Panorama (Albania)

“Forca e ligjit”, arrestohet 57- vjeçari i fisit Çapja

Pranga edhe mikut të tij, i gjetën armë e minë me telekomand­ë

-

“Forca e ligjit” çon në pranga dy persona në Elbasan, njëri prej të cilëve anëtar i fisit Çapja.

Operacioni blic, në krye të të cilit qëndronte vetë kreu i Policisë Altin Qato, në bashkëpuni­m me FNSH- në e ardhur nga Tirana u shtri në disa zona të qytetit, por ka qenë i përqendrua­r më së shumti në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku njihet edhe si lagjja e familjes Çapja. Sipas të dhënave, në kuadër të këtij operacioni u arrestua 57vjeçari Enver Çapja, ( djali i xhaxhait të Sokol Çapjas, i vrarë në vitin 2005) si dhe fqinji i tij, shtetasi Naim Gjarri. Operacioni ka nisur në mesditë dhe ka përfunduar rreth mbrëmjes, ku gjatë kontrollev­e i gjetën armë, municione luftarake, një minë me telekomand­ë si dhe mijëra euro.

Sipas Policisë, ky aksion kishte si qëllim rritjen e sigurisë publike, parandalim­in e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjetev­e që përdorin personat me precedentë kriminalë. Ky operacion u dislokua në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku në ambientet e një bar- kafeje në pronësi te shtetasit Enver Çapja, janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 22 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm; një palë targa automjeti gjermane, një sasi prej 2,110 eurosh dhe 372 mijë lekë. Gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, shtetasi Naim Gjarri, fqinj dhe mik i Enver Çapjas, është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë; një armë zjarri e tipit “pistoletë” e markës TT, me krehër të vendosur në të me 7 fishekë, 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62 mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot. Gjithashtu u gjetën një krehër pistolete si ato të pistoletav­e CLOCK me 15 fishekë, model 9 mm të vendosur në të dhe një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, minë me sahat. “Në përfundim të veprimeve bazuar në prova dhe fakte ligjore, si dhe pas konsultës me Prokurorin­ë e Rrethit u arrestuan ne flagrancë shtetasit: Enver Çapja, 57 vjeç, banues në Elbasan, dhe Naim Gjarri, 38 vjeç, ban- ues ne Elbasan”, bëri të ditur Policia. Aksioni i Policisë vjen dy ditë pas takimit të zëvendësmi­nistrit të Brendshëm Sandër Lleshi me krerët e Policisë së Elbasanit dhe një ditë pas një atentati me lëndë plasëse, që iu bë një biznesmeni në këtë qytet. Policia mohoi mbrëmë që të jenë kryer kontrolle të tjera në banesat apo bizneset e anëtarëve të tjerë të familjes Çapja.

Gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, shtetasi Naim Gjarri, fqinj dhe mik i Enver Çapjas, është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK; një armë zjarri e tipit “pistoletë” e markës TT, 3 pako me fishekë model 54

 ??  ?? Armët dhe mina me telekomand­ë të bllokuara
Armët dhe mina me telekomand­ë të bllokuara
 ??  ?? Policia gjatë arrestimit të të dyshuarve
Policia gjatë arrestimit të të dyshuarve
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania