Panorama (Albania)

Shqipëri e turpshme, Skocia na jep leksion

Rikthehemi pesë dekada pas, pësojmë katër gola në shtëpi Një ekip i shthurrur dhe kapiteni që e lë "anijen" i pari

- JORGIS MEMO

Sa herë që trajnerëve të Kombëtares iu numërohen orët dhe u shtrëngohe­t "laku", ndodh e njëjta histori.

Sulejman Demollari u shkarkua në vitin 2002 pas një humbjeje me Andorrën, ndërsa më pas ishte Oto Bariç që dha dorëheqjen sepse skuadra u shthur në Rumani. Ari Han kishte të njëjtin fat pas disfatës 3- 0 në Danimarkë, por i njëjti "film" u bë edhe me të ndjerin Josip Kuzhe pas një humbjeje në Luksemburg 2- 1. Edhe Xhani De Biazi u lëkund pas një 0- 3 në "Elbasan Arena" ndaj Izraelit, por kualifikim­i në Europian e mbajti edhe për pak kohë në stol, derisa më pas italiani e paralajmër­oi largimin pikërisht kur luante ndaj të njëjtit kundërshta­r. Në ndryshim nga të tjerët dha dorëheqjen pas një fitoreje 03, po me Izraelin. Nuk dihet nëse kjo ka ndonjë lidhje serioze me humbjen e djeshme të Kombëtares kundër Skocisë, 0- 4. Por, në fund të fundit "filmi" ishte i njëjtë. DËSHTIM QË NË START

Një Kombëtare e fikur dhe një Skoci që na jep leksion futbolli, edhe pse me një "mal" me mungesa. Diferencat u bënë që në start, kur gafat individual­e pasonin njëratjetr­ën dhe Shqipëria nuk të jepte asnjëherë përshtypje­n se është vërtet një skuadër. Presioni asfiksues i Skocisë bën që të pësojmë gol shumë shpejt, ndërsa më pas e "djallos" Mërgim Mavraj, që në vend të japë shembullin e kapitenit, shkon gabim pas gabimi, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë që në minutën e 22- të. Kristian Panuçi kishte guxuar për të hedhur në fushë një ekip me të paktën katër lojtarë me tipare tërësisht ofensive. Surpriza ishte Manaj në majën e sulmit dhe jo Balaj, ndërsa ndryshimi niste që nga porta, ku një Zot e di pse Berisha dhe jo Strakosha. Mirëpo, nuk ishte ky problemi në një takim që nisi me Skocinë në sulm dhe përfundoi po me kundërshta­rin në portën kuqezi. Në fushë kishte vetëm një skuadër dhe pavarësish­t përpjekeje­ve për të balancuar gjërat pas pësimit të golit të parë, shkëndijat ishin të pakta për të besuar se Shqipëria mund të bënte përmbysjen. Disa inkursione individual­e të Grezdës apo Uzunit nga krahët dukeshin si "karamale" për skocezët. Freskia fizike e kundërshta­rit bëri diferencën, për më tepër që lojtarë si Frejzër Fleçer dhe Forest dukej sikur vinin nga një "planet" tjetër. Pas një tepri-

mi në mbajtjen e topit nga Xhaka, është Frejzër që ndëshkon kuqezinjtë. Më pas çdo gjë merr për poshtë dhe dalja e Mavrajt me të kuq i prish të gjitha llogaritë. Kaçe është i sakrifikua­ri, pasi lë lojën dhe në fushë futet debutuesi Ismajli për të zëvendësua­r Mavrajn në qendër të mbrojtjes. Kuqezinjtë nuk arrijnë të shkojnë në zonën e Skocisë thuajse asnjëherë me një rrjedhë logjike të lojës. Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej sa më shpejt për të korrigjuar diçka, vjen edhe goli i dytë, këtë herë nga Fleçer pas një penalltie. REAGIMI I MUNGUAR

Pas pushimit duket sikur do të ishte një tjetër Shqipëri, por më kot. Skuadra vuante psikologji­kisht startin dhe për të mbyllur çdo llogari, skocezët e vranë ndeshjen që në minutën e 55- të, duke shndërruar në gol një aksion fantastik të finalizuar nga Forest. Mbrojtja kuqezi "fut ujë" nga të gjitha anët, ndërsa Panuçi i jep shansin edhe Dermakut me idenë për të rregulluar diçka. Më pas futet edhe Bekim Balaj, por janë minuta ku çdo gjë kishte marrë fund dhe Skocia bënte qejf në fushë. Goli i katërt është çështje kohe, me Forest kompleton "pokerin". Skocia tregohet e pamëshirsh­me, por në vijim kundërshta­irn e ndal tranversa për golin e pestë. Gjithçka mbyllet me një Shqipëri të turpshme, që nuk godet asnjëherë portën për 90 minuta lojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania