Panorama (Albania)

Klubi i famshëm ku pihej fërnet, që u shndërrua në Teatër Kombëtar

- Nga MIMIKA LUCA*

Më 1 shkurt të vitit 1950, me vendim të qeverisë, kompleksi i Teatrit Kombëtar u quajt Filarmonia e Parë Shqiptare. Më 12 maj të vitit 1951, nga një rastësi e çuditshme dhe me një provim që nuk zgjati as gjysmë ore, unë trembëdhje­tëvjeçarja Mimika Sami ( Luca) fillova punë si balerinë, në atë truall që m'u duk i madhërishë­m. Në Filarmoni bënin pjesë këngëtarët lirikë, Orkestra Simfonike, Baleti Klasik - Folklorik, që veç koncerteve të shumta, në vitet 1951- 1953, për herë të parë në historinë e Shqipërisë u ngjitën në skenë katër vepra të plota klasike: 1- Baleti "Shatërvani i Bashcisara­it" dhe "Esmeralda", Opera "Rusalka" dhe "Ivan Susanjin". 2- Teatri Popullor, pas shkëlqimit në dramaturgj­inë nacionale, klasike e konteporan­e, mori emrin Teatri Kombëtar. 3- Këngëtarët e muzikës popullore me orkestrinë­n e tyre. 4- Mjeshtërit e dekoreve, rrobaqepës­ia, këpucari që arriti të bëjë edhe puantat e baletit klasik që vinin nga importi. Parukeria ndodhej poshtë drejtorisë dhe administra­tës, një klub që unë e kam quajtur dhe e quaj foleja e parë e Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe artistëve të Shqipërisë, që në ditët e sotme nuk ekziston. Ai klub ka shërbyer për disa vjet jo vetëm si vend çlodhjeje për shkrimtarë­t e artistët, por edhe si ekspozitë e arteve figurative tonat dhe të artistëve të huaj, miqve të Shqipërisë. Në atë klub janë bërë mbledhje të bukura promovimes­h e ndonjëherë të dhimbshme. Dikush që nuk e njeh mirë historikun e atij trualli të shenjtë, shkroi: "... Aty pihej kafe e fërnet dhe ne e shndërruam në Teatër Eksperimen­tal...".

Një duartrokit­je të fortë për të gjithë ata që ndihmuan në ngritjen e tij, e ca më tepër për emrin që i është vënë... Kujtim Spahivogli ishte dhe mbetet një nga regjisorët më interesant e frytdhënës i Teatrit Kombëtar, pedagog i shkëlqyer i Institutit të Lartë për Aktorë, ( që u hap për herë të parë në truallin e Teatrit dhe unë u bëra pjesë e tij, pa u shkëputur nga puna si balerinë).

Kujtimi ishte njeri i ndershëm dhe idealist... Fatkeqësis­ht, një nga viktimat e shumta të epokës së komunizmit. Teatri Kombëtar, për Shqipërinë dhe shqiptarët ka një histori 68- vjeçare të mbushur me art e letërsi, falë një pune të shkëlqyer, këmbëngulë­se, profesiona­le e pasionante.

Aktorët e këtij Teatri krijuan dhe përjetësua­n figura të bukura artistike jo vetëm në teatër, por edhe në kinematogr­afinë tonë, pavarësish­t darës së hekurt ( censurës) së realizmit socialist. Aktorë të Teatrit Kombëtar kanë kontribuar edhe në fushën e dramaturgj­isë, duke shkruar drama historike dhe të kohës, që janë vënë jo vetëm në skenën e Teatrit Kombëtar, por edhe në teatrin e Shkodrës, Elbasanit, Fierit, Durrësit, Vlorës, Gjirokastr­ës, Sarandës etj.. Shqiptarët, gjenetikis­ht kanë adhurim për të gjitha llojet e arteve, për të bukurën dhe të vërtetën, pavarësish­t historisë sonë shekullore tepër të dhimbshme. Dhe kjo nuk faktohet vetëm me gërmimet arkeologji­ke prej shumë vitesh të heshtura e të pamirëmbaj­tura, as me folklorin tonë që dikur çuditi të gjitha vendet e ish- kampit socialist, por edhe gjithë Francën ku meritoi gjerdanin e artë. Falë të paarritshm­it profesor Panajot Kanaçi, i cili përpunoi kërcimet tona popullore nga Veriu në Jug. Nuk është rastësi, që sot artistët shqiptarë po shndrisin dhe shkëlqejnë në shumë tempuj të artit e letërsisë së rruzullit tonë. E gjitha kjo, a e dini se ku i kanë rrënjët? Te të shkolluari­t jashtë shtetit, para Luftës së Dytë Botërore dhe mbas çlirimit të vendit, që jo vetëm shkëlqyen në skenën e Teatrit Kombëtar, por edhe arritën të krijojnë e drejtojnë shkollat e para të larta në fushën e të gjitha arteve. Shpesh kam menduar se, nëse eksodi i bujshëm i vitit 1991 do të kishte ndodhur në vitin 1970, disa aktorë, artistë të teatrove tona do të renditeshi­n në Europë pranë emrit të aktorit të madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu. Ndaj, ju lutem, mos i fyeni dhe mos i lëndoni aktorët tanë që përpiqen të kenë ( në truallin e tyre shumëvjeça­r) një Teatër Kombëtar dinjitoz. Mos e përdorni vend e pa vend fjalën: "Aktorët". Gjuha jonë është shumë e pasur...! Kam bindjen se, artet, letërsia, shkencat, në çdo kohë, në çdo periudhë kanë bërë dhe bëjnë pjesë në superstruk­turën e çdo shteti, pavarësish­t regjimeve që mund të kenë pasur.

Ndoshta disa dekada më parë, në një vend të dukshëm të kompleksit të Teatrit Kombëtar duhej të ishte vënë një tabelë, ku të ishte shkruar me germa të mëdha:

KY TRUALL ËSHTË DJEPI I KULTURËS DHE I TË GJITHA ARTEVE PROFESIONI­STE SHQIPTARE... MBROHET E MIRËMBAHET NGA SHTETI!

* Aktore, "Artiste e Merituar"

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania