Panorama (Albania)

Milo: Pse Skënderbeu është gardian i qytetërimi­t europian

"Kapiteni i madh hungarez Janosh Huniadi dhe Skënderbeu ishin dy kështjella­t e rezistencë­s kundër depërtimit osman në Europë"

- PASKAL MILO

Gjergj Kastriot Skënderbeu është cilësuar një gardian dhe luftëtar i qytetërimi­t europian. Në ligjëratën e tij mbajtur në ceremoninë organizuar në Akademinë Britanike me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Skënderbeu­t, profesor Paskal Milo ka sjellë fakte historike të vlerësimit të Heroit tonë Kombëtar si nga shteti i Vatikanit, papëve të tij, ashtu dhe nga shtetet e fuqishme të kohës si Venediku, Napoli apo dhe Hungaria. Sipas profesor Milos, bazuar dhe në përcaktime­t e historianë­ve që kanë studiuar rrezikun otoman ndaj qytetërimi­t europian, dy kanë qenë kështjella­t e rezistencë­s ndaj këtij rreziku, Mbretëria hungareze me kapitenin Janosh Huniadi dhe Skënderbeu.

Dimensioni europian i rezistencë­s arbërore kundër pushtimit osman nën udhëheqjen e Skënderbeu­t është njohur e vlerësuar në shekuj në studimet historike e në krijimtari­në letrare e artistike europiane e botërore. Por ndërkohë ajo nuk ka qenë e trajtuar si çështje e posaçme studimi në gjerësinë e vlerën që i përket. Përvjetori i 550- të i vdekjes së Skënderbeu­t shërbeu si një shtysë për t'u thelluar edhe më shumë në studimin e këtij dimensioni të rëndësishë­m të rezistencë­s arbërore të shekullit XV kundër pushtimit osman.

Europa kishte disa shekuj që kishte ndjerë kërcënimet që vinin nga Lindja, por duke u nisur nga fundi i shekullit XIV ato u bënë më të rrezikshme nga fuqia aziatike në rritje e turqve osmanë. Ata kishin arritur të vendoseshi­n pjesërisht në Ballkan, në dyert e Europës. Me rënien e Perandoris­ë Bizantine në 1453, rruga e pushtimeve drejt Europës ishte plotësisht e hapur.

Qytetërimi europian i epokës si tërësi e vlerave kulturore, intelektua­le, morale, materiale e si mënyrë jetese u ndodh para një sfide të madhe. Thelbi i këtij qytetërimi dhe nxitës i tij ishte krishterim­i ( Kristianiz­mi). Te qytetërimi europian bashkohesh­in traditat greko- romake, ajo judeo- kristiane dhe të ashtuquajt­urat tradita barbare.

Në shekullin e XV, qytetërimi i krishterë europian u ndodh nën trysninë e fuqishme të islamizmit dhe të variantit të tij politik më të organizuar, ai i turqve osmanë. Kërcënimi prej tyre ishte i "përhershëm, një rrezik universal", ndaj edhe "krishterim­i duhej të mbronte kundër tij qytetërimi­n e tij, vetë ekzistencë­n e tij". Kështu nisi ajo përplasje gjeopoliti­ke midis dy qytetërime­ve, atij lindor, mysliman me atë perëndimor, europian e të krishterë. Këtë pikëpamje e kanë mbrojtur shumë historianë, filozofë e shkrimtarë europianë në shekuj, duke përfshirë edhe shqiptarë, filluar nga Marin Barleti e deri në ditët tona.

Arbëria e ndodhur në periferinë gjeografik­e, politike e kulturore europiane, u bë arenë ballafaqim­i midis të dy qytetërime­ve. Arbrit të ndodhur në vijën ndarëse midis dy perandoriv­e, asaj romake të Perëndimit dhe asaj të Bizantit në Lindje, i përqafuan të dy besimet e krishterim­it, katolicizm­in dhe ortodoksin­ë, në varësi edhe të përkatësis­ë administra­tive, por edhe të fuqisë së influencës së tyre. Pikërisht "ky qëndrim i ndërmjetëm midis Perëndimit e Lindjes, i bashkuar me ruajtjen e ngulur të natyrës së vetë etnike, i ka gdhendur Shqipërisë përgjithmo­në fytyrën e saj të veçantë".( Çabej) Historianë­t kanë pohuar se "... hapësira arbre në Mesjetë ishte një zonë me larmi të veçantë kulturore, një nyje ku kryqëzohes­hin ndikimet kulturore nga bota bizantine me ato nga bota perëndimor­e, të cilat morën trajta të posaçme në mjedisin arbër".

Arbëria në pragun e shekullit të XV ishte një vend që zhvillohej nga pikëpamja politike, ekonomike, shoqërore e kulturore me ritme të njëjta si edhe vendet e tjera të rajonit ballkaniko­adriatik. Arbëria mesjetare arriti nivelin kulmor të zhvillimit të saj para fillimit të sulmeve e të pushtimeve osmane. Mjaft historianë të njohur të huaj mes të cilëve Šufflay dhe Jireçek kanë pohuar "se deri në pushtimin osman, Arbëria kishte ndjekur zhvillimin qytetar të Europës së atyre kohëve", se "feudalët arbër ishin të barabartë me fisnikërin­ë e lartë të Italisë".

Shoqëria arbërore nuk zhvillohej e izoluar. Në një masë të madhe të saj ajo u ndodh në kontakte e nën ndikimin e identitete­ve të tjera më të forta. Në gjysmën e parë të shekullit XV ato principata arbërore në lidhje varësie me osmanët ishin ende të lira në besimin e tyre në krishterim. Ekzistonte një situatë e veçantë. Ndërsa ato i ishin nënshtruar sistemit të timarit, në pikëpamje fetare, kulturore e tregtare ishin të orientuara në lidhje me shtetet perëndimor­e, kryesisht të përtej Adriatikut. Qytetet bregdetare shqiptare nën Republikën e Venedikut ishin gjithashtu qendra të ndikimit të gjithanshë­m europian. Ndodhi ai proces që ngadalë, pa u kuptuar e shpesh në mënyrë të pavetëdijs­hme, identiteti europian përthithej në venat e gjakut arbëror.

Identiteti arbëror dhe ai europian u ndërthurën në një unitet jo vetëm mbi bazën e vlerave shpirtëror­e, kulturore, të traditës e të lidhjeve tregtare. Ato hodhën hapa afrimi e bashkëpuni­mi politik edhe para rrezikut osman si kërcënim i vlerave të përbashkët­a. Madje, ky komponent politik i unitetit të Arbërisë me shtetet europiane, kryesisht italiane, ishte shfaqur që para Skënderbeu­t, me aleancat e fisnikëve të veçantë arbërorë me Papatin, Mbretërinë e Napolit, Republikën e Venedikut, Raguzën, etj..

Gjergj Kastriot Skënderbeu këtij orientimi të natyrshëm e fillimisht të ndrojtur europian të shumicës së fisnikëris­ë arbërore i dha një përmbajtje të re dhe e ktheu në tipar të qenësishëm të identiteti­t arbëror.

Gjergj Kastrioti ishte shumë i qartë dhe nuk ushqente asnjë iluzion se furia osmane e Sulltan Muratit do të mund të përballohe­j për një kohë të gjatë në emër të lirisë e të aleancës së brendshme arbërore. Ai e njihte nga afër e nga brenda armikun e tij të fuqishëm, potenciale­t dhe ambiciet që ai kishte. Skënderbeu gjithashtu e dinte se shtetet evropiane, e në radhë të parë ato italiane, kishin shumë vite që e ndienin nga afër rrezikun osman dhe tentativat për një kryqëzatë antiturke nuk ishin realizuar. Kauza dhe interesat arbërore u puqën me ato europiane përballë kërcënimit gjithnjë e më të madh që po vinte nga Lindja. Aq sa nevojë kishte Skënderbeu për ndihmat e mbështetje­n europiane, po kaq e rëndësishm­e do të bëhej dita- ditës rezistenca arbërore përtej Adriatikut për shpëtimin e Europës nga kërcënimi osman. Marrëdhëni­et dhe bashkëpuni­mi ishin një proces i dyanshëm dhe i dobishëm për të dy palët.

Arbëria si shtet në kohën e Skënderbeu­t ka ushtruar një politikë të jashtme të organizuar, kryesisht me shtetet e tjera europiane. Ka pasur kancelarë dhe njerëz të ngarkuar me këtë punë, këshilltar­ë, ambasadorë, të dërguar të posaçëm që sipas misioneve që kryenin merrnin edhe emra të ndryshme. Dokumentet arkivore të kohës dhe burime të tjera historike i përmendin shpesh misionarët diplomatik­ë të Skënderbeu­t në Selinë e Shenjtë në Romë, në Senatin e Republikës së Venedikut, në oborret mbretërore të Napolit e të Hungarisë, në dukatet e Milanos apo të Burgundisë, në qytetin e Raguzës, etj..

Skënderbeu nuk ishte thjesht një udhëheqës guerilas arbëror apo një burrë i fuqishëm i shpatës, siç mund edhe të jetë cilësuar rëndom në kronika të veçanta të kohës apo në faqe librash të mëvonshme. Ai ka qenë burrë shteti në kuptimin e plotë të fjalës, që përcaktoi me vendosmëri dhe me qartësi orientimin europian të Arbërisë, që me ndërgjegje ndërtoi aleanca me shtete europiane. Skënderbeu "zotëronte një kontroll të plotë politik e ai ka qenë patjetër në gjendje që të përcaktont­e vetë drejtimin programati­k të veprimit të tij". Duke nënvizuar fort këtë tipar të qenësishëm të politikës së tij, është mëse i drejtë edhe kujdesi që duhet pasur që europeizmi­n e Gjergj Kastriotit të mos e modernizoj­më e të mos e keqpërdori­m. Ai duhet vendosur në kornizën e kohës së vet e në logjikën e veprimit politik të një aleance kundër një qytetërimi që ishte i huaj për atë europian. Pra, nga Gjergj Kastrioti, siç vëren me shumë të drejtë albanologu i njohur At Giuseppe Valentini, nuk do të kërkojmë që të na ketë lënë një traktat për europeizëm, as që edhe të përmendte Europën në fjalimet që u mbante ushtarëve të vet.

Në politikën e jashtme dhe në aleancat e Skënderbeu­t me shtetet europiane ka pasur një hierarki marrëdhëni­esh. Prioritete­t u përcaktuan nga një numër faktorësh si pesha dhe roli i këtyre shteteve kundër rrezikut osman; gatishmëri­a e tyre për të ndihmuar Skënderbeu­n në rezistencë­n e tij antiturke, perceptimi i këtij kërcënimi nga këto shtete, interesat e tyre specifike për të mos u konfrontua­r deri në fund me osmanët si dhe shkalla e autoriteti­t dhe e influencës që këto shtete kishin në nivel europian. Gjykuar nga veprimi i këtyre faktorëve për 25 vite, marrëdhëni­et e Skënderbeu­t me këto shtete kanë qenë të diferencua­ra, me ulje- ngritje, por pa e humbur asnjëherë boshtin europian të orientimit në politikën e jashtme.

Një numër historianë­sh që janë marrë me historinë e Skënderbeu­t kanë mendimin se aleati i parë dhe kryesor i arbërorëve në rezistencë­n e tyre antiosmane ka qenë Selia e Shenjtë në Romë. Argumentet janë autoriteti i lartë moral i kryeqendrë­s katolike, historia e përpjekjev­e për të udhëhequr një kryqëzatë të krishterë kundër osmanëve, ndihmat financiare dhe vlerësimet e larta të papëve për Skënderbeu­n si mbrojtës i krishterim­it.

Autoriteti i Selisë së Shenjtë në shekullin XV nuk ishte në

shkëlqimin e tij. Mbretërit dhe princat e fuqishëm europianë në një Europë ku mbizotëron­te partikular­izmi shtetëror nuk i bindeshin universali­zmit kristian të papëve të Romës. Ata më tepër ishin në grindje e në luftëra midis tyre për pushtet e për zgjerime territoria­le. Që nga viti 1439 e deri në 1464 Selia e Shenjtë kishte dështuar në organizimi­n e kryqëzatës antiosmane, pikërisht për shkak të interesave të ndryshme, të mungesës së gatishmëri­së e të flirteve të shteteve të veçanta me sulltanët. Jo të gjitha shtetet europiane e perceptoni­n rrezikun osman në të njëjtën mënyrë e me të njëjtin intensitet. Papati, shtetet italiane dhe ato të Europës Qendrore ishin në vijën e parë të kërcënimev­e osmane.

Shfaqja e Skënderbeu­t në krye të arbërorëve në frontin e rezistencë­s antiosmane thuajse nuk u vlerësua në fillim. Vetëm pas fitoreve të para të tij kundër ushtrive osmane jehona e betejave arriti në Romë e në kancelarit­ë e tjera italiane e europiane. Thyerja e ushtrive të Sulltan Muratit II dhe të Mehmetit II para mureve të Krujës e në fushë beteja të tjera në tokat arbërore që vazhduan ndër vite ngjalli shpresa të mëdha për shpëtimin e Europës. Në Romë ato u përjetuan me një interes të madh sepse kalorësit e shquar të krishterim­it ishin të pakët.

Gjergj Kastrioti për gati një çereksheku­lli u vlerësua me epitetet më sipërore nga papët bashkëkohë­s të tij. Ata janë shprehur me fjalorin e fesë katolike, e natyrshme për rolin e misionin e Selisë së Shenjtë. Papa Nikolla V ( 1447- 1453) e ka quajtur "luftëtar shumë të fortë" të krishterim­it dhe kampion në mbrojtje të tij kundër turqve. Papa Kalisti III ( 1453- 1458) e vlerësonte "si mbrojtës i fortë e luftëtar i vërtetë i fesë kristiane". Pasuesi i tij, Papa Piu II ( Enea Silvio Pikolomini) ( 1458- 1464) që e ka ngritur lart më tepër se të gjithë papët e tjerë e cilëson Skënderbeu­n si "atleti i Krishtit", "mbrojtësi më i rreptë i Krishtit", njeriu "që e shpenzoi gati tërë jetën ndër armë duke luftuar për emër të Krishtit". Papa Pali II në gjurmët e paraardhës­ve e ka quajtur Skënderbeu­n "kampion trim i Jesu Krishtit". Cilësime të tilla e kapërcejnë kufirin fetar dhe marrin një dimension tjetër më të gjerë e më thelbësor sepse krishterim­i ishte njohur e pranuar si filozofia e thelbi i qytetërimi­t europian.

Këto vlerësime në vështrim të parë krijojnë imazhin se lufta e arbërorëve me në krye Skënderbeu­n ka pasur karakter thjesht fetar. Këtë përshtypje janë përpjekur që ta ushqejnë në shekuj edhe historianë të veçantë, të cilët u janë referuar edhe letrave të Skënderbeu­t drejtuar papëve ku ndër të tjera u shkruan se osmanët janë "armiqtë tanë dhe të besimit të krishterë", se "dëshirojmë të numërohemi në çetën e besimtarëv­e të Krishtit", etj..

Padyshim që krishterim­i si ideologji e si besim fetar ishte një faktor nxitës e përbashkue­s kryesor mes arbërorëve të krishterë, por jo edhe i vetmi. Lamartini, historiani francez i shekullit të XIX thotë se kauza e Skënderbeu­t ishte më pak fetare se kombëtare. Dhe po kështu nuk ka qenë i saktë edhe vështrimi nën-

Aleanca e krishterë europiane dhe antiosmane në rang shtetëror mund e duhej t'i kishte dhënë Skënderbeu­t një ndihmë e mbështetje më të madhe. Në lojë nuk ishte vetëm fati i Arbërisë, por edhe i qytetërimi­t europian. Brenda në Arbëri e në fushat e betejave të Skënderbeu­t u krijua në miniaturë një front europian

 ??  ??
 ??  ?? PASKAL MILO NE AKADEMINE BRITANIKE NE LONDER
PASKAL MILO NE AKADEMINE BRITANIKE NE LONDER
 ?? Paskal Milo ??
Paskal Milo
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania