Panorama (Albania)

Konkursi i komisarëve, në hetim organizato­rët

U referua në Prokurori si “shpërdorim detyre”, do hetohet edhe urdhri i anulimit i firmosur nga drejtori Ardi Veliu

-

Të gjithë drejtuesit e Policisë që janë marrë me organizimi­n e testimit për gradën “Komisar”, do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për “shpërdorim detyre”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa, që me anë të përfaqësue­sve si vëzhgues të këtij procesi, e firmosi si të rregullt dhe pa probleme konkursin e zhvilluar më 7 nëntor. “Pa probleme” e konsideroi edhe misioni PAMECA dhe dy vëzhguesit Sokol Bizhga e Aida Hajnaj. E ndonëse ata që monitoruan testimin që nga momenti i shpërndarj­es së tezave e deri në shpalljen e rezultatev­e pas korrigjimi­t elektronik me “Scantron” hodhën firmën për një proces të rregullt, gjithçka u përmbys 6 ditë më vonë. Me një urdhër të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliu, konkursi u anulua e rezultatet nuk u njohën, me arsyetimin se ishin konstatuar mangësi që kanë cenuar integritet­in e testimit me shkrim. Për konkursin e zhvilluar më datë 7 nëntor, atë për gradën “Komisar”, testi ishte me 100 pyetje me alternativ­ë, që u korrigjuam me “Scantron”. Konkurroni­n 470 oficerë për 175 vende me gradën “Komisar” dhe rreth 130 u shpallën fitues. Megjithatë, ata nuk u njohën si të tillë dhe u vendos që të ritestohes­hin më datë 15 nëntor, por as në këtë datë konkursi nuk u zhvillua. SHTYRJA E TESTIMIT Përsëritja e testimit për 470 oficerë Policie që konkurruan për gradën “Komisar”, nuk u zhvillua as ditën e enjte, ndryshe nga çfarë ishte parashikua­r në urdhrin e Ardi Velit, që anuloi procesin për parregulls­i. Ende nuk është dhënë një informacio­n zyrtar për datën se kur do të zhvillohet testimi, por burime nga Policia e Shtetit thanë se shkak për këtë anulim të dytë është bërë riformulim­i i tezës. Nga ana tjetër, duket se i gjithë ky proces nuk do mbetet vetëm në kuadrin e ankesave nga vetë oficerët, si ata që fituan, ashtu edhe ata që nuk arritën të merrnin gradën në konkursin e datës 7 nëntor. Tashmë me këtë çështje duket se po merret edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Burime nga Ministria e Brendshme thanë dje se SHÇBA- ja ka referuar një material për “shpërdorim detyre” në Prokurorin­ë e Tiranës. Ndërsa nuk saktësohet nëse materiali i referuar ka të bëjë me shkeljet e pretenduar­a gjatë procesit të konkurrimi­t, me shpërdorim­in e detyrës nga ndonjë oficer, apo me vetë procedurën e ndjekur nga kreu i Policisë së Shtetit për anulimin e konkursit.

 ??  ?? Faksimile e urdhrit të Ardi Veliut
Faksimile e urdhrit të Ardi Veliut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania