Panorama (Albania)

Shpërndani­n heroinë te "21 Dhjetori", dy të arrestuar

-

Policia e Tiranës ka goditur mbrëmjen e së enjtes një tjetër rast të shpërndarj­es së lëndëve narkotike të forta. Gjatë operacioni­t të koduar "Cleaner", janë sekuestrua­r 60 doza heroinë, si dhe dy pistoleta, një pushkë sportive me dylbi, municion luftarak, si dhe 140 mijë lekë të rinj. Operacioni i realizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në Policinë e Tiranës, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë dy të dyshuarit Ermal Demushi, 35 vjeç dhe Emirjon Doçi, 29 vjeç. Burime zyrtare të Policisë thanë dje se oficerët e Antidrogës kishin grumbullua­r informacio­n nga burime të ndryshme se shtetasit Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, në zonën e "21 Dhjetorit", shisnin me doza lëndë narkotike të dyshuar si heroinë. Në bazë të këtyre informacio­neve, është organizuar puna ku në afërsi të kryqëzimit të "21 Dhjetorit", në një lokal, janë kapur në flagrancë shtetasit Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi. Gjatë kontrollit, shtetasit Emirjon Doçi iu gjetën 22 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, ndërsa shtetasit Ermal Demushi, një dozë me lëndë narkotike heroinë, si dhe 140 mijë lekë të rinj, të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Kontrolli ka vijuar në dyqanin e shtetasit Ermal Demushi, ku mbi bazën e informacio­neve dyshohej se kishte armë zjarri dhe nga kontrolli i kryer, iu gjet një sasi tjetër lënde narkotike e llojit Heroinë, një peshore elektronik­e, një dozë kanabis sativa, 5 kapsolla detonatorë me fitil, një armë zjarri pistoletë me mulli, një armë zjarri pistoletë e markës "Zastava", 12 fishekë, një fitil zjarr përcjellës, si dhe një sasi e vogël lënde eksplozive. Gjithashtu, po gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit Ermal Demushi, në bagazhin e saj, u gjet një pushkë sportive me dylbi.

 ??  ?? Droga dhe armët e sekuestrua­ra
Droga dhe armët e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania