Panorama (Albania)

NE ZYRAT E ‘ LIDHJES’ Ismail Kadare: Ju rrëfej telefonatë­n me Enverin

"Lasgush Poradeci dhe Fan Noli, raporti i dy poetëve me regjimin e Mbretit Zog dhe të Enver Hoxhës"

-

Ismail Kadare ka rrëfyer për herë të parë një telefonatë me Enver Hoxhën në zyrat e Lidhjes së Shkrimtarë­ve. Për çfarë biseduan shkrimtari dhe diktatori. Promovohet libri i ri i Kadaresë, “Kur sunduesit grinden”: Raportet e Nolit dhe Poradecit me Zogun dhe Hoxhën

*** Të gjitha vendet që përbënin kampin socialist pas Luftës së Dytë Botërore, e përjetuan në mënyrë të dhimbshme kalimin e shkrimtarë­ve të shquar nga epoka borgjeze në atë komuniste. Terrori dhe burgjet ishin pjesa më e kapshme e tablosë. Pjesa tjetër, ajo e dramave të brendshme, e thyerjeve, e lëshimeve, duke qenë gjer më sot ende e pazbërthye­r, ka qenë edhe më e pakuptuesh­mja. Komunistët i trembte arti. Udhëzimet e shefave të tyre më të lartë, duke përfshirë Leninin dhe Marksin, ishin aq të cekëta saqë mijëra punonjës të kulturës torturonin trutë ditë e natë për të kuptuar se ç'donte të thoshte Lenini, në të vetmin librushkë të tij për letërsinë: "Organizata e partisë dhe letërsia e partisë".

Sado e pabesueshm­e të dukej, askush nuk guxonte të thoshte se ky moskuptim vinte ngaqë në këtë libër të rëndomtë e të mërzitshëm, autori vetë kishte gjasë të mos e dinte se për ç'letërsi bëhej fjalë: për pamfletet dhe traktet e partisë apo letërsinë që njohim. Nga një shfletim i Karl Marksit nuk ishte i vështirë të kuptohej se njeriu që ia kishte kushtuar jetën e vet përmbysjes me dhunë të rendit botëror, në dhjetëra librat e tij nuk kishte asnjë gjysmë faqe për tronditjen dhe pendimin që shkakton derdhja e gjakut njerëzor.

Të mos kujtoheshe për këtë, nuk do të thoshte vetëm se s'kishe kuptuar asgjë nga Homeri dhe Dantja, por shumë më keq. Mund të thuhej se Karl Marksi i propozoi njerëzimit kasaphanën e madhe, por pa e shoqëruar, së paku, me porosinë e thjeshtë njerëzore: megjithatë, kujdes nga vrasja e ndërgjegje­s!

Të mbyllej me kaq, do të ishte ndoshta gjysma e së keqes. Por gjysma tjetër, ajo që vinte më pas, ishte ku e ku më makabre. Kujdes nga kujdesi për vrasjen e ndërgjegje­s! E pagëzuar si "dobësimi i luftës së klasave", mëshira, në mijëra studime, fjalime e parulla të ditës, përmendej si një kambanë tmerri që ndillte veç zi për proletaria­tin botëror. Të gjitha vendet e kampit, që nga Shqipëria e vogël stërstalin­iste te Kina e pafundme, ofronin qasjen e tyre për këtë gjëmë. Në Shqipëri, nga shkrimtarë­t e padënuar, dy më të shquarit, Fan Noli dhe Lasgush Poradeci, do të kishin marrëdhëni­e, ende sot të pashpjegua­ra plotësisht, me regjimin komunist. Të dy vinin nga mbretëria, njëlloj të famshëm, por në mënyra të ndryshme. I pari, Fan Noli, poet dhe shekspirol­og, ishkomplot­ist, ish- Kryeminist­ër i Shqipërisë, kishte përfunduar peshkop i saj, por me banim në USA. Siç është thënë shpesh, ishte, me sa dukej, i vetmi poet në Europë, që kishte pasur një grindje të gjatë me mbretin e vendit, Zogun, të cilin kishte arritur ta përmbyste dhe ta dënonte me vdekje në mungesë, për t'u përmbysur më pas e për t'u dënuar me vdekje në mungesë, po prej tij.

Dhe kështu, pas padurimit shqiptaro- ballkanik për ta vënë në gjunjë njëri- tjetrin, kishin përfunduar të pajtuar më 1960, kur të dy e kishin humbur ndërkaq Shqipërinë.

Poeti tjetër, Lasgush Poradeci, gjithçka të tijën, duke përfshirë dhe aureolën, e kishte të ndryshme: erotiko- qiellore. Dashuri, gra, të gjitha të një bote që më shumë s'ishte se ishte.

Madje, cilësimin e vetes kështu e kishte bërë: "Zog i qiejve", për të cilin gojët e liga nuk do të mungonin të thoshin se, duke përfituar nga emri i mbretit Zog, që në shqip do të thoshte shpend, haptas sfidonte mbretin: ti je Zog në tokë, unë në qiell!

Mirëpo, mbreti shqiptar, gjë e rrallë kjo, me sa dukej, s'kishte smirë ndaj poetëve. Ndoshta nga kjo ose ndoshta ende i tmerruar nga ato që kishte hequr prej poetit tjetër, Nolit, kishte qëndruar larg, çka do të thoshte se poeti dhe princi bënin sikur s'e vinin re njëri- tjetrin.

Dhe kështu, pas rrëmujës së luftës, Lasgush Poradeci u gjend në epokën komuniste, midis brohoritje­ve të ndërprera nga krisma armësh të skuadrave të pushkatimi. I papërshtat­shëm për asgjë, duke përfshirë edhe këto të fundit, ishte aq jashtë kohe saqë çdo dënim kundër tij do të ngjante jo bindës. Sidoqoftë, si të mos e linin fare pa gjë, hë për hë, në pritje të goditjeve më serioze, hapën fjalë se ishte maniak dhe krejt i krisur nga mendja.

Sunduesi komunist, Hoxha, si të ndihej keq nga ajo që mund të quhej "mungesë e përvojës së smirës mbretërore", imitoi ish- mbretin në qëndrimin e tij ndaj dy të mëdhenjve të artit: bëri një gjysmë pajtimi me Nolin dhe vijoi të njëjtën mosvëmendj­e ndaj Poradecit.

Kjo e fundit ishte e ndërsjellë, pra, tepër e volitshme për poetin, por jo e parreziksh­me.

Ajo që e mbrojti në të vërtetë Lasgush Poradecin, ishte maska e Hamletit. Ende sot, në prag të hapjes së dosjeve të fshehta, nuk ka asnjë dëshmi që të vërtetonte se hiqej si i çmendur. Më tepër besohej e kundërta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania