Panorama (Albania)

Turqia refuzon heshtjen për Khashoggi- n në këmbim të Gulen

SHBA raportohet se ka kërkuar ndaljen e presionit për Princin saudit

-

Turqia ka paralajmër­uar SHBA se nuk do të pranojë të mbulojë vrasjen e bujshme të gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatë­n saudite në Stamboll, as në këmbim të ekstradimi­t nga SHBA të klerikut Fethullah Gulen, të cilin po e kërkon prej shumë kohësh.

Një raport në mediat amerikane shkruante se Shtëpia e Bardhë konsideroi ekstradimi­n e Fethullah Gylen, një klerik me ndikim, të cilin Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grushti shteti të vitit 2016, në këmbim të ndaljes së hetimit të Ankarasë mbi vdekjen e Jamal Khashoggi- t. Por një zyrtar i lartë turk tha për “Reuters”, se një veprim i tillë nuk do të funksionon­te. “Nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë në hetimin ‘ Khashoggi’ në këmbim të ndonjë favori politik ose ligjor”, tha ai në anonimitet. Shtëpia e Bardhë mohoi të ketë shqyrtuar ekstradimi­n e Gulen, edhe pse Turqia thuhet se e kishte kërkuar disa herë këtë. Turqia është e zemëruar me Arabinë Saudite që ka kryer vrasjen në Stamboll dhe për javë të tëra ka sfiduar versionin e ngjarjeve të Rijadit dhe ka zbuluar detajet kryesore të hetimit turk. Detajet e hetimeve në Turqi kanë implikuar udhëheqjen e lartë të Arabisë Saudite se ka tentuar të mbulojë vrasjen. Kështu, Turqia ka ushtruar presion mbi SHBA- të, që të ndëshkojnë Mbretërinë Saudite, me të cilën kanë kontrata shumë fitimprurë­se. Zyrtarët turq thanë se çdo përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të shtypur hetimin ndaj vdekjes së gazetarit Jamal Khashoggi nuk do të funksionoj­ë, një përgjigje ndaj një raporti që tre- gon se Shtëpia e Bardhë e kishte konsiderua­r ekstradimi­n e Gulen me qëllim që të zbuste hetimin. “NBC News” raportoi dy ditë më parë se Shtëpia e Bardhë ishte në kërkim të mënyrave ligjore për të ekstraduar Fethullah Gulen në Turqi, në këmbim që Turqia të ndalte presionin ndaj qeverisë saudite mbi vrasjen e Khashoggi- t. Zëdhënësja e Departamen­tit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, e mohoi raportin e “NBC News”, duke thënë se “Shtëpia e Bardhë nuk është përfshirë në asnjë diskutim lidhur me ekstradimi­n e Fethullah Gulen”. Edhe Ankaraja, e cila ka siguruar mediat me lajme nga hetimi turk që implikon udhëheqjen saudite në vdekjen e Khashoggi- t, ka përjashtua­r çdo lloj bashkëpuni­mi me SHBA- të për të hedhur poshtë hetimin e saj. Khashoggi, një gazetar saudit, i cili shkroi artikuj kritikë rreth qeverisë së tij për “The Washington Post”, vdiq në Konsul- latën saudite në Stamboll më 2 tetor. Princi i kurorës Mohammed bin Salman, dyshohet të jetë përgjegjës për vdekjen, ndonëse zyrtarët sauditë e kanë shfajësuar atë nga krimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania