Panorama (Albania)

Dita XIV e protestës, Veliaj: Jo shpronësim për loto e vila

"Të djegin zjarre sa të duan, lekë veç për banesat me hipotekë"

- BESARTA BASHA

Bashkia e Tiranës është e vendosur të mos çojë asnjë lekë taksash për shpronësim­in e banesave të palegalizu­ara, që pritet të prishen tek "Astiri" për t'i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Duke diskutuar me banorët e Vaqarrit buxhetin për vitin e ardhshëm, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, deklaroi se nuk ka ndërmend të shpronësoj­ë banesa me disa kate apo biznese, që me ndërtime të paligjshme kanë përfituar për 28 vite. "E kuptoj kur nga nevoja njeriu ndërton shtëpi për të jetuar, por 8 kate nuk është nevojtar. Pse duhet t'ia marrë qeveria, bashkia lekët modeste të taksave dikujt në Vaqarr dhe në vend që të bëjmë shkollën apo rrugën këtu, t'i japim lekë dikujt që thotë ' jam denbabaden' në një shtëpi me 8 kate, të cilat as i ka mbaruar?! Lekët do t'ua japim për shtëpitë e legalizuar­a. Kush nuk ka asnjë letër, do t'i japim 3 vite qira falas. Të ndezin zjarr e goma sa të duan, por fatin e familjeve dhe fëmijëve të këtij qyteti e kemi vetë në dorë". Kryebashki­aku këmbëngul se protestues­it që kanë zaptuar rrugët prej dy javësh po përdoren nga Partia Demokratik­e, teksa iu bën me dije këtyre të fundit se kauza për bllokimin e investimev­e është e dështuar. "Shoh protestën për Unazën, s'kishte asnjë banor atje. Ishte gjithë FRPD- ja dhe kryetari i PD- së së Burrelit, nga ata që ishin te Garda më 21 janar, që vranë njerëzit me plumba në mish. Fakti që qytetet, të cilat PD- ja i ka falimentua­r dhe i përdor vetëm për militantë për të bllokuar punët në Tiranë, tregon se ata janë në këtë ditë të zezë dhe ne jemi në drejtimin e duhur", deklaroi numri 1 i bashkisë së kryeqyteti­t.

REVOLTA Reagimi i kryebashki­akut Erion Veliaj ka irrituar edhe më shumë banorët, që do të mbeten pa pronë për shkak të zgjerimit të Unazës së Madhe. Pas protestës së paradites, ku akuzuan qeverinë për ndërprerje­n e energjisë elektrike në shenjë hakmarrjej­e për rezistencë­n e tyre, banorët kanë ridalë sërish në mbrëmje në një marshim përgjatë gjithë segmentit rrugor nga Pallati me Shigjeta drejt ish- sheshit "Shqiponja". Synimi ishin fadromat që po kryenin punimet për të prerë pemët e pakta në dy anët e rrugës dhe që në pak ditë pritet të mësyjnë drejt banesave e bizneseve të tyre. Banorët i qëndrojnë men- dimit se janë të gatshëm të vdesin aty dhe pronat nuk i lëshojnë. "E gjithë Shqipëria është e palegalizu­ar, çfarë do ndodhë nëse Erionit do t'i teket të zgjerojë rrugët e Tiranës, do të shembë të gjithë shtëpitë?! Do t'i mbrojmë pronat me gjak", thonë banorët duke kërkuar mbështetje­n e Presidenti­t të Republikës si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sakaq, të vetmit mbështetës që prej ditës së parë vijojnë të jenë deputetë të opozitës, të cilët mbërrijnë në vendprotes­të vetëm pak minuta pas nisjes së saj. PROTESTË PA AFAT Sot është dita e fundit e afatit që Autoriteti Rrugor u ka lënë banorëve për të brak- tisur shtëpitë, ndërsa këta të fundit jo vetëm që nuk kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë, por kanë lajmëruar protestë, e cila nis në orën 11: 00 dhe do të vijojë pa afat. "Inati" i tyre do të zbrazet drejt objekteve që do të kryejnë prishjen, për të cilat banorët thonë se s'do të mbajnë përgjegjës­i. Për Unazën e Madhe parashikoh­et të prishen 317 objekte, 163 prej të cilave janë në proces legalizimi dhe do të skualifiko­hen nga procesi, ndërsa 123 janë me vërtetime pronësie. Ndërkaq, të majtë e të djathtë bashkohen në një mendim kur thonë se projekti i Unazës së Madhe është një nga investimet më madhore për qytetin.

 ??  ?? Nga protesta e mbrëmshme
Nga protesta e mbrëmshme
 ??  ?? Veliaj, dje gjatë dëgjesës në Njësinë Vaqarr
Veliaj, dje gjatë dëgjesës në Njësinë Vaqarr

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania