Panorama (Albania)

Shqiptarët në Veri: Po hulumtohen pasuritë nëntokësor­e

-

Ndërkohë që debatet mbi këmbimin e territorev­e mes Serbisë dhe Kosovës ndizen e shuhen vazhdimish­t, dikush duket se po përgatitet mirë për përfshirje­n e Veriut të Kosovës në territorin e Serbisë. Të paktën kështu duket nga raportimi alarmues i shqiptarëv­e që banojnë në fshatin Vllahi të Kosovës. Ata janë ankuar se persona që prezantohe­n si të huaj, por që flasin serbisht kanë shkuar në Vllahi për të hulumtuar nëntokën e këtij fshati dhe të Zjaçës, në të cilat deri më tani janë bërë 37 shpime hulumtuese, që, sipas tyre, kanë rezultuar me rezerva të mëdha të mineraleve të çmueshme për tregun ndërkombët­ar. Sipas “Express”, ideja e shkëmbimit të territorev­e dhe e korrigjimi­t të kufirit me Serbinë, vazhdon të mbetet shqetësim i madh për shqiptarët e pjesës veriore të Kosovës. Banorët e fshatrave shqiptare, Vllahi, e cila i takon komunës veriore të Mitrovicës, por edhe Kelmend, Boletin, Zhazhë, Koshtovë, Bistricë e Cerajë, që u takojnë komunave Zveçan e Leposaviq, jetojnë me frikën se vërtet do të ndodhë shkëmbimi i territorev­e, që nënkupton se komunat veriore do t’i kalojnë Serbisë bashkë me fshatrat shqiptare. Banorët shqiptarë të Vllahisë janë shprehur se e ndiejnë veten si pjesë e komunës jugore të Mitrovicës dhe janë ankuar se ditëve të fundit fshatin e tyre e vizitojnë njerëz të panjohur, të cilët prezantohe­n si të huaj dhe ndërkohë i kanë dëgjuar të flasin serbisht. Ata kanë takuar nënkryetar­in e Mitrovicës Faruk Mujkën, të cilit ia kanë shprehur shqetësime­t e tyre, por edhe i kanë kërkuar që të ndërmarrë hapa për ta hetuar situatën.

 ??  ?? Pamje nga fshati i Vllahisë në Kosovë
Pamje nga fshati i Vllahisë në Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania