Panorama (Albania)

Një grua mes 16 të kërkuarve të rrezikshëm në Berat

Policia e Shtetit publikon 16 emrat më të kërkuar. 12 prej tyre, me dënime të rënda për vrasje e krijim bandash të armatosura

- Rentjan Toslluku Artan Yzeiri Misir Tare Mirela Muhametlla­ri

Policia e Shtetit ka nxjerrë dje listën me 16 personat më të kërkuar në Qarkun e Beratit.

Në listën e këtyre personave, për të cilët në kuadër të sigurisë publike Policia kërkon edhe bashkëpuni­min e komuniteti­t, 12 prej tyre janë të dënuar për veprën penale të vrasjes. Gjithashtu, në listën e më të kërkuarve është edhe një grua, shtetasja Mirela Muhametlla­ri, e dënuar për drogë. "Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhj­en e tyre, të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike", thuhet në njoftimin e Policisë, teksa ka publikuar emrat me 16 të shpallurit në kërkim. Disa prej të kërkuarve ( shtatë prej tyre) i kanë kryer veprat shumë vite më parë dhe Policia nuk disponon as foto. Në sajë të listës së publikuar, shtetasit më të kërkuar në Qarkun e Beratit janë Misir Tare, nga fshati Pashalli i këtij qarku, i dënuar me burg të përjetshëm për veprën penale të vrasjes. Musa ( Jorgo) Rapi Protoduari ( Stavro) nga Ura Vajgurore, dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale "krijim bande të armatosur" dhe vrasje. Byniamin Hajro nga Berati, dënuar me 25 vite burg për vrasje. Edmirant ( D) Hoxha, lindur në Skrapar, dënuar me 25 vjet për veprën penale "vjedhje me pasojë vdekjen". Sokol Bega nga Kuçova, dënuar me 25 vite burg për veprën penale të vrasjes. Besnik Çoadari, nga Skrapari ( vendbanimi Tiranë), i dënuar me 25 vite për vrasje. Orion Qirko, lindur në Kuçovë dhe banues në Fier, dënuar me 22 vite burg për veprën penale "Vrasje". Bledar Bega, nga Kuçova, dënuar 20 vite për vrasje. Albert Shimi, lindur në Skrapar dhe banues në Berat, dënuar me 18 vite burg për vrasje. Artan Yzeiri, lindur në Rërës Kumarak, Berat, dënuar 17 vite për vrasje. Rentjan Toslluku nga Berati, dënuar me 16 vite burg për vrasje. Pëllumb Joca, nga Berati ( vendbanimi Tiranë), dënuar me 15 vjet burg për vrasje. Gjithashtu, në listën e shumë të kërkuarve është Ilir Sinani nga Berati, dënuar me 15 vite burg për veprën penale "vjedhje me armë". Mirela Muhametlla­ri nga Berati, dënuar me 10 vite burg për veprën penale "Trafikim lëndësh narkotike". Vasil Bajraktari nga Berati, dënuar me 7 vite burg për veprën penale "Shfrytëzim prostituci­oni në rrethana rënduese". Haki Mehmeti nga Elbasani, dënuar 6 vjet e 9 muaj për "Prodhim dhe shitje narkotikës­h". Lista e Policisë së Shtetit vjen pas publikimit të personave më të rrezikshëm dhe të shpallur në kërkim në Qarkun e Vlorës, Fierit dhe Gjirokastr­ës.

Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhj­en e tyre, të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike", thuhet në njoftimin e Policisë, teksa ka publikuar 16 emrat e të shpallurve në kërkim

 ??  ??
 ??  ?? Edmirant Hoxha
Edmirant Hoxha
 ??  ?? Byniamin Hajro
Byniamin Hajro
 ??  ?? Vasil Bajraktari
Vasil Bajraktari
 ??  ?? Haki Mehmeti
Haki Mehmeti
 ??  ?? Musa Rapi
Musa Rapi
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania