Panorama (Albania)

“Kur sunduesit grinden”, libri i ri Kadaresë mbi raportin sundues- shkrimtarë

Misteri i telefonatë­s mes Stalinit e Pastërnaku­t në 13 variante, Helena Kadare: Ismaili është ndier i afërt me këtë situatë

-

E folura e tij ngjante si jo e kësaj bote. Më e habitshmja ishte se e folura e të tjerëve me të niste të ndryshonte gjithashtu. Ndryshimi i parë ishte përdorimi i fjalës "zotni", e zhdukur ndërkaq. Ishte, me sa dukej, kjo zanafillë tepër e mjegullt e idesë se ndoshta nuk ishte më i gjallë. Ajo u përhap me shpejtësi të pashpjegue­shme kudo. Sa herë që binte fjala për të, do të gjendej dikush që të pyeste, a është gjallë apo jo, dhe pas tij, dikush që do të përgjigjej se ajo dihej. Pas kësaj, rrallëkush mund të ishte i sigurt nëse ajo ishte gjallja apo vdekja e poetit.

Trazime të tilla, si ato që lidheshin me pyetjen nëse poetët ndiheshin më fort me mospraninë e tyre se me praninë, nuk dilnin asnjëherë në shtyp. Ashtu siç nuk dilte gërgama e lexuesve ndaj shkrimtarë­ve që nga Hungaria e vendet baltike gjer në Mongoli. Kur nuk shkruanin dot libra tërheqës ngaqë s'ishin të aftë apo nuk i linte realizmi socialist, siç ankoheshin,

"Ne jemi ndryshe, shoku Stalin". Kjo përgjigje që Boris Pastërnak, shkrimtari e poeti i madh rus i kishte dhënë Stalinit, kur e kishte pyetur për mikun e tij poet, tashmë të arrestuar, Mandelshta­min, prej një shekulli vazhdon të mbetet një mister.

Një përgjigje që mbeti brenga më e madhe e Pastërnaku­t, por mesa duket ka grishur jo pak vëmendjen, kureshtjen, madje i kthyer gati në një shqetësim për shkrimtari­n e madh shqiptar, Ismail Kadare. "Shoku Enver do të flasë me ju... Ç'mendoni për Mandelshta­min... Domethënë për lagush Poradecin, ose për Paskon ose Markon që.. burg... domethënë që ndonëse sapo kishin dalë nga burgu... mund të ktheheshin prapë atje.. Ose më thjesht, për Agollin, Qiriazin, Arapin... që... burg... domethënë që ndonëse ende burg s'kishin bërë. Që t'i biem shkurt, ç'mendon për veten tënde. Për këtë të fundit, domethënë veten time, mund ta kisha më lehtë. Unë, si të gjithë, mendoj të shkruaj për jetën... pavarësish­t nga një novelë e pabotuar, që mund të jetë bërë problem gjer te shoqja N., për jetën studentesk­e në Moskë. Ndonëse ngjarjet ndodhnin larg, në breh të Baltikut, në vendin e quajtur Dubulti, në një shtëpi pushimi shkrimtarë­sh. Ç'mendim keni për Pastërnaku­n? Pyetja ngjante e befasishme, ndonëse nuk ishte aspak e tillë. në të vërtetë ishte e vetmja që nuk do të doja të më bëhej".

Kështu shkruan Ismail Kadare në librin e tij më të fundit, "Kur sunduesit grinden", i cili dje mbërriti në stendën e shtëpisë botuese "Onufri", në Panairin e Librit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Dje, në orën 11: 00, i rrethuar nga qindra lexues të të gjitha moshave, Kadare firmosi librin e tij të ri. Radha ishte e gjatë dhe sikur donte të përmbyste shifrat kryeneçe të INSTAT- it, sipas të cilave, shqiptarët nuk lexojnë.

"Kur sunduesit grinden" është një vepër që flet për raportin mes shkrimtari­t dhe sunduesit, nisur nga një telefonatë historike mes Stalinit dhe Pastërnaku­t. Ndërsa përpiqet të ofrojë variantet e mund- shme të kësaj telefonate, Kadare e vendos veten në vendin e Pastërnaku­t. Po ai, si do të përgjigjej? Më tej, teksa shtjellon këtë raport të komplikuar regjim- shkrimtar, si sjell edhe dy raste shqiptare, atë të Nolit dhe Poradecit përballë Zogut e Enver Hoxhës. "Sunduesit janë dy palët e librit, ata që janë sundues, që quhen tiranët, diktatorët, shefat, por nga ana tjetër kam krijuar këtu edhe sunduesit e tjerë, ata shpirtëror­ët. Këtu është një grindje mes Stalinit edhe Pastërnaku­t, por aq e ngatërruar është sa ka një shekull që nuk zbërthehet tamam", u shpreh Kadare, edhe pse kishte vendosur të mos shprehej për gazetarët e shumtë që e rrethonin. E megjithatë, e pamundur që të firmoste i qetë librat me dhjetëra kamera e mikrofona drejtuar. Kadare u shpreh se "grindja" mes sunduesve dhe shkrimtarë­ve është "një realitet që duhet pranuar. Ka ndodhur gjithë jetën dhe do të ndodhë".

Më e gatshme për të folur për këtë vepër të re të Kadaresë ishte bashkëshor­tja e shkrimtari­t, Helena, që kësaj here bëri edhe "zëdhënësen e tij". "Ka dy vjet që e shkruan. Ka kërkuar shumë. Ka edhe nota biografike, pasi flitet për raportin mes sunduesit dhe shkrimtari­t dhe ai e ka provuar vetë. Ka 100 kleçka dhe gjëra të pashpjegue­shme. Por ai u është referuar edhe poetëve të tjerë, si Lasgush Poradeci. Kjo është një temë universale, sidomos kur bëhet fjalë për shkrimtarë që e shqetësojn­ë sunduesin. E megjithatë, edhe sunduesit nuk i intereson që të ketë probleme me të", thotë zonja Kadare. Sipas saj, procesi i shkrimit të kësaj vepre ka zgjatur më shumë se gjithë të tjerat. "Është një libër i vështirë, atëherë të bënin së paku ca skandale, si ato të dikurshmet, në mos me mbytje, me ndonjë ndarje të bujshme grash. Çfarë ishte? Si niste, si mbaronte. A kishte mbarim! Që në letërsi kishte ndodhur një katastrofë, këtë e ndjenin të gjithë. Kërkimi i shkaqeve të katastrofë­s, ashtu si mosgjetja e tyre do të vazhdonte ende gjer më sot, në ditët që po shkruhen këto radhë dhe kur arkivat e fshehta, më në fund, do të hapen.

Sipas Josif Brodskit, midis dy mënyrave të rrënimit të letërsisë, njëra, goditja ballore, u shmang për një zgjedhje më tinëzare, prishjen e lëndës së ndërtimit, thënë ndryshe, të dokumentac­ioni sa vinte e shtohet. Pasi është një nga enigmat më të mëdha ato tri minuta që Stalini ka marrë në telefon për të pyetur për mikun e tij, një poet po aq i madh sa Pastërnaku dhe që ishte arrestuar, Mandelshta­mi. Në këto 3 minuta ka ndodhur një bisedë e çuditshme. I pyetur se çfarë mendonte për Mandelshta­min, ai, ndoshta i hutuar, në ato ambientet e ngushta ruse, me shumë njerëz, me një telefon të përbashkët, ai dha një përgjigje që ne e komentojmë sot në mënyra të ndryshme. Dhe Stalini i tha: Nuk dite ta mbrosh mikun tënd. Pastërnaku donte t'i rikthehej edhe një herë, provoi, por numri ishte i tillë që mund të përdorej vetëm një herë dhe më pas nuk ekzistonte. Kjo ka qenë brenga më e madhe e Pastërnaku­t. Dhe kjo e ka intriguar gjithnjë Ismailin dhe ai ka dhënë variantet mbi dëshmitë e atyre që e kanë dëgjuar në atë moment apo më pas mbi atë që ka ndodhur". Sipas saj, libri vjen përmes 13 variantesh mbi këtë telefonatë, "njëri më surprizues se tjetri. Ka mbajtur shumë shënime, që e tejkalojnë librin dhe ai është në dilemë kë të heqë dhe kë të lërë. Janë shkruar shumë variante prej atyre që i kanë jetuar ato vite dhe më pas, akademikë rusë. Ai vet jep variantet e tij: Çfarë ka ndodhur. Ndoshta sepse është ndier i afërt me këtë situatë". Libri mbyllet me një shënim, i cili na njofton se libri do të ribotohet. "Nuk është i kënaqur me fundin dhe nuk donte ta botonte, por unë e binda që ta sillte dhe ta ribotonte si "Mosmarrëve­shjen". Nuk duhet ta mbante më në dorë. Ai mendon se fundi duhet të jetë ndryshe, se si ndryshe, unë nuk e di", thotë Helena Kadare. tullave ( çka do të thoshte në këtë rast, të shkrimtarë­ve), që do të sillte më pas rrënimin vetvetiu të ngrehinës.

Të tjera prishje e shtratime do të ndodhnin midis vetë jetës, personazhe­ve që e popullonin atë, gjuhës që ata përdornin. Çdo popull në familjen e madhe komuniste sillte përvojën e vet të veçantë në të gjitha sferat. Rrallimi i mjediseve që quheshin tipike për rendin e vjetër, si kazinotë, baret e natës, shtëpitë publike e të tjera, do të shoqërohej me rrallimin e maniakëve, tyryfylëve, mendjekris­urve, të përhënurve, etj. Nga të gjitha këto, gjuha do të kishte pjesën e saj, ajo e shkruara, natyrisht, por sidomos e folura.

 ??  ?? Shkrimtari Ismail Kadare dhe botuesi Bujar Hudhri
Shkrimtari Ismail Kadare dhe botuesi Bujar Hudhri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania