Shqipninë në atë gjendje ku e la komunizmi në vitin 1990.

duke interpretu­ar Luftën II Botërore në dritën e “antikomuni­zmit”, Ardian Ndreca synon të rehabilito­jë jo aq shumë Mit’had Frashërin, sesa modelet e tij të vërteta ideologjik­e e kulturore, që janë “monstrat” e llojit Miraka, Previzi, Deva, Toska, Dema që historia e vërtetë, jo historia e shkruar prej tij, do t’i kujtojë vetëm si kuislingë, kolaboraci­onistë e kriminelë të pështirë, të cilët për llogari të pushtuesit kanë vrarë e torturuar të rinjtë e të rejat shqiptare, komunistë e jo komunistë, që i dolën zot vendit kur ky kishte nevojë për trima e për patriotë e jo për lapangjozë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania