Panorama (Albania)

Në dyshim rikonfirmi­mi i gjyqtarit Edmond Islamaj

Në sitën e KPA- së janë edhe 64 udhëtime jashtë vendit

- ERALD DELIU

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, duhet të presë edhe një muaj që të mësojë nëse do të rikonfirmo­het në detyrë me vendim të formës së prerë ose jo.

Kjo, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur ditën e djeshme që të pranojë kërkesën e Komisioner­it Publik për riçelje të hetimit administra­tiv për disa prona të patundshme të gjyqtarit. Komisioner­i Publik, në seancën e së hënës, dorëzoi argumentet e tij se përse hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it ishte i cunguar në disa aspekte të pasurisë së gjyqtarit. Në të njëjtën seancë, gjyqtari Islamaj, që qe i pari nga Gjykata e Lartë që u rikonfirmu­a në detyrë nga KPK- ja, dorëzoi dokumentet e veta për të provuar të kundërtën. Në mënyrë që të shqyrtohes­hin edhe këto dokumente nga ana e Kolegjit, seanca u shty për ditën e djeshme. Komisioner­i Publik, i përfaqësua­r nga Dariel Sina dhe Florian Ballhysa, tha se u qëndronte të njëjtave pretendime si në seancën e parë. Pas tokës në bregdet, Komisioner­i Publik u përqendrua edhe në udhëtimet e panumërta jashtë vendit të gjyqtarit, duke ngritur dyshime për mbulimin e shpenzimev­e me burime të ligjshme. Në këto kushte, KPA i kërkoi në seancë gjyqtarit listën e udhëtimeve të kryera prej tij, por një kërkesë të tillë Islamaj e konsideroi si të padrejtë, pasi sipas tij, Kolegji nuk mund të kryejë hetime duke administru­ar prova. "Ju kërkoj ndjesë se e kam harruar, por mund ta gjej dhe ta dorëzoj. Unë i kam paraqitur provat si akte që i shërbejnë procesit. Mendoj që Komisioner­i duhet të shprehet nëse e bindin ose jo provat, pastaj gjykimi të vendosë. Kolegji i Apelimit nuk ka karakterin e KPK dhe nuk mund të mbledhë prova të reja. Kërkesa e Komisioner­it Publik është e pabazuar në ligj", tha gjyqtari para KPAsë. Lidhur me tokën, Komisioner­i Publik kërkoi që të hetohej edhe një herë praktika e blerjes dhe legalizimi­t të saj, si edhe burimet që janë deklaruar për ta blerë atë. "Kjo sipërfaqe ndodhet disa 10 metra larg detit dhe është në një zonë strategjik­e. Pretendojm­ë se Kolegji duhet të hetojë në këtë pasuri, duke marrë dokumentac­ionin e plotë për origjinën e kësaj prone. Si ka kaluar nga shtet, në private dhe deri sa ka arritur te subjekti. Nisur nga vlerësimi ynë, duhet të verifikohe­t nëse kemi të bëjmë me shitje për fshehje të pasurisë. Pasi me një kërkim të thjesht online, vlera e shitjes në këtë zonë shkon deri në 25- fishin, e vlerës së blerjes reale", tha Komisioner­i Publik. Më tej, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pranuar të kryejë hetim edhe për 3 prona të bashkëjetu­eses së gjyqtarit. Nga deklarimet, rezul- ton se ajo e ka fituar kontratën e shitblerje­s, në vitin 2001, por kjo pasuri, sipas Komisioner­it, nuk është deklaruar deri në vitin 2004. Ndërkohë, edhe për dy pasuri të tjera në pronësi të bashkëjetu­es, sipas vlerësimit të Komisioner­it nuk është bërë një hetim, i cili do të bindte. Në fund, KPA u tërhoq në dhomë këshillimi për rreth 5 orë, ku pranoi ankimin e Komisioner­it Publik, duke e konsiderua­r të drejtë pretendimi­n se nuk janë bërë hetime të thelluara, në lidhje me pasuritë e përmendura nga Komisioner­i Publik në seancën e 12 nëntorit. Ndërkohë, trupa gjykuese e përbërë nga kryesuesi Luan Daci, relator Sokol Çomo dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, lajmëroi në fund se, seanca e radhës do të mbahet në datën 11 dhjetor.

 ??  ?? Edmond Islamaj duke dalë nga KPA
Edmond Islamaj duke dalë nga KPA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania