Panorama (Albania)

Avokatja e Popullit: Shkelje ligjore, çdo veprim në dialog me qytetarët

-

Ndonëse projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe ka nisur zbatimin, nuk ka ende një leje ndërtimi për nisjen e punimeve. E ftuar në "Kjo javë", në News 24, avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, deklaron se ka shkelje ligji me projektin, ndërsa autoritete­t zbatuese të tij nuk kanë bërë asnjë sqarim për qytetarët. "Ka shumë dispozita ligjore që janë shkelur në këtë projekt. Nuk ka ende një leje ndërtimi. Nuk ka asnjë veprim se cila do jetë rruga ligjore për dëmshpërbl­imet, një situatë kjo e ngjashme me rastin e Shkozës. Përpara se të bëhet puna duhet të paguhet për pronën private. Institucio­net të na thonë sa persona do preken nga ky projekt. Çfarë kostosh ka? Pra, ka disa pikëpyetje për këtë projekt dhe do ishte e udhës që të kishte një sqarim nga autoritete­t dhe të mos e çojmë çështjen ka pasur banesa me leje apo pa leje. Është detyrë thelbësore për të mësuar nëse është zbatuar ligji apo jo. Ka qenë detyrë e qeverisë dhe organeve të tjera, të cilët duhet të kishin evidentuar se çfarë prone private do merrej në këtë projekt". Një peticion i nënshkruar nga vetëm 200 qytetarë i është dërguar institucio­nit të Avokatit të Popullit me kërkesën për të hetuar nëse procedurat shtetërore kanë cenuar të drejtën e tyre. Në një reagim mesditën e djeshme, institucio­ni i Avokatit të Popullit kërkon që çdo veprim që cenon pronën e qytetarëve të bëhet në konsultim me ta, në dialog, me synim arritjen e një zgjidhjeje që nuk lë asnjë qytetar të humbasë besimin tek institucio­net dhe shteti. Nga ana tjetër, u bëhet apel të gjithë qytetarëve që duan të ndërtojnë, ta bëjnë konform rregullave ligjore.

 ??  ?? Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania