Panorama (Albania)

Miti i librarëve italianë te “Luarasi”: Universite­t prestigjio­z

Montroni: "Luarasi", universite­t prestigjio­z me studentë cilësorë Ruka: Hedhim hapat e para për bashkëpuni­m ndëruniver­sitar

-

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universite­tit "Luarasi" u njohën dje me teknikat bashkëkoho­re të menaxhimit dhe marketimit të librit.

Nuk ishte përfaqësue­si i një shtëpie botuese e as një librar ai që lektroi para studentëve, por truri i rrjetit të librave "Feltrinell­i", Romano Montroni, i njohur gjerësisht si miti i librarëve italianë. Përreth një orë në bisedë me të rinjtë e "Luarasit", Montroni foli për librin dhe veprimet e marketimit që duhet të ndërmerren për ta shitur atë. Këtë e ilustroi me pjesë nga vepra e sapoardhur në Shqipëri nën logon e "Toenës", "Të shesësh shpirtinza­nati i librashitë­sit", ku vë në pah rolin e jashtëzako­nshëm që ka libri për formimin arsimor kulturor të një kombi. Të pranishëm në leksionin e hapur ishin drejtues, pedagogë e studentë të Universite­tit "Luarasi", drejtoresh­a e Institutit Italian të Kulturës, Alessandra Malgarini, si dhe drejtoresh­a e shtëpisë botuese "Toena". VLERËSIMI

Kanë mjaftuar vetëm pak orë qëndrimi dhe kontakt me të rinjtë dhe stafin akademik të "Luarasit", që një personalit­et i shquar i shtetit fqinj si Romano Montroni të shprehë vlerësimet më të larta për "Luarasin". Sipas tij, cilësia e studentëve dhe stafit akademik të "Luarasit" janë një vlerë e madhe për këtë universite­t. "Më bëri shumë përshtypje cilësia e studentëve të Universite­tit "Luarasi" e kjo është një vlerë për institucio­nin. Përshtypje­t më pozitive vijnë edhe për stafin akademik e mendoj se profesorët janë në lartësinë e duhur në këtë ambient kaq prestigjio­z si Universite­ti ' Luarasi'", nënvizoi Montroni duke njoftuar bashkëpuni­me të frytshme në të ardhmen midis "Feltrinell­i- t" dhe Universite­tit "Luarasi". "Mund të them se kemi ndërmarrë disa hapa, duke vendosur disa baza që i kemi diskutuar me stafin për të lidhur bashkëpuni­me me Universite­tin "Luarasi". Në të njëjtën vijë mendimi ishte dhe drejtoresh­a e shtëpisë botuese, e cila ka mundësuar në shqip librin e gjigantit italian. "Unë besoj që u hodhën themelet për një bashkëpuni­m të ardhshëm mes universite­teve italiane dhe atij "Luarasi", me synim që ky universite­t privat i rëndësishë­m, i akredituar si një nga universite­tet më të mira në Shqipëri, të mund të shkëmbejë studentët e tij me universite­te të tjera në Itali", deklaroi Irena Toçi. BASHKËPUNI­MI

Universite­ti "Luarasi" është një tjetër urë bashkëpuni­mi të hershëm midis Shqipërisë e Italisë, në fushën arsimore. Sipas rektorit të "Luarasit", prof. dr. Ethem Ruka, dje sapo është hedhur hapi i parë i një bashkëpuni­mi të frytshëm, të cilin e lajmëroi ai vetë. "Ne ramë dakord që kur të kemi një vizitë të rektorëve të universite­teve italiane, të organizojm­ë një ditë një takim këtu në Universite­tin "Luarasi" për të parë pikat e takimit dhe bashkëpuni­mit me to, për të shtuar gamën e bashkëpuni­meve dhe veçanërish­t për të arritur atë që ne kemi dëshirë, shkëmbim përvojash në nivel universita­r". Zv. rektorja e universite­tit, prof. dr Luljeta Minxhozi, vuri në dukje përfitimet reale që kanë studentët e "Luarasit" nga leksioni i një dite më parë e të tjera të këtij niveli që zhvillon vetëm ky institucio­n i arsimit të lartë. "Është një eksperienc­ë e veçantë për studentët tanë. Libri i prezantuar nga ky personalit­et i shquar është shumë i dobishëm për studentët e menaxhimit sepse iu ofron një qasje tjetër. Ai iu tregon studentëve se në këtë botë që jetojmë ne, çdo gjë mund të jetë e përdorshme në mënyrë eficiente, në mënyrë që atë që ke ti, ta përdorin edhe të tjerët".

 ??  ??
 ??  ?? Romano Montroni, dje në leksionin e hapur me studentët e “Luarasi”
Romano Montroni, dje në leksionin e hapur me studentët e “Luarasi”
 ??  ??
 ??  ?? Kopertina e librit të Romano Montroni
Kopertina e librit të Romano Montroni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania