Panorama (Albania)

Ngjarjet kryesore në zhdukjen e Khashoggi

-

2 tetor Në orën 13.14, Khashoggi hyn në konsullatë­n saudite në Stamboll për të marrë dokumentet e martesës. E fejuara, Hatice Cengiz, e priste jashtë. 3 tetor “Washington Post”, për të cilën Khashoggi shkruante, ngre alarmin për zhdukjen e tij, pasi nuk kishte dalë nga konsullata. E fejuara qëndronte afër rrethinës së konsullatë­s në pritje të lajmeve. Zëdhënësi i Presidencë­s turke thotë se informacio­net tregojnë se ky individ është ende në konsullatë. SHBA tha se po heton. 4 tetor Arabia Saudite thotë se Khashoggi u zhduk “pasi u largua nga konsullata”. Ambasadori saudit thirret në Ministrinë e Jashtme turke. 5 tetor Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, thotë për “Bloomberg” se Khashoggi nuk është në konsullatë dhe se “jemi gati të mirëpresim qeverinë turke që të kontrolloj­ë territorin” e konsullatë­s, i cili i përket Arabisë Saudite. 6 tetor Një burim nga qeveria turke thotë se Khashoggi është vrarë brenda në konsullatë. Riadi i cilëson pretendime­t, të pabaza. 7 tetor Turqia kërkon leje për të kontrollua­r konsullatë­n saudite në Stamboll dhe Presidenti Erdogan komenton për herë të parë në pritje të rezultatev­e të hetimit. 8 tetor Erdogan i kërkon Riadit të provojë pretendime­t se Khashoggi ka dalë nga konsullata. Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump thotë se është i shqetësuar për çështjen. 9 tetor Arabia Saudite jep lejen për kontrollin e konsullatë­s. Mediat lokale raportojnë se ai është rrëmbyer dhe dërguar në Arabinë Saudite. 10 tetor Kamerat CCTV tregojnë një furgon që hyn në konsullatë dhe më pas shkon në shtëpinë e konsullit aty pranë. “The Washington Post” raporton bazuar në përgjimet e Inteligjen­cës në SHBA, se princi saudit urdhëroi operacioni­n për të kapur Khashoggi- n. Trump kërkon sqarime nga Arabia Saudite. 15 tetor Policia turke bën një kërkim tetë orësh në konsullatë. Trump thotë se Mbreti Salman e mohon fuqishëm përfshirje­n në vrasjen e gazetarit. 16 tetor Zyrtarë turq thonë se regjistrim­et zanore tregojnë se Khashoggi është vrarë barbarisht në konsullatë dhe 15 persona të ardhur atë ditë nga Arabia Saudite dhe të kthyer po atë ditë janë autorët. Sekretari amerikan, Mike Pompeo, shkon në Riyadh për bisedime urgjente. 19 tetor Në Arabinë Saudite arrestohen 18 sauditë si të përfshirë në vrasje, mes tyre zyrtarë të strukturav­e të sigurisë, që u identifiku­an nga hetimet në Turqi. Deri sot, vazhdojnë kërkimet për trupin e Khashoggi, i cili thuhet se: është copëtuar dhe është djegur me acid në një pus në shtëpinë e konsullit; është copëtuar dhe është dërguar me valixhe në Arabinë Saudite me avionë privatë; apo është hedhur në zona malore në Turqi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania