Panorama (Albania)

Ahmetaj: Nuk ndryshojnë kasat fiskale për biznesin

Opozita: Vendimi i qeverisë është korruptiv, të anulohet

-

Opozita akuzoi dje qeverinë se ka nxjerrë një vendim, i cili parashikon ndryshimin e kasave fiskale të biznesit. Deputeti i Partisë Demokratik­e, Endri Hasa, në një deklaratë për mediat u shpreh se ky vendim do t'i kushtojë çdo biznesi nga 600 deri në 1000 euro. "Çdo biznes duhet të bëhet gati për të nxjerrë nga xhepat nga 600- 1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve. Kjo do të thotë se 15 milionë eurot e tenderit korruptiv me kompaninë e paracaktua­r kroate, janë vetëm maja e ajsbergut, sepse fatura për bizneset llogaritet të kushtojë nga 80- 100 milionë euro. Projekti korruptiv për monitorimi­n biznesit nuk duhet të zbatohet! Ky projekt cenon konkurrenc­ën e lirë, mbyll vendet e punës dhe çon drejt falimentim­it mijëra biznese", u shpreh Hasa. Pas deklaratës së opozitës reagoi ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili deklaroi se nuk ka asnjë vendim qeverie për ndryshimin e kasave fiskale. Kreu i Financave shpjegoi se projekti synon forcimin e monitorimi­t të sistemeve fiskale te shitja me pakicë e hidrokarbu­reve. "Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 31.10.2018 nuk ka të bëjë aspak me kasat fiskale të bizneseve, por lidhet vetëm me sistemet fiskale për kontrollin e sasive në shoqëritë e hidrokarbu­reve dhe të shitjes së tyre me pakicë. Së pari, ka një ndryshim thelbësor mes ' sistemeve fiskale' dhe ' kasave fiskale' dhe së dyti, efekti i kësaj VKM- je shtrihet vetëm mbi rreth 3 mijë sisteme fiskale të lidhura me sektorin hidrokarbu­r dhe aspak mbi rreth 145 mijë kasa apo pajisje fiskale që përdoren nga bizneset e tjera në Republikën e Shqipërisë. Vetëm ' eksperti X' i PD- së nuk e lexon dot atë që është e shkruar e zeza mbi të bardhë, ose për meritën e tij, nuk arrin ta kuptojë. Ky standard i ri që aplikohet për shoqëritë e hidrokarbu­reve është një hap më tej për forcimin e kontrollit dhe të monitorimi­t të këtij sektori të rëndësishë­m, duke mbyllur hapësirat potenciale për evazion", sqaroi ministri i Financave.

 ??  ?? Nëndrejtor­i i Përgjithsh­ëm i Tatimeve, Xhavit Çurri
Nëndrejtor­i i Përgjithsh­ëm i Tatimeve, Xhavit Çurri
 ??  ?? Ministri Arben Ahmetaj
Ministri Arben Ahmetaj
 ??  ?? Deputeti i PD, Endri Hasa
Deputeti i PD, Endri Hasa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania