Panorama (Albania)

LISTA E PRONAREVE

Dosjet e ‘ 94- 2014, emrat që përfitojnë kompensim

-

Agjencia e Pronave miraton listën shtesë të pronarëve me vendime të ‘ 94- 2014, të cilët përfitojnë kompensimi­n. Emrat sipas qyteteve e sa para marrin

Deri në fund të vitit, Agjencia e Trajtimit të Pronave pritet të përfundojë vlerësimin financiar për të gjitha vendimet e formës së prerë, duke i hapur rrugë ekzekutimi­t të tyre.

Dje është publikuar në Fletoren Zyrtare lista e re me emrat e rinj të pronarëve, që marrin kompensimi­n. Gazeta boton sot emrat e 160 përfituesv­e, për të cilët ka përfunduar vlerësimi dhe është caktuar masa e kompensimi­t. Bëhet fjalë për dosjet nga viti 1994 deri në vitin 2014. Zbatimi i formulës së re, mbi bazën e së cilës hidhet dritë mbi zërin kadastral, që prona ka pasur në momentin e konfiskimi­t, ka penalizuar një pjesë të pronarëve. Të prekur nga ky proces janë kryesisht ata të cilët kanë përfituar më parë një pjesë të tokës. Nga vlerësimi që ATP ka kryer, ka rezultuar që sipërfaqja, që atyre iu është kthyer, ka një vlerë më të lartë se ajo që u ka mbetur. Në tabelë këto janë shprehur në shifra negative, çka do të thotë se nuk marrin asgjë. Të njëjtin fat do të kenë edhe ato familje përbri emrit të së cilës është shënuar "ezauruar".

DOSJET

Gjithsej janë më pak se 5 mijë dosje pa faturë, që i takojnë periudhës nga viti 1993 deri në 2014- n. Familjeve iu janë lënë gjashtë muaj kohë për të bërë korrigjime­t e nevojshme, por duket se pjesa dërrmuese e tyre nuk kanë arritur të plotësojnë dosjen me dokumentac­ionet e nevojshme brenda afatit. Kjo i jep të drejtë ATP- së që të shqyrtojë këto dosje, por me çmim minimal, gjë e cila e redukton edhe më tej faturën financiare për pronarët.

APLIKIMET

Sipas ligjit të ri, familjet që kanë vendime përfundimt­are kompensimi, të vlerësuara financiari­sht dhe publikuara nga ATP kanë të drejtë të paraqiten për të aplikuar. Me ndryshimet e miratuara në fund të vitit që shkoi, pronarët nuk do të kenë më të drejtë të zgjedhin formën e kompensimi­t, pasi në çdo rast të trajtohen me fondin e tokës që ATP ka në dispozicio­n. Pra, edhe atëherë kur është i pamundur që të ndodhë kompensimi fizik qoftë në pronën e njohur, qoftë nga fondi i tokës, kompensimi financiar është reduktuar në masën 20 për qind, pra, nuk do të bëhet i plotë. Kjo do të thotë që pronarët do të kenë mundësi të marrin vetëm 20% të vlerës së faturës dhe jo më shumë se 10 milionë lekë të reja.

 ??  ?? Qytetarët në zyrat e ATP
Qytetarët në zyrat e ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania