Panorama (Albania)

Atentat biznesmeni­t, vrau shokun kur ishte 15 vjeç

- ELBASAN

Mbetet i plagosur në një atentat me lëndë plasëse pronari i një lokali në Elbasan.

Ngjarja ndodhi në të gdhirë, teksa 32- vjeçari Albert Alterziu ka qenë i vetëm duke mbyllur lokalin, që ka në bashkëpron­ësi me vëllezërit e tij në një nga zonat më të populluara të qytetit. Sipas Policisë, Alterziu ka qenë pranë derës së lokalit të tij kur një person i ka shkuar nga mbrapa dhe i ka hedhur te këmbët një granatë. Autori është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët në errësirë, ndërsa shpërthimi i lëndës plasëse i ka shkaktuar plagë të rënda 32- vjeçarit. Autori ka vepruar shpejt, duke mos i lënë kohë dhe mundësi shënjestrë­s të vetëmbrohe­t apo të shohë personin pasi ai ka rënë menjëherë në tokë si pasojë e shpërthimi­t të granatës. Ka qenë një roje dyqanesh, ai që ka lajmëruar Policinë dhe të afërmit e të riut. I plagosuri është transportu­ar menjëherë në spital. Mjekët thonë se gjendja e tij shëndetëso­re është e rëndë pasi shpërthimi i ka shkaktuar plagë nëpër trup, por, falë ndërhyrjes së shpejtë, e ka kaluar rrezikun për jetën.

I PLAGOSURI

Policia është duke hetuar ngjarjen në pistën e një hakmarrjej­e të mundshme, pasi, siç mësohet, i plagosuri ka pasur një të shkuar kriminale. Ai ka kryer dënim për një vrasje, ndërsa në vitin 2013 është plagosur me thikë. Mësohet se në vitin 2001, kur ishte në moshën 15- vjeçare, pas një sherri, Alterziu ka qëlluar me thikë shtetasin Elton Shuli, duke e lënë të vdekur. Viktima ishte shok me autorin dhe ngjarja nisi pas një sherri të çastit mes tyre. Për këtë ngjarje, Alterziu kreu dënimin nga 10 në 7 vjet burg për shkak të moshës së mitur. Por shumë vite më pas ( 2013), ai u bë edhe një herë protagonis­t në një sherr mes së rinjsh me thika, ku mbeti i plagosur në këmbë. Pas kësaj ngjarjeje, i riu nisi të punonte me vëllezërit e tij në një lokal që ka në pronësi familja dhe nuk ta të dhëna që të jetë përfshirë në ngjarje të tjera kriminale. Por mëngjesin e së premtes, ndaj tij u hodh një granatë dore me qëllim eliminimin e tij në derën e biznesit të tij në lagjen "Partizani". Për shkak edhe të kaluarës së tij me shumë probleme, një nga pistat e hetimit të Policisë mbetet hakmarrja, por nuk përjashtoh­et as pista e ndon- jë konflikti të mundshëm të kohëve të fundit të tij.

HETIMI

Familjarët e tij ende nuk kanë një dyshim se kush mund ta ketë kryer shpërthimi­n. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, familjarët kanë deklaruar se ndaj djalit të tyre nuk ka hakmarrje pasi ai e ka kryer dënimin për krimin që kreu kur ishte në një moshë të mitur. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarj­e, duke bërë të mundur sekuestrim­in e disa kamerave të sigurisë përreth vendit. Blutë kanë shoqëruar dhe marrë në pyetje rreth 10 persona, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen. Ata janë pyetur në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por, siç mësohet, dëshmia e asnjërit prej tyre nuk ka qenë ndihmëse për grupin e hetimit.

Policia është duke hetuar ngjarjen në pistën e një hakmarrjej­e. Ai ka kryer dënim për një vrasje, ndërsa në vitin 2013 është plagosur me thikë. Mësohet se në vitin 2001, kur ishte në moshën 15vjeçare, pas një sherri, Alterziu ka qëlluar me thikë shtetasin Elton Shuli, duke e lënë të vdekur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania