Panorama (Albania)

Atentat biznesmeni­t në Elbasan, vrau shokun kur ishte 15 vjeç

Si mashtroi publikun me projektin fantazmë që do e afirmonte si këngëtare

-

Ka kaluar një vit qëkur Oriola Marashi postoi në “Instagram”- in e saj një foto me Noizyn dhe Varrosin, duke njoftuar kështu përfundimi­n e klipit të saj të parë me grupin “OTR”, por asnjë klip nuk pamë të publikohej. Atë pe- riudhë dukej se Noizy e kishte me shumë qejf Oriolën, duke deklaruar se ajo do të ishte imazhi femëror i grupit, me të cilën do të realizonin këngën e radhës, duke e afirmuar kështu si këngëtare. Por përveç thashethem­eve, se në fillim ajo përflitej për lidhje me Noizyn dhe pastaj me Varrosin, asnjë klip nuk u publikua, në mënyrë që t’ia dëgjonim zërin për herë të parë sopranos së Universite­tit të Arteve.

E ashtu si para një viti, Oriola bie në përsëritje dhe bën një postim tjetër pak ditë më parë, ku sërish njofton se ka në plan të prezantohe­t në tregun e muzikës edhe si këngëtare. Oriola postoi një foto, ku shfaqej e veshur vetëm me të brendshme, e mbuluar me një tyl, por kësaj here bionde. “Unë kam një të dashur që quhet muzikë dhe së shpejti do bëhemi me fëmijë”, ka shkruar modelja krahas kësaj fotoje. Por nuk munguan komentuesi­t, të cilët ishin në një mendje teksa shpreheshi­n: “Prej disa kohësh, Oriola Marashi ka thënë se po punon për publikimin e një kënge, por deri më tani nuk kemi parë gjë!”.

“PËRRALLA ME KËNGË” TË ORIOLA MARASHIT QË NISI TË NA TREGONTE PARA

NJË VITI Me veshjen e kuqe, linjat e bukura dhe shtatlartë­sinë, sopranoja dhe modelja 22- vjeçare Oriola Marashi pozonte para një viti mes reperave të famshëm të grupit “OTR”, Noizyt dhe Varrosit. “Game over, o bish”, shkruante ajo poshtë fotos me dy djemtë e famshëm, duke njoftuar kështu përfundimi­n e klipit të parë me grupin “OTR”, që i jepte përgjigje pikëpyetje­s se cila do të ishte këngëtarja femër e përzgjedhu­r nga Noizy si pjesë e grupit të tyre. Kjo foto erdhi pas deklaratës së Noizyt se po e përgatiste Oriolën në studion e tij si këngëtaren e ardhshme, por projekti i planifikua­r rezultoi thjesht “fantazmë”. Por pas kësaj deklarate, vërshuan lajmet në portale se Oriola kishte nisur një histori të bukur dashurie me shokun e Noizyt, anëtarin e OTR, Varrosin. Kjo u shoqërua me komentet se Oriola po përçante djemtë, nisur nga disa postime të saj në “Instagram”, ku përveç zemrave që i dedikonte reperit, i drejtohej gjithmonë me përkëdheli “O jetë!”. Në një nga fotot ku të dy tymosnin puro, ata pozonin shumë pranë njëri- tjetrit, pozë kjo që u komentua nga ndjekësit si moment i vërtetë intim. Por i ftuar në “Xing me Ermalin”, Varrosi, një nga miqtë më të afërt të Noizy- t, nuk hezitoi të fliste për marrëdhëni­en e tij për Oriolën. Nuk dihet nëse e tha ose jo të vërtetën, por u shpreh se e lidhte shoqëria dhe se për të është ajo modelja më e bukur në Shqipëri. Nuk dihet nëse kjo lojë e dyfishtë e Oriolës me djemtë OTR, ka anuluar planin e Noizyt për ta afirmuar si këngëtare. ORIOLA DHE FAMA E SHPEJTË QË MORI NË RRJETET SOCIALE Brenda një kohe të shkurtër, Oriola ka arritur t’u bëjë përshtypje kompanive të ndryshme në Shqipëri e vende të botës, të cilat e paguajnë për postimet në këmbim të reklamës, që ajo u bën veshjeve apo produkteve të tyre në “Instagram”. Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo ka studiuar për soprano pranë Universite­tit të Arteve. Në një nga intervista­t e fundit, ka rrëfyer se ka gati një dekadë që merret me muzikë e që u përkushtoh­et notave që nga Liceu Artistik e tani në Universite­tin e Arteve. Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelish­t që në moshë të vogël, e ndërkaq, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave, ajo do t’i thoshte “po” muzikës. Origjina e saj është nga Puka, ndërkohë që është vajza e Xhoi Jakajt, ish- drejtoresh­ë e Burgut të Grave 325, një zonjë shumë aktive në media me botimet e saj studimore. Oriola ka pohuar se vjen nga një familje me ekonomi të mirë, në të cilën s’i ka munguar kurrë asgjë, por gjithmonë duke i mësuar asaj dhe motrës Xhulia që duhet të punojnë për të fituar ato çka kërkojnë në jetë. Por talentin e saj si këngëtare ende nuk na e ka treguar, pasi edhe kur e pamë në një projekt ndërkombët­ar muzikor, ajo mori pjesë sërish si figurante. Në klipin e këngëtarit me famë botërore Jonas Blue, realizuar në jug të Shqipërisë me titull “Mama”, ajo u përzgjodh pasi kishte rënë në sy në fotot artistike të realizuara nga Endrit Mërtiri.

Si përfundim, kur do këndosh Oriola?

E ashtu si para një viti, Oriola bie në përsëritje dhe bën një postim tjetër pak ditë më parë, ku sërish njofton se ka në plan të prezantohe­t në tregun e muzikës edhe si këngëtare. Oriola postoi një foto, ku shfaqej e veshur vetëm me të brendshme, e mbuluar me një tyl, por kësaj here bionde. Me veshjen e kuqe, linjat e bukura dhe shtatlartë­sinë, sopranoja dhe modelja 22vjeçare Oriola Marashi pozonte para një viti mes reperave të famshëm të grupit “OTR”, Noizyt dhe Varrosit. “Game over, o bish”, shkruante ajo poshtë fotos me dy djemtë e famshëm, duke njoftuar kështu përfundimi­n e klipit të parë me grupin “OTR”, që i jepte përgjigje pikëpyetje­s se cila do të ishte këngëtarja femër e përzgjedhu­r nga Noizy si pjesë e grupit të tyre. Kjo foto erdhi pas deklaratës së Noizyt se po e përgatiste Oriolën në studion e tij si këngëtaren e ardhshme, por projekti i planifikua­r rezultoi thjesht “fantazmë”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania