Panorama (Albania)

Italia shpërdoron, në gjysmëfina­le Portugalia

-

Një Itali e madhe për një orë lojë, por aty përpara mungon vrasësi i zonës që kësaj skuadre i mungon. Në "San Siro", përpara 73 mijë të pranishmëv­e përfundon 0- 0 dhe kaq i mjafton Portugalis­ë që të kapë matematiki­sht gjysmëfina­let e Ligës së Kombeve. Gjithsesi, Roberto Mançini mund të ngushëlloh­et me një kombëtare që tregon se është në rritje, por e cila do i duhet të përballet me problemin e shënimit të golit. Nga marsi e në vazhdim nuk ka më vend për gabime, pasi nis rrugëtimi drejt biletës së "Euro 2020".

Me një sens - Pjesa e parë është e gjitha në sens unik. "Axurrët" dominojnë 45 minutat e para, ku vetëm pas pesë minutash lojë Insinje godet nga 25 metra, por Patricio i përgjigjet në mënyrën e duhur. Insinje kthehet shpesh edhe disa metra mbrapa në suport të mesfushës, por në minutën e 35- të, Imobile shpërdoron një pasim gjenial të Verratit, i cili vë sulmuesin e Lacios përballë Patricios, që shtyn me këmbë. Dhe fare pak përballë përfundimi­t të pjesës së parë, Bonuçi i shkon fare pranë golit, pas një aksioni nga goditje këndi. Po Portugalia? Zero goditje në portë, ndërsa Bruma fshihet me trup nga çdo episod që e vë përballë "King Kongut" Xhorxho Kielini.

Pjesa e dytë - Të kaltrit e nisin mjaft mirë edhe pas pushimit. Mançini "luan" edhe zëvendësim­in Lazanja për Imobilen, por në të 76- n është Donaruma që bën heroin, duke dërguar në goditje këndi një "predhë" të Karvajos. Në minutat e fundit, Italia bie në rendiment, madje vuan shumë, sidomos në mesfushë, prandaj Mançini merr masat duke hedhur në lojë Pelegrinin për Verratin. Gjithsesi, as kjo lëvizje nuk sjell të gjitha atë që prisnin 73 mijë të pranishmit, pasi tentativën e fundit e ofron Insinje, por që përfundon shumë larg shtyllës së majtë të Patricios. Në fund mbyllet 0- 0 në "San Siro", njësoj si një vit më parë kundër Suedisë, por me ndryshimin që këtë herë të shohësh nga e ardhmja është shumë herë më pak e frikshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania