Panorama (Albania)

Grida Duma: Pensionet rriten vetëm 2% dy muaj para zgjedhjeve

“Rritja e pensionit, nuk fillon zbatimi nga 1 janari, por dy muaj para zgjedhjeve vendore”

- TIRANE

Partia Demokratik­e akuzoi qeverinë se me buxhetin e vitit 2019 ka parashikua­r një rritje maksimale të pensionit në masën 2%.

Në një deklaratë për media nga selia e Partisë Demokratik­e, deputetja Grida Duma theksoi se rritja e pensionit nuk është në raport të drejtë me rritjen e çmimeve të ushqimeve, faturës së energjisë elektrike etj. "Në buxhetin 2019 deklarohet se pensionet do të indeksohen sipas inflacioni­t, pra maksimumi rritja vjetore do të jetë 2%. Gjatë këtyre pesë viteve, pensionet janë indeksuar si breshka me nga 2%, ndërsa çmimet dhe faturat e pensionist­ëve janë rritur deri në 42%. Një pensionist që sot paguan bukën 10% më shtrenjtë, ushqimet bazike deri në 35% më shtrenjtë, ujin 40% më shtrenjtë, energjinë 23% më shtrenjtë dhe i është shtuar edhe taksa e pronës, e për ironi në disa bashki paguan edhe taksë arsimi. Me 2% të indeksimit të pensionit nuk mund të përballojë rritjen mbi 42% të shpenzimev­e të jetesës", tha Duma. Në vijim të deklaratës së saj, deputetja demokrate vijoi akuzat ndaj qeverisë se rritja e pensioneve nuk do të fillojë nga data 1 janar 2019, por në 1 prill të vitit 2019, duke e cilësuar këtë si një lëvizje elektorale, pasi hyn në fuqi dy muaj përpara zgjedhjeve vendore. "Pensionist­ët duhet ta dinë se as këtë indeksim minimal nuk do ta marrin që nga 1 janari, por vetëm dy muaj para zgjedhjeve. Shqipëria ren- ditet e fundit në rajon sa i përket vlerës mesatare të pensionit ( rreth 98 euro), në një kohë kur Maqedonia e ka rreth 191 euro dhe Bosnja rreth 179 euro", u shpreh ajo. Duma u ndal edhe te rritja e pagës minimale. Sipas saj, rritja e kufirit minimal të pagesë me 1 mijë lekë në muaj nuk është e mjaftueshm­e, duke iu referuar edhe të dhënave të Konfederat­ës së Sindikatav­e. "Paga minimale parashikoh­et të rritet me 10 mijë lekë, në një kohë kur shtrenjtim­i i jetës kërkon një rritje minimale me 40 mijë lekë në muaj për të përballuar rritjen e çmimeve. Ashtu si është paraqitur nga Konfederat­a e Sindikatav­e, rritja e pagës minimale duhet të ishte 280 mijë lekë në muaj, nga 240 mijë që është aktualisht", tha Duma. Prej disa ditësh PD- ja ka vijuar akuzat ndaj buxhetit të shtetit, që po shqyrtohet në komisionet parlamenta­re. Duke qenë se opozita ka bojkotuar prej muajsh punimet e Kuvendit, ka zgjedhur një rrugë alternativ­e për t'i bërë oponencë buxhetit për vitin 2019.

 ??  ??
 ??  ?? Deputetja e PD, Grida Duma
Deputetja e PD, Grida Duma

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania