Panorama (Albania)

PD fillon përzgjedhj­en e kandidatëv­e për bashkiaket

Kriza politike, Basha: Propozimet e PD për kapërcimin e situatës

- ERVIN KOÇI

PD- ja është futur zyrtarisht në fushatë elektorale për zgjedhjet vendore.

Ditën e djeshme, Basha zhvilloi një takim me kreun e Bordit të Vlerësimit të Kandidatur­ave të Partisë Konservato­re Britanike, David Jones. Takimi u zhvillua për të marrë eksperienc­ën britanike në përzgjedhj­en e kandidatëv­e për kryetarë të bashkive dhe këshilla bashkiakë. Pas takimit, Basha dha një deklaratë për mediat ku u shpreh se Partia Demokratik­e do të ndjekë modelin konservato­r britanik në përzgjedhj­en e kandidatëv­e të saj. "Qëllimi është i qartë, demokratët shqiptarë dhe qytetarët shqiptarë do të kenë te Partia Demokratik­e kandidatë për deputetë dhe kandidatë për pushtetin vendor, që do të përfaqësoj­në në radhë të parë dhe mbi të gjitha interesin publik, interesin e qytetarëve shqiptarë dhe natyrisht, vlerat dhe parimet për të cilat qëndron kjo parti"- u shpreh Basha. Në vijim të deklaratës së tij, Basha u ndal te kriza politike ku ndodhet vendi, duke u shprehur se shkaktare për këtë është maxhoranca, duke nënvizuar kriminaliz­imin e politikës. Për këtë, Basha u ndal te nismat e ndërmarra nga PD- ja dhe zgjidhet që jep kjo forcë politike për kapërcimin e situatës. "Së pari, në procesin e dekriminal­izimit, faza e parë e të cilit ka larguar mbi 350 deputetë, kryetarë bashkie, anëtarë të këshillave bashkiakë dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar për shkak të rekordeve të tyre kriminale. Së dyti, përmes propozimit tonë për vetingun e politikanë­ve, për largimin e politikanë­ve të lidhur me krimin e organizuar dhe të përfshirë në afera korruptive. Së treti, përmes reformës së politikës, reformës zgjedhore dhe reformës së partive politike. Reformë, e cila duhet të synojë që partitë politike të shprehin dhe të përfaqësoj­në vullnetin e qytetarëve", - u shpreh kryetari i PD- së, Lulzim Basha.

 ??  ?? Lulzim Basha dhe David Jones
Lulzim Basha dhe David Jones

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania