Panorama (Albania)

Meta emëron Lleshin, ministër me dy dekrete

Dekretimi i emërimit, pasi e liroi në mesditë Lleshin si gjeneral brigade aktiv i Ushtrisë Shqiptar e

-

Presidenti Meta dekretoi mbrëmë Sandër Lleshin ministër të Brendshëm.

Tri orë para përfundimi­t të afatit ligjor për ta dekretuar ose jo ministrin e ri të Brendshëm, kreu i shtetit i dha fund debatit mes Presidencë­s dhe Qeverisë për përshtatsh­mërinë kushtetues­e të kandidatit të propozuar nga Kryeminist­ri Rama. Kryeminist­ri Rama reagoi menjëherë pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm. Në një status në “Twitter”, Rama shkruan se ky është një shembull kuptimplot­ë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparues­hme a thyerjet të pashmangsh­me, ka gjithmonë një rrugëzgjid­hje nëse ka vullnet të mirë. “Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i Brendshëm, një shembull kuptimplot­ë i faktit se edhe kur duket sikur krisjet janë të pariparues­hme a thyerjet të pashmangsh­me, ka gjithmonë një rrugëzgjid­hje nëse ka # VullnettëM­irë, Ministri i ri, njeriu i duhur, në vendin dhe kohën e duhur”, shkruan Rama në “Facebook”. Dekretimi i Sandër Lleshit si ministër dje në mbrëmje, i kishte paraprirë një tjetër dekreti të Presidenti­t. Meta e liroi dje në mesditë Sandër Lleshin si gjeneral aktiv brigade, si kushti i vetëm që e pengonte atë që të hidhte firmën për ministrin e ri të Brendshëm. “Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativë­s së dytë të Ramës për të propozuar sërish zotin Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike, e sqarojnë. Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit, të cilat janë të papajtuesh­me me Kushtetutë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me raportin mes ushtarakut aktiv dhe pozitës së ministrit, të cilat janë të papajtuesh­me nga ana kushtetues­e. Sigurisht që kjo është një nga çështjet për diskutim. Edhe sikur kjo të ishte e vetmja, është shumë e rëndësishm­e sepse është kushtetues­e në mënyrë të qartë”, u shpreh Presidenti. Pas lirimit të Sandër Lleshit si ushtarak aktiv, Presidenti Meta dhe kryetari i Kuv- endit Ruçi kanë konsumuar një kafe në hotel “Tirana”, pas një aktiviteti të ndarjes së çmimeve të gazetarisë ku ishin që të dy të ftuar. KRYEMINIST­RI

Dekretimi i Sandër Lleshit erdhi pas refuzimit që Presidenti Meta i bëri kërkesës së parë të Kryeminist­rit Rama për Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm. Presidenti ishte shprehur se nuk kishte krijuar bindjen se ai ishte i përshtatsh­ëm për këtë post. Pa dhënë argumente kushtetues­e, ky refuzim nxiti një debat politik dhe mediatik nëse Presidenti Meta kishte shkelur Kushtetutë­n ose jo me këtë refuzim. Opozita akuzoi Kryeminist­rin Rama se kishte shkelur Kushtetutë­n duke çuar për dekretim te Presidenti një ushtarak aktiv. Një javë më parë, Kryeminist­ri Rama i dërgoi një kërkesë të dytë Presidenti­t Meta për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër, të shoqëruar dhe me një letër të vetë Lleshit drejtuar Presidenti­t. Lleshi kishte argumentua­r përmes letrës, procedurat e tij të marrjes së të drejtës për t’u rikthyer në ushtri si gjeneral përmes vendimeve gjyqësore. Madje, në letrën e tij, Sandër Lleshi i kërkonte Presidenti­t Meta se nëse ai gjykonte se ai ishte gjeneral aktiv, mund ta lironte ata nga kjo detyrë dhe ta dekretonte si ministër. Presidenti Meta kërkoi gjatë këtyre ditëve informacio­ne nga Ministria e Mbrojtjes për statusin e Sandër Lleshit sa i takon statusit të tij, aktiv apo pasiv. Pikërisht sqarimi që ka marrë nga Ministria e Mbrojtjes, kanë çuar Presidenti­n në vendimin për lirimin e Sandër Lleshit si ushtarak aktiv. Edhe Kryeminist­ri Rama ishte shprehur se Presidenti i Republikës ka vetëm një rrugë, atë të dekretimit të Sandër Lleshit ministër. “Presidenti­t i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si President çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për ta dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv s’mund të ushtrojë detyrën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministër. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë”, u shpreh Rama pak ditë më parë.

 ??  ?? Sandër Lleshi
Sandër Lleshi
 ??  ?? Faksimile e dekretit të Presidenti­t Meta
Faksimile e dekretit të Presidenti­t Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania