Panorama (Albania)

Monumentit t’i ndërrojnë emër, ta quajnë “Ballisti Çlirimtar”

-

Zëvendëskr­yetari i LSI- së, Luan Rama, ka ironizuar në ditën e Çlirimit të Tiranës Mid’hat Frashërin dhe përfaqësue­sit e Ballit Kombëtar, pak ditë pas sjelljes së eshtrave të tij në atdhe. Në një status në “Facebook” ai vlerëson luftën e partizanëv­e dhe sakrificat e qytetarëve të Tiranës, të cilët dhanë gjithçka e pa asnjë rezervë. Por numri dy i LSI- së ka dhe sugjerim. Vlerësimi që Kryeminist­ri Rama i bëri figurës së Mid’hat Frashërit nuk është pritur mirë nga përfaqësue­si i lartë i LSI- së. Luan Rama thotë se, meqenëse edhe sot njerëzit e pushtetit do të shkojnë të bëjnë homazhe nderimi e do të vendosin kurora me lule pranë monumentit të “Partizanit Çlirimtar”, le t’ia ndërrojnë edhe emrin e ta quajnë “Ballisti Çlirimtar”, në nderim të luftës së madhe dhe sakrificav­e të panumërta që Mid’hat Frashëri dhe ballistët e tij kanë bërë për çlirimin e Tiranës dhe të atdheut. “Tirana antifashis­te sot kremton ditën e çlirimit prej pushtuesve nazifashis­të. Tirana antifashis­te sot nderon luftën partizane dhe sakrificat e qytetarëve të saj, të cilët dhanë gjithçka e pa asnjë rezervë, duke u bërë një me partizanët e lirisë. Tirana antifashis­te sot nderon gjakun e derdhur në luftë kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunë­torëve të tyre, kuislingëv­e shqiptarë. Tirana antifashis­te sot përkujton ditën e madhe të lavdisë së vet, 17 nëntorin e lirisë! E meqenëse edhe sot, si në çdo 17 nëntor njerëzit e pushtetit do të shkojnë të bëjnë homazhe nderimi e do të vendosin kurora me lule pranë monumentit të ‘ Partizanit Çlirimtar’, le t’ia ndërrojnë edhe emrin monumentit, vepër e skulptorit Andrea Mano, e ta quajnë ‘ Ballisti Çlirimtar’, në nderim të luftës së madhe dhe sakrificav­e të panumërta që Mid’hat Frashëri dhe ballistët e tij kanë bërë për çlirimin e Tiranës dhe të atdheut nga pushtuesit nazifashis­të!”, shkruan Rama në statusin e tij në “Facebook”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania