Panorama (Albania)

Soni Malaj në festival me autorin e hit- it “Nëntori” të Arilena Arës

-

Festivali i 57- të i Këngës në Radio Televizion­in Publik Shqiptar ka rikthyer disa emra të njohur, mes të cilëve edhe Soni Malaj, pjesëmarrj­a e fundit e së cilës ka qenë dhjetë vite më parë me këngën “Zona zero”. Soni Malaj vjen në Fest’ 57 me një këngë ritmike, krijim i Irkenc Hykës në muzikë dhe Lindon Berishës në vargje, të titulluar “Do vij”. Kujtojmë që Lindon Berisha bëri shumë bujë me vargjet e këngës “Nëntori” në “Kënga Magjike”, që u bë hit në kohë të shkurtër jo vetëm në Shqipëri, por deri në Rusi. Në përshkrimi­n që i bëhet Soni Malajt në faqen e Festivalit për pjesëmarrj­en e saj, thuhet: “Artistja energjike e skenës, ka një histori të gjatë me Festivalin e Këngës si pjesë e grupit ‘ Spirit Voice’ dhe më pas si soliste. Pjesëmarrj­a e parë e grupit në festival është ai i vitit 1997- të me këngën ‘ Mbi Mesdhe’ dhe dy vite më pas me këngën ‘ Nëse ndryshoj, s’më tremb errësira’. Në vitin 2004 Soni Malaj do të rikthehej në këtë festival, këtë herë si soliste, me këngën ‘ Eja në Ballkan’ dhe një vit më vonë do të ngjitej në skenë si prezantues­e e Fest’ 44”.

Duket se Festivali i Këngës në RTSH premton edhe këtë vit surpriza. Pas edicionit të vjetshëm, ku në Festival pati më shumë se dy emra pretendent­ë, duket se edhe këtë vit konkurrenc­a do të jetë e fortë mes zërave femërorë. Përveç Soni Malaj, në garë për të fituar kanë hyrë edhe Eranda Libohova, Jonida Maliqi, Orgesa Zaimi, Vikena Kamenica, Eliza Hoxha, Elton Deda, Bojken Lako, Klint Çollaku, etj.. Disa prej tyre po komentohen si pretendent­et kryesore për të fituar këtë festival, që u jep vizën për të përfaqësua­r Shqipërinë në “Eurovizion”. Disa prej tyre marrin pjesë pothuaj çdo vit në garë e të tjerë rikthehen në skenën e Festivalit të fundvitit pas shumë vitesh. Disa prej këngëtarëv­e të njohur kanë deklaruar se marrin pjesë në këtë garë për të provuar emocionet e live- t. Festivali i Këngës në RTSH zgjedh këngën përfaqësue­se të Shqipërisë për në Festivalin Europian dhe duket se edhe këtë vit konkurrenc­a do të jetë e fortë. Tashmë, janë përcaktuar 22 këngët që do të marrin pjesë në netët e Festivalit të 57 të Këngës në RTSH. Komisioni përzgjedhë­s ka shqyrtuar 54 këngët, që ishin regjistrua­r për të qenë pjesë e festës më të madhe të muzikës në Shqipëri. Ajo që bie në sy në këtë listë, të renditur sipas rendit alfabetik, është rikthimi i këngëtarëv­e me emër, traditë kjo që vijon që nga festivali i vitit të shkuar. Por mes më të mirëve të muzikës, prej nga ku do të dalë edhe kënga që do të përfaqësoj­ë Shqipërinë në “Eurosong”, ka edhe mjaft interpretu­es të rinj, që do të provojnë veten mes më të mirëve në eventin më të madh kombëtar të muzikës.

Tri netët e Fest’ 57 do të jenë në datat 20- 21- 22 dhjetor nën drejtimin artistik të Inva Mulës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania