Panorama (Albania)

Kontraband­a çon në pranga 9 vetë, pesë janë doganierë

Kamioni me 2100 goma të përdorura kaloi nëpërmjet Doganës në Qafë Thanë

- POGRADEC/ DHORJELA ÇULE

Kontraband­ë gomash të përdorura, përfundojn­ë në pranga doganierët. Një kontroll policor i një kamioni teksa shkarkonte mallin në një magazinë, ka hedhur dritë mbi një mekanizëm trafikimi gomash të përdorura, pjesë e të cilit ishin edhe punonjësit e pikës doganore të Qafë- Thanës.

Pesë punonjës të kësaj pike doganore dhe 4 të tjerë, pjesë e këtij trafiku të mallrave kontraband­ë, kanë përfunduar në prangat e Policisë. Rasti është zbuluar në fshatin Sovjan, teksa një kamion po shkarkonte goma të përdorura në një pikë magazinimi. Aksioni është realizuar pas disa muaj hetimesh, ku SHÇBA dhe Policia e Korçës kishin sinjalizim­e për veprimtari­në e paligjshme, ndërsa kanë ndërhyrë në momentin e flagrancës duke dokumentua­r rastin. Sipas njoftimit të dhënë, trafiku kryhej përmes pikës kufitare të Qafë- Thanës, ndërsa Policia ka sekuestrua­r 2100 goma të përdoruara. Zbulimi i mekanizmit të kontraband­ës ka bërë që të arrestohen Stefan Hila me detyrë përgjegjës turni, Anesti Tushinka me detyrë doganier parkingu, Ilir Spahiu me detyrë doganier në Doganën e QafëThanës, Lefter Duraj me detyrë përgjegjës turni i grupit të antikontra­bandës dhe Mikel Goxharaj me detyrë inspektor i grupit të antikontra­bandës ( të dy pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Doganave). Përveç punonjësve të Doganës, Policia ka arrestuar edhe Kelti Ristanin me detyrë agjent doganor i një kompanie me seli në Degën Doganore Qafë- Thanë, i cili dyshohet se ka falsifikua­r dokumentac­ionin shoqërues doganor të kamionit. Gjithashtu janë arrestuar edhe Edmond Kodra poseduesi i gomave, Stojmir Treneski shoferi i kamionit, si edhe Petraq Dimko poseduesi i ambientit ku magazinohe­j malli kontraband­ë.

Policia zyrtarisht bëri me dije se “Arrestimi i 9 personave u krye, pasi në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë bërë të mundur futjen kontraband­ë të një kamioni me rreth 2100 goma të përdoruara, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar QafëThanë, të ngarkuara në mjetin tip kamion me drejtues shtetasin Stojmir Treneski, i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor PogradecMa­liq, pranë fshatit Sovjan, teksa po tentonte të shkarkonte mallin e kontraband­uar në magazinën e Petraq Dimkos”. Mësohet se Policia po vijon hetimet për të parë nëse ka pasur edhe kalime të tjera të paligjshme mallrash, ndërsa për 5 punonjësit e Doganës rëndon akuza e “shpërdorim­it të detyrës”.

Aksioni është realizuar pas disa muaj hetimesh, ku SHÇBA dhe Policia e Korçës kishin sinjalizim­e për veprimtari­në e paligjshme, ndërsa kanë ndërhyrë në momentin e flagrancës duke dokumentua­r rastin

 ??  ?? Kamioni me goma i bllokuar nga Policia
Kamioni me goma i bllokuar nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania