Panorama (Albania)

Kosova me "pesë yje" në Maltë, mjafton 1 pikë ndaj Azerbajxha­nit

-

Kosova e trajnerit Bernard Shaland bëri një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e parafundit në Ligën D në Grupin 3, ku në transfertë ndaj Maltës fitoi me shifrat e thella, 0- 5. Me këtë fitore "Dardanët" kanë hedhur një hap të madh drejt blindimit të vendit të parë në grup, ku gjithçka vendoset të martën në ndeshjen direkte ndaj Azerbajxha­nit, i cili gjithashtu fitoi dje duke mundur 2- 0 Ishujt Faroe. Takimi nisi që në fillim bindshëm për "Dardanët", të cilët e dominuan kundërshta­rin nga fillimi deri në fund, Vedat Muriqi shënoi në të 15- n, pas një rrëmbimi të topit nga Rashica dhe i vetëm me portierin nuk fali, 0- 1 për Kosovën. 45 minutat e para u mbyllën me vetëm një gol për ekipin e Shaland, por pa e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren. "Lumi i golave" në pjesën e dytë, ku në 20 minutat e fundit shënuan 4 gola, ku pikasi dygolëshi i Dionis Avdiajt që hyri në lojë si zëvendësue­s në minutën e 71- të. Goli i dytë për kosovarët, ose goli i qetësisë, u shënua në minutën e 70- të nga Kololli, që me parabolë mposhti portierin maltez. Pas këtij goli, Kosova mori zemër dhe për tetë minuta, nga e 78- ta deri në të 86- n realizon edhe tre gola të tjerë duke kompletuar "shuplakën" e "Dardanëve" ndaj Maltës. Protagonis­t në fund bëhet Dionis Avdiaj që shënoi dy gola. Në minutën e 78- të, Avdiaj finalizon me sukses pasimin e Muriqit dhe 0- 3 për Kosovën. Dy minuta më pas, Avdiaj shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për Kosovën, pas asistit të dhënë nga Rashica. Ndërsa vulën e fitores e vendosi Milot Rashica, i cili në minutën e 86- të shënoi një gol të bukur me një gjuajtje nga jashtë zonës. Me këtë fitore, Kosova mban vendin e parë në grup, me 11 pikë, ndërkohë që Azerbajxha­ni ndjek me dy pikë më pak. Fati i vendit të parë do të vendoset nga dueli direkt mes këtyre dy ekipeve, që të luhet të artën në stadiumin "Fadil Vokrri". Ky takim, që pritet të jetë historik, pasi vetëm një pikë e ndan Kosovën nga kualifikim­i në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve, ka ngjallur interesim të jashtëzako­nshëm te tifozët. Të martën pritet një stadium i tejmbushur dhe në fushë shpresohet që të gjithë të festojnë kualifikim­in e "dardanëve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania