Panorama (Albania)

Spahia: Vangjush Dako e ka vendin në burg, provat te dosja 339

-

Në një kohë kur partitë po përgatiten për zgjedhje, Partia Demokratik­e ka vijuar akuzat e saj ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ditën e djeshme, nga selia blu doli demokrati Bardh Spahia, i cili tha se kreu i Bashkisë së Durrësit duhet të jetë pas hekurave, pasi ka kryer një krim elektoral në zgjedhjet e vitit 2017. "Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëv­e të varfër. Vangjush Dako nuk duhet të qëndrojë më as edhe një orë në krye të Bashkisë së Durrësit. Vendi i tij është vetëm qelia e burgut. Vangjush Dako është vula e zgjedhjeve të marra peng nga paratë e drogës dhe krimit dhe për këtë krim elektoral, ligji parashikon vetëm burgun. Drejtësia duhet të veprojë vetëm me një standard ndaj Vangjush Dakos, me standardin e prangave dhe ndëshkimin e krimit elektoral",- tha Spahia. Në vijim të deklaratës së tij, deputeti i PD- së iu referua sërish dosjes së Prokuroris­ë me numër 339, ku sipas tij, aty janë provat ku faktohen akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. "Dosja 339 është gjurma e pastër e krimit elektoral, që është kryer në masë në zgjedhjet e vitit 2017. Autor i këtij krimi është kryebashki­aku Vangjush Dako, që bashkë me bandën e Avdylajve dhe kriminelë të tjerë, morën peng vullnetin real të zgjedhësve në Shijak dhe Durrës. Biseda telefonike e shkurtit me Altin Avdylajn, i njohur si Niçja, ku i premton dhe favore. Falënderim­et pas zgjedhjeve të datës 27 qershor po me Niçen, për të falënderua­r kryekapoba­ndën Astrit Advylaj. Mesazhet me Cinen, Jasin Avdylin për të ndërhyrë te FNSHja dhe komunikime të tjera të zbardhura në dosjen 339, janë disa nga faktet e ajsbergut të provave sesi u asgjësuan zgjedhjet, pra vullneti i lirë i shqiptarëv­e në votime. Pa burgosjen e Vangjush Dakos dhe vangjushëv­e të tjerë që blenë votat për pushtetin e Edi Ramës, nuk mund të ketë asnjë premisë për proces normal politik në vend",- tha Spahia.

 ??  ?? Deputeti i PD, Bardh Spahia
Deputeti i PD, Bardh Spahia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania