Panorama (Albania)

Anglia hakmerret kundër Kroacisë

-

Për të reklamuar Ligën e re të Kombeve do të mjaftonte kjo ndeshje. Në 90 minutat e Angli- Kroaci vendoset gjithçka: kush kualifikoh­et, zbret dhe qëndron. Dy skuadra duan të fitojnë, një që nga divani kryqëzon gishtat për barazimin. Dhe si aktore protagonis­te janë dy gjysmëfina­liste të Botërorit. Verdiktet janë: Anglia në "Final Four", Kroacia në Ligën B. Grupi më i paparashik­ueshëm i Ligës A përfundon me fitoren e djemve të Sauthgejti­t, që arrijnë vendin e parë dhe zbresin Modriç me shokë një ligë më poshtë. Ishte hakmarrja perfekte për gjysmëfina­len e Rusisë. Atëherë ishte një 2- 1 me përmbysje, dje ishte një 21 me përmbysje. Në minutën e 3- të menjëherë e rrezikshme Kroacia: rrëmujë në mbrojtjen angleze, por Rebiç nuk arrin të ndëshkojë. Djemtë e Daliç ua dorëzojnë topin vendësve. Në 12', "Luanët" kanë një shans të dyfishtë: fillimisht Kaliniç hipnotizon Sterling, pastaj Kejn godet lart në akrobaci. Një dopioshans që përsëritet më pas: Kaliniç del keq, Kejn go- det me portën e boshatisur, por Jedvaj shpëton. Në goditjen e dytë të kapitenit, portieri kroat pret. Daliç bën një ndryshim të detyruar në 26', kur i dëmtuari Vrsaliko i lë vendin Miliç. Por pjesa e parë mbyllet 0- 0. Pjesa e dytë nis si e para, topi i anglezëve dhe ballkanasi­t provojnë kundërsulm­in. Në momentin e shkëlqyer të ishullorëv­e vjen goditja. Kramariç në 57' gjendet me shpinë nga porta, kthehet dhe rikthehet dhe kur duket se do e humbasë duelin me mbrojtësit, gjen trekëndësh­in e Pikfordit, edhe falë një devijimi. Brozoviç dhe Perisiç mund të përfitojnë për ta vrarë përfundimi­sht ndeshjen me dy kundërsulm­e të rrezikshme, por nuk gjejnë kuadratin. Sauthejt provon Dele Alin në vend të Barklejt, pak më vonë edhe Lingard dhe Sanço në fushë për Delf dhe Rashford. Dhe është pikërisht sulmuesi i Junajtid ai që nxjerr gështenjat nga zjarri, duke devijuar në rrjetë topin e shtyrë nga Kejn në 78'. Në 85' Kejn përmbys gjithçka me një zgjatje në shtyllën e dytë dhe Kroacia dorëzohet përfundimi­sht, duke mos u bërë më kërcënuese. Feston Anglia, hidhërohet Spanja dhe qan Kroacia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania