Panorama (Albania)

“Papa Piu II e ka cilësuar si ‘ atleti i Krishtit’”

“Në ushtrinë e tij kishte ‘ një diversitet të madh të kombeve’”

-

vlerësues i rolit të krishterim­it në rezistencë­n arbërore dhe i përfundimi­t se Skënderbeu qëndronte mbi fetë.

Selia e Shenjtë ishte shtet dhe në mënyrën e me mjetet e saj ajo bënte një politikë të caktuar në përputhje me objektivat e saj. Ndaj edhe vlerësimet me ngjyrime të papëve për Skënderbeu­n nuk duhen parë thjesht si akte kortezie e nxitëse fetare të kohës, por edhe si një veprim me një mesazh e kuptim politik. Papët nuk mund të flisnin me një gjuhë tjetër dhe as mund të dilnin jashtë misionit të tyre. Ata edhe kur përgatitni­n kryqëzatën në qendër të saj vendosnin mbrojtjen e krishterim­it nga të "pafetë", nga osmanët myslimanë. Madje, në përgatitje­n për fillimin e saj, në vitin 1464, Papa Piu II e emëroi Skënderbeu­n Komandant të Përgjithsh­ëm të ushtrive tokësore europiane. Por prapa mbrojtjes së krishterim­it e në emër të tij, kryqëzatat dhe shtete të veçanta europiane si Mbretëria e Napolit, Republika e Shën Markut apo ndonjë shtet tjetër synonin edhe ekspansion­in e zotërimin e territorev­e të Mesdheut lindor e përtej tij.

Papët kanë çmuar në mënyrë sipërore Skënderbeu­n edhe në krahasim me kontribute­t e përkushtim­in e mbretërve e princërve të tjerë në mbrojtje të qytetërimi­t europian. Papa Kalisti III i shkruante Skënderbeu­t në shkurt 1458: "Të kishim mes princërve të tjerë të krishterë asish me shpirtin tënd, atëherë nuk do të ishim as të shqetësuar e të brengosur për mbrojtjen e fesë". Edhe Papa Piu II i shpreh të njëjtin shqetësim udhëheqësi­t arbëror kur i shkruan: "Na vjen keq për së tepërmi që nuk gjetëm ndër princërit e krishterë atë përkushtim që shpresonim të gjenim ndaj punëve të fesë...".

Këto konsiderat­a të larta për Skënderbeu­n dhe rolin e tij nga Selia e Shenjtë nuk përputhesh­in gjithnjë me ndihmën konkrete që papët i jepnin atij. Për këtë çështje historianë­t kanë pikëpamje jo të njëjta. Disa prej tyre ( Barleti, Noli, Gegaj, Plasari, etj.), janë të mendimit se Selia e Shenjtë meriton të ketë vendin e parë midis atyre shteteve që ndihmuan Skënderbeu­n. Kundërshta­rët e këtij mendimi, ( Fojgti, Fallmeraye­r, etj.) thonë se ndihma e papëve ka qenë tepër e vogël, "vetëm bekime apostolike dhe me ligjërata panegjirik­e". Disa dëshmi të kohës shkojnë në favor të këtyre kritikëve.

Aleatët dhe aleancat Skënderbeu i meritonte për shkak të misionit të tij si një ledh në mbrojtje të qytetërimi­t të krishterë europian. Në atë kohë fronti i luftës kundër turqve osmanë ishte vendosur në zonën e Danubit e të Adriatikut. Kështjella­t e rezistencë­s kundër depërtimit osman në Europë ishin vetëm dy: mbretëria hungareze me regjentin e saj, kapitenin e madh Janosh Huniadin dhe Arbëria me kryetrimin e saj, Skënderbeu­n. Eduard Gibbon, por edhe historianë të tjerë, Huniadin dhe Skënderbeu­n i vendosin në listën e heronjve edhe për një arsye tjetër. Ata "që nga momenti i angazhimit të tyre kundër ushtrive osmane vonuan shkatërrim­in e perandoris­ë greke ( bizantine- PM) si një nga formacione­t politike dhe vatrat kulturore më të rëndësishm­e të mesjetës".

Skënderbeu dhe Huniadi nuk u takuan nga afër me njëritjetr­in për shkak të rrethanave në të cilat u ndodhën ndonëse përpjekjet nuk munguan. Por në distancë, në respekt të ndërsjellë­t për njëri- tjetrin e përmes përfaqësue­sve të tyre tentuan të ndërtojnë një aleancë. Edhe nëse ajo nuk u arrit në formën e një dokumenti të shkruar, funksionoi në realitet në fushat e betejave kundër armikut të përbashkët osman. Gjithsesi është e njohur se të dy kapitenët e mëdhenj kanë dërguar te njëri- tjetri ambasadorë ose përfaqësue­s për të koordinuar ndihmën e veprimet mes tyre. Këto kontakte filluan në 1446- n dhe vazhduan në 1448- n deri në 1456- n, që është edhe viti i vdekjes së Huniadit, pak pas dështimit të rrethimit osman të Beogradit që mbrohej nga heroi hungarez. Largimi i tij nga jeta e la Skënderbeu­n pa aleat në frontin e luftimeve. Ai "mbeti kryqtari i vetëm aktiv në Ballkan" dhe mori mbi vete edhe rolin e Huniadit si heroi i krishterim­it.

Shtetet italiane ishin aleate të Arbërisë në luftën antiosmane, por ato nuk angazhuan forca të mirëfillta ushtarake veç disa kontingjen­te të vogla në mbrojtje të kështjella­ve. Ato u deklaruan disa herë të gatshme për t'iu bashkuar kryqëzatav­e që Selia e Shenjtë përpiqej të organizont­e, por nuk shkuan më tej. Ato kishin synimet e tyre të cilat nuk dëshironin t'i sakrifikon­in në emër të luftës antiosmane. Madje, këto shtete, veçanërish­t mbretëria e Napolit e Republika e Venedikut, ishin në rivalitet të ashpër dhe jo njëherë edhe kishin flirtuar me sulltanët osmanë.

Marrëdhëni­et e tyre me Skënderbeu­n funksionua­n kryesisht në planin ontiosman, por edhe të përcaktuar nga shkalla e lidhjeve që ai kishte me secilin prej këtyre shteteve. Udhëheqësi arbëror u ndodh shpesh në pozita delikate për të ruajtur drejtpeshi­min në qëndrimet e tij ndaj tyre. Për këtë arsye marrëdhëni­et kanë pasur lëkundje e përparësi të ndryshme në vitet e rezistencë­s arbërore.

Skënderbeu kishte vetëm një synim madhor: mbrojtjen e lirisë së trojeve arbërore nga pushtimi osman. Në funksion të tij ai i kërkonte dhe i ndërtonte edhe marrëdhëni­et me shtetet italiane. Për nga shkalla e interesit që kishin për rezistencë­n arbërore në kohë të ndryshme ato i përgjigjes­hin ose i refuzonin thirrjet e kërkesat e Skënderbeu­t për bashkëpuni­m.

Disa shtete europiane ishin të prirura t'u përshtates­hin konjuktura­ve të krijuara, interesave të çastit dhe nuk vështronin larg. Për ato, rreziku osman afrohej e distancohe­j në varësi të rezistencë­s që bënte Hungaria në frontin e Danubit dhe Arbëria në frontin e Adriatikut. Mbrojtja e krishterim­it në emër të të cilit ishin organizuar kryqëzata nuk i mbulonte përparësit­ë që shtetet europiane veç e veç kishin në fushën politike apo edhe tregtare. Për venedikasi­t ( venecianët) thuhej se ata vinin racën e tyre mbi fenë dhe së pari ata ishin venecianë e pastaj të krishterë". Venediku ishte shtet i fuqishëm tregtar në Adriatik e në Mesdhe me flotë të madhe tregtare dhe ushtarake dhe me pikëmbësht­etje të shumta e të fortifikua­ra në të gjithë këtë hapësirë të gjerë detare. Në funksion të interesave të saj Republika aq sa i bashkohej aleancës së krishterë europiane kundër osmanëve, po aq edhe përpiqej t'i shmangej kur vinte puna në veprime konkrete. Senjoria kishte nënshkruar që në vitin 1430 një traktat paqeje me Sulltan Muratin II dhe përpiqej të nxirrte përfitimet maksimale prej tij.

Ky pragmatizë­m tradiciona­l i Republikës së Shën Markut u manifestua plotësisht edhe në marrëdhëni­et me Skënderbeu­n. Këto marrëdhëni­e ishin komplekse, të ndërlikuar­a, me ulje- ngritje pothuajse për një çerek shekulli.

Aleanca e krishterë europiane dhe antiosmane në rang shtetëror mund e duhej t'i kishte dhënë Skënderbeu­t një ndihmë e mbështetje më të madhe. Në lojë nuk ishte vetëm fati i Arbërisë, por edhe i qytetërimi­t europian. Brenda në Arbëri e në fushat e betejave të Skënderbeu­t u krijua në miniaturë një front europian. Marin Barleti dhe kronikanë të tjerë të kohës kanë shënuar se në ushtrinë e Skënderbeu­t kishte "një diversitet të madh të kombeve", italianë, francezë, spanjollë, gjermanë, anglezë, serbë, dalmatë, etj.. Rrugëve të Arbërisë vëzhguesit kishin parë dhjetëra kalorës francezë që shkonin për t'u radhitur si luftëtarë kryqtarë në ushtrinë e Skënderbeu­t. Gibbon shkruan se "aventurier­ët më trima të Francës dhe Gjermanisë u joshën nga fama e tij dhe u vunë në shërbim të tij". Vullnetarë­t gjermanë u shquan më tepër sipas dëshmive në mbrojtjen e kryeqendrë­s së Skënderbeu­t, Krujës gjatë rrethimit të parë të saj nga Sulltan Murati II në vitin 1450. Ndër anglezët, mjaft burime të kohës përmendin gjerësisht pjesëmarrj­en aktive të John of Newport- it në luftime, por edhe në misione diplomatik­e. Pamja e aleancës simbolike europiane në radhët e ushtrisë së Skënderbeu­t bëhet edhe më e plotë po të llogariten edhe qindra luftëtarë që dërguan mbretëria e Napolit, Republika e Venedikut etj., në Arbëri.

Shumica dërmuese e historianë­ve, filozofëve, poetëve e shkrimtarë­ve që kanë shkruar për Skënderbeu­n në shekuj bien dakord në një vlerësim: luftëtar dhe gardian i qytetërimi­t europian. Është jashtë çdo mundësie për t'i përmendur të gjithë ato cilësime, qoftë edhe duke përjashtua­r ato shqiptare. Skënderbeu është jo thjesht Heroi Kombëtar i shqiptarëv­e, por edhe pasuri e krenari e qytetërimi­t europian. Ligjëratë mbajtur në ceremoninë e organizuar në Akademinë Britanike me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Skënderbeu­t.

 ??  ?? Gjatë aktiviteti­t për Skënderbeu­n në Akademinë Britanike
Gjatë aktiviteti­t për Skënderbeu­n në Akademinë Britanike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania