Panorama (Albania)

Komunistët, protestë kundër Ramës pas vlerësimev­e për Mid'hat Frashërin: Poshtë qeveria noeballist­e e PS- së

CEREMONIA ME FOTOT E ENVERIT PER 17 NENTORIN. ZV. MINISTRI KOÇI: PASARDHESI­T E KOLABORACI­ONISTEVE TE KERKOJNE FALJE

- ARISTIR LUMEZI

Zëvendësmi­nistri i Mbrojtjes, Petro Koçi, u kërkoi pasardhësv­e të atyre që bashkëpunu­an me pushuesit që t’i kërkojnë falje popullit. Në aktiviteti­n e organizuar nga bashkia e kryeqyteti­t me rastin e përkujtimi­t të 74- vjetorit të Çlirimit të Tiranës morën pjesë kryebashki­aku Veliaj, prefekti, kryetari i këshillit, deputetë dhe qytetarë dhe vetëm një zv. ministër i qeverisë.

Zv. ministri i Mbrojtjes e quajti me rëndësi të madhe kombëtare Luftën Antifashis­te Nacionalçl­irimtare dhe u kërkoi pasardhësv­e të atyre që bashkëpunu­an me fashizmin t’i kërkojnë falje popullit, qytetarëve të Tiranës sepse vetëm kështu mund të arrihet ai që quhet pajtim kombëtar. “Çlirimi i kryeqyteti­t 74 vjet më parë kishte një rëndësi të madhe kombëtare e strategjik­e. Edhe sot e kësaj dite rëndësia e kësaj lufte është shumë e rëndësishm­e. Është një gjykim dhe vlerësim politik i domosdoshë­m. Populli shqiptar në Luftën e Dytë Botërore zgjodhi rrugën e duhur. Mori vendimin e duhur politik e ushtarak për t’iu bashkuar një koalicioni të madh antifashis­t me armë në dorë për të çliruar vendin. Kuptohet që jo të gjithë shqiptarët zgjodhën këtë rrugë. Ishin vetëm 70 mijë partizanë dhe partizane që u rreshtuan në Ushtrinë Nacionalçl­irimtare, kur të tjerët zgjodhën rrugën tjetër. Ata donin që, duke bashkëpunu­ar me fashizmin e nazizmin të mbanin pushtetin politik, duke tradhtuar interesat e vendit. Ata nuk luftuan për Shqipërinë e Madhe, por të merrnin pushtetin, por populli shqiptar nuk i mbështeti. Ai mbështeti 70 mijë partizanët çlirimtarë. Prandaj, kjo ditë e çlirimit të Tiranës është e rëndësishm­e dhe ftoj të gjithë ata që janë pasardhës të atyre që bashkëpunu­an me fashizmin t’i kërkojnë falje popullit, qytetarëve të Tiranës se vetëm kështu mund të arrihet ai që quhet pajtim kombëtar. Lavdi të gjithë atyre që ranë dëshmorë për çlirimin e vendit. Në emër të qeverisë dua të falënderoj Bashkinë e Tiranës, që me lartësinë e duhur politike dhe atdhetare organizon çdo vit këtë ditë të shënuar”, u shpreh Koçi. KRYEBASHKI­AKU Kryetari i Bashkisë së Ti- ranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij komentoi protestat e banorëve të “Unazës së Re” dy ditë më parë para Bashkisë së Tiranës. Kryebashki­aku u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë përçarjen nga politika, ndërsa shtoi se opozita po bojkoton Parlamenti­n për të sabotuar hapjen e negociatav­e me BEnë. “Ne sot kemi angazhime të ndryshme nga 74 vite më parë. Ka disa njerëz që e harrojnë historinë, shumë pak kujtohen që Tirana u çlirua pa një ushtri të huaj. Ne shqiptarët kur organizohe­mi... edhe në atë kohë kishte një minorancë që bashkëpuno­n- te me nazizmin. Tirana u çlirua falë partizanëv­e. Kjo na bën krenarë. Megjithatë, ka momente për të reflektuar. Pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë. Prandaj, ky është moment reflektimi. Do kthehemi pas të flemë gjumë? Apo do të përveshim mëngët të përqafojmë njëri- tjetrin dhe të mos lejojmë politikanë­t që të na përçajnë, për të na penguar në këtë rrugëtim. Kjo bëhet për të na sabotuar që ne të mos bëhemi pjesë e BE- së”, tha Veliaj gjatë aktiviteti­t të Bashkisë së Tiranës.

 ??  ?? ANETARE TE PARTISE KOMUNISTE GJATE HOMAZHEVE PER 17 NENTORIN ( MAJTAS) RAMA GJATE CEREMONISE PER MID’HAT FRASHERIN
ANETARE TE PARTISE KOMUNISTE GJATE HOMAZHEVE PER 17 NENTORIN ( MAJTAS) RAMA GJATE CEREMONISE PER MID’HAT FRASHERIN
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania