Panorama (Albania)

Shisnin drogë “çokollatë” në Tiranë, arrestohen 5 persona

Malli do të tregtohej në zonat e lokaleve të kryeqyteti­t

- VLORE

Nga hetimet e kryera, shtetasit Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi dyshohej se, pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transporto­nin atë me ndihmën e një automjeti tip "Kamionçinë" drejt Tiranës, sipas Policisë

Policia e Vlorës, së bashku me strukturat e Policisë së Shtetit kanë finalizuar ditën e djeshme një operacion antidroge, duke goditur një grup prej pesë personash që merreshin me shitjen dhe blerjen e narkotikëv­e.

Gjithashtu, Policia sekuestroi edhe një sasi prej 50 kilogramës­h lëndësh narkotike e përpunuar, e quajtur ndryshe drogë "çokollatë". Agjentët e Policisë së Shtetit ishin vënë në ndjekje të personave të dyshuar që në qytetin e Vlorës, aty ku ishte mbledhur droga e kultivuar dhe më pas ishte përpunuar në formën e çokollatës. Agjentët kishin marrë informacio­n në rrugë të ndryshme se ngarkesa në fjalë do të transporto­hej në Tiranë, ku do të blihej nga disa persona të tjerë. Këta të fundit, do ta tregtonin drogën në zonat e lokaleve në kryeqytet për konsum të brendshëm. Sipas një njoftimi të Policisë, në pranga kanë rënë tre vlonjatë dhe dy tiranas që prisnin drogën. Më konkretish­t, të arrestuari­t janë: Sokol Bushi, 23 vjeç, Arben Metaj, 47 vjeç dhe Martin Bushi nga Vlora. Ndërsa dy pritësit janë Edi Tafa 22 vjeç dhe Renaldo Gecaj 42 vjeç banues në Tiranë.

"Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le të Departamen­tit të Policisë Kriminale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë me anë të metodave speciale të hetimit kanë finalizuar operacioni­n policor antidrogë, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë 5 persona", shkruan një njoftim i Policisë.

Operacioni policor anti- drogë, fillimisht, ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e, ku nga hetimet e kryera, shtetasit Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transporto­nin atë me ndihmën e një automjeti tip "Ka- mionçinë" drejt Tiranës, sipas Policisë. "Falë punës së mirëorgani­zuar, ka filluar ndjekja nga ana e Seksionit të Hetimit të Narkotikëv­e në bashkëpuni­m të ngushtë me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike. Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transporto­nin lëndën narkotike dhe në momentin kur shtetasit Renaldo Gecaj dhe Edi Tafa, në Tiranë do blinin lëndën narkotike, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast të shitblerje­s së lëndëve narkotike", shkruan më tej në njoftim Policia.

 ??  ?? Policia gjatë arrestimit të autorëve
Policia gjatë arrestimit të autorëve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania