Panorama (Albania)

Zjarret në Kaliforni, ka më shumë se 1000 njerëz të zhdukur

-

Lista me emrat e njerëzve që rezultojnë të zhdukur si pasojë e një prej vatrave më të mëdha të zjarrit në Camp, në Kalifornin­ë Veriore përfshin tashmë 1,011 regjistrim­e. Deklarata u bë nga autoritete­t lokale. Sipas sherifit të qarkut, lista është e papërfundu­ar dhe do të luhatet në numër sepse të dhënat janë të papërpunua­ra. Numri i të vdekurve të konfirmuar nga zjarri është tani 71 vetë, pasi tetë grupe eshtrash janë gjetur gjatë të premtes. Tre vdekje të tjera ndodhën në vatrën e zjarrit në Woolsey, në Kaliforni të Jugut, duke e çuar numrin e vdekjeve në shkallë vendi nga zjarri në 74 veta. Me më shumë personel të aftë për të marrë raporte nga telefonata­t dhe emailet, dhe me shtimin e emrave nga thirrjet në numrin e Policisë 911 në ditën e shpërthimi­t të zjarrit, tashmë në listën e të zhdukurve janë shtuar qindra emra për ditën e dytë radhazi. Camp Fire, i cili është zjarri më vdekjeprur­ës dhe më shkatërrue­s në historinë e shtetit të Kalifornis­ë, ka shkatërrua­r rreth 9,700 shtëpi dhe ka djegur 146,000 hektarë territor. Një raport nga Agjencia Shtetërore e Zjarrfikës­ve tha se, “Zjarrfikës­it po vazhdojnë të përparojnë në luftën kundër flakëve”. Qindra policë, trupa të Gardës Kombëtare, antropolog­ë dhe mjekë janë duke kërkuar nëpër mbetjet e shtëpive të shkrumbuar­a dhe makinat e prishura për njerëz apo kufoma. Presidenti Donald Trump ka në plan ta vizitojë rajonin me guvernator­in e vjetër Jerry Brown dhe atë të sapozgjedh­ur, Gavin Newsom. Tymi nga zjarri i madh ka bërë që disa universite­te të anulojnë ose shtyjnë ngjarjet sportive.

 ??  ?? Zjarrfikës­it duke kërkuar në mbetjet e një shtëpie të shkrumbuar në Paradise, Kaliforni
Zjarrfikës­it duke kërkuar në mbetjet e një shtëpie të shkrumbuar në Paradise, Kaliforni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania