Panorama (Albania)

Kadare: Ç’fshihej pas homoseksua­lizmit të Sulltanit dhe kokës së prerë të Ali Pashës

SHKRIMTARI TREGON HETIMIN REDAKSIONA­L TE ‘ URA ME TRI HARQE’

- ISMAIL KADARE

Një muaj më pas, kur hyra në zyrën e redaksisë së romanit për të marrë përgjigjen, gjëja e parë që u përpoqa të kap, ishte ajo mpirje e njohur që autorët e njihnin fare mirë, kur redaktori kishte rezerva për veprën.

Sytë e tij, ndryshe nga hera e fundit, po më shmangeshi­n. Kur vështrimi im zbriti te duart, m’u duk se ato po i dridheshin lehtë.

S’është e mundur, thashë me vete. Në qoftë se në këtë zyrë do të duhej që gjymtyrët e dikujt të dridheshin, ato s’mund të ishin veçse duart e autorit.

- Ky libër është i veçantë,- tha, duke vështruar nga e djathta e vet. Pastaj, si të bënte një zbulim, shtoi: “Tri vepra, si të thuash tri novela, ose romane, me një fill bashkues”.

- Po,- përsërita me zë të ulët. Një fill bashkues. Madje, një herë më shkoi mendja ta quaja triptik, por..

- Ndoshta triptik do të ishte e tepërt... Po sidoqoftë, një lidhje e ka. - E ka,- përsërita unë. Ai tha diçka për pjesën e parë, “Ura me tri harqe”, sidomos për shifrën tri, që paralajmër­onte, si të thuash, ngrehën e librit.

- Pikërisht, - iu përgjigja unë. Yti harqe, si të thuash, simbolikis­ht. Ç’banalitete që po them, mendova. Pas kësaj ishte ai që shqiptoi fjalët: treshe simbolike. Një copë herë u morëm prapë me fjalën “triptik” gjersa, me njëfarë mungese zelli, siç do të më pëlqente të besoja, kaluam te pjesa e dytë: novela për kokën e prerë të Ali Tepelenës, e vendosur në “kamaren e turpit”, për ta soditur turmat. ( Tradhtar i shtetit, qafir, zhivago).

S’do ta besoja kurrë që në rast shqiptimi të “kamares së turpit”, në vend që të përpiqesha që biseda të kalonte sa më shpejt, do bëja çmos që ajo të zgjatej.

Koka e prerë e vezirit rebel, vendosur në qendër të Perandoris­ë Osmane, nën sytë kureshtarë të kryeqyteta­sve. Sytë e ngrirë të saj. Sytë e turmave. Terrori midis.

Kishte qenë profesor Çabej, që gjatë një udhëtimit tonë nëpër Stamboll, më kishte shpjeguar kuptimin e emërtimit të saj në osmanishte: “Ibret tash”, “mëso nga pësimi”. Ngjante aq shumë me gjithçka që ndodhte gjithkund.

Megjithatë, për çudi, nuk po i shmangesha bisedës. Koka e prerë e atij që kishte gabuar. Koka që Gabime Bën... KGB... Rënkimi, doktor, doktor...

Biseda sa vente e po bëhej e rrezikshme. Dhe befas më shkrepi në kokë pyetja: mirë unë, që doja të vonoja bisedën për pjesën e tretë, atë më të brishtën, fushatën e Pasternaku­t, po ai ç’kishte?

Ai kishte pas shpine shtetin dhe kjo mjaftonte që të më tregonte dhëmbët në çdo çast. Mik i dashur, këtu ka ca gjëra të bezdisshme. Ndaj, unë kam për detyrë t’i kthehem një herë, dy herë, dymbëdhjet­ë herë, po të jetë nevoja, këtij teksti.

Mirëpo, ai vazhdonte të sillej i ndrojtur, thua se atë zymti, për të mos thënë atë mynxyrë, nuk e kisha bërë unë, por të dy bashkë.

Dora e djathtë nisi prapë t’i dridhej lehtë. Dhe në sy kishte një si lutje, thua se ishte fjala për një hall të përbashkët. I largohej, njësoj si unë, Pasternaku­t, pa e vënë re se po binte nga shiu në breshër.

Më dukej se mezi përmbahesh­a t’i thosha: ç’hall ke, o njeri? Dhe, siç ndodhte shpesh, pikërisht midis trysnisë, s’di nga m’u kujtua një si enigmë, për të cilën flitej rrallë: tmerrimi i vetë atyre që neve, autorëve, na dukeshin të tmerrshëm: redaktorëv­e.

Diçka më kishte folur D. D. ( DyherëDila­veri, siç e quanim me shaka), por larg e larg. “Ju, autorët, e keni zakon të na përgojoni, por hallet tona rrallëkush na i di”.

E kisha dëgjuar pa shumë vëmendje, ngaqë ishte fjala për mbledhje të mbyllura besnikësh të shtetit, një zonë e ndaluar për ne të tjerët. Ata ishin rojat që vigjilonin mbi ne, ndaj ankesat e tyre të kujtonin proverbin: i qan hallin kalorësit se po i varen këmbët.

Sipas DyherëDila­verit, s’ishte aspak ashtu. Pas çdo libri të ndaluar vinte shqyrtimi sfilitës. Pyetja: si nuk e kuptove ti redaktor, helmin e autorit? Sado e ftohtë të ngjante, ajo ishte më e thjeshta. Të tillë do ta kishte edhe përgjigjen: u tregova naiv, sylesh, rrjedhojë e cektësisë sime në kuptimin e marksizëml­eninizmit. Jam fajtor, partia të më dënojë.

E papritura mund të ndodhte me versionin e kundërt, kur në vend të “pse nuk e kuptove?”, pyetja të ishte “pse e kuptove?”.

Pas çoroditjes së pashmangsh­me të fillimit, kur pyetja sak-

As vetë shkrimtarë­t nuk e dinin se çfarë ndodhte realisht në ato mbledhjet e mbyllura të redaktorëv­e e njerëzve të shtetit, në shtëpinë botuese. Zemërimi i shkrimtarë­ve derdhej mbi redaktorët, në një kohë që edhe ata ishin në një hall të madh: Përse nuk e kape helmin e autorit? Apo përse e kape, si të shkoi në mendje një shpjegim i tillë?! Në veprën e tij më të fundit, “Kur sunduesit grinden: rreth misterit të telefonimi­t Stalin- Pasternak”, ndërsa përpiqet të zgjidhë misterin e bisedës së famshme mes diktatorit dhe shkrimtari­t, Ismail Kadare fut edhe elemente shqiptare. Pasi nuk bëhet fjalë thjesht për një telefonatë, por për një tësohej “pse e kuptove ashtu?, gjithçka ndërlikohe­j. Heshtja bëhej më e thellë. Dyshimet gjithashtu. Përse të shkoi mendja në një kuptim kaq të mbrapshtë të tekstit? Ç’të tha mendja kur i kërkove autorit që të zhdukë çdo gjurmë të xhelozisë së sulltanit, e sidomos prirjeve të tij homoseksua­le? A? Mos do të mbrojmë sulltanin e Turqisë tani? A?

Kujdesshëm po i largoheshi­m pjesës së dytë të librit, për t’iu afruar, donim apo s’donim, zonës së rrezikshme: Moskës. Gatigati nuk e fshihnim se hallin e kishim të përbashkët. Zëri i tij ishte çuditërish­t i ulët, tek nisi të më thoshte se në këtë libër kishte ballë për ballë dy.. gjëra... ose, më saktë, dy forca, a prirje, apo s’donte si t’i quante... me një fjalë, shteti sovjetik nga një anë dhe përballë tij shkrimtari Pasternak. Ose, thënë ndryshe, shkrimtari Pasternak dhe kundër tij shteti sovjetik. E veçanta, në këtë rast, ishte se të dyja palët, shteti dhe shkrimtari, ishin njëlloj të këqij. Për të mos thënë njëri më i keq se tjetri. Kurse ti si autor, dhe ne bashkë me ty, nuk jemi me asnjërin. Ne jemi, si të thuash, as, as. shkurt, aq na bën se ata të dy po i nxirrnin sytë njëri- tjetrit. As, as, përsërita me vete, disi i habitur për këtë stil të foluri. Në të vërtetë, ishte pak a shumë ajo që kisha menduar, kur me veten time kisha përfytyrua­r si mund ta përligjja veprën. Isha thjesht dëshmitar. Isha gjendur atje kur gjithçka kishte ndodhur dhe s’kishte qenë puna ime të përzihesha në asgjë, zakonisht, paanshmëri­a nuk ishte e këshillues­hme dhe, veç kësaj, ngaqë emri im ishte menduar në atë pëshpërimë të nëmur, paanësia ime mund të mos ngjante fort bindëse.

As, as, mendova përsëri, me njëfarë qetësie. Ai më vështroi për herë të parë në sy, para se të vazhdonte shpjegimin. Me shtetin sovjetik, sigurisht që s’mund e s’mund të ishim, sikur toka e qielli të përmbysesh­in. Ajo dihej tashmë. Por ama, as me shkrimtari­n.

S’po e kapja nëse donte të dilte diku apo thjesht të më thoshte se, pa dashur ( natyrisht pa dashur), kisha mbajtur anën e raport të përbotshëm e që udhëton nga koha në kohë, ai i sunduesit me shkrimtarë­t. Nga Bashkimi i madh Sovjetik, te Shqipëria e vogël; nga Stalini tek Enveri; nga Pastërnaku te Kadareja.. Duke hulumtuar në çështjen e “tradhtisë” së mundshme të Pasternaku­t karshi Mandelshta­mit, Kadare sjell ndër mend situata dhe episode kur kjo mund të kishte ndodhur... Ai kujton kohën kur kishte çuar për botim veprën “Ura me tri harqe” dhe redaktori “hetonte” simbolikat që përshkonin tri romanet: nga simboli i tri harqeve, te koka e prerë e Ali Pashait e deri te Moska e Pastërnaku. Dyshimet e redaktorit dhe nëntekstet e romanit. shkrimtari­t.

- Me shtetin sovjetik, kurrsesi,- vazhdoi,- duke tundur kryet, si ata që thonë “u bu bu!”... Aq më tepër që kohët e fundit se ç’ishte pëshpëritu­r për ca nostalgjia të tipit: ah, ç’na mori malli për ato këngët ruse... etj., nga ato që hapeshin në prag të zbulimit të ndonjë komploti. Ndoshta kisha dëgjuar për një arrestim kohët e fundit, pikërisht në shtëpinë botuese.

Vështrimet tona kishin mbetur të mbërthyera te njeri- tjetri. Ja ç’na paskësh qenë shkaku i kujdesit të tij. Tani s’do të habitesha po të më thoshte: ku shkove e gjete këtë temë, pikërisht tani? Ose më keq: ku më gjete mua? Në vend të kësaj, vazhdoi të fliste kundër Pasternaku­t. Shteti sovjetik ishte për t’i vënë zjarrin, por ama as Pasternaku s’durohej. “Kurrsesi jo!”, përsëriti për herë të tretë, pa m’i hequr sytë.

- Sigurisht,- iu përgjigja. S’besoj se në librin tim ka ndonjë shenjë të atillë.

- S’desha të thosha atë,- ma preu fjalën. - Kurrsesi s’mund ta bënte askush. Një mijë herë Jo!

I thashë se ndoshta në një përballje të tillë krijohej vetvetiu njëfarë ndjeshmëri­e ose keqardhjej­e për njeriun e vetmuar.

- Pikërisht,- gati sa s’thirri. - Ti gjendesh vetëm. Të shan një e gjashta e globit, siç e ke përshkruar. Madje më shumë, ndoshta gjysma, dhe ti hesht. Pikërisht... Ti hesht... Dhe kjo ngjan si një gjë e zezë, pa kurrfarë shprese. Dhe ti ndien sytë e turmës që s’të ndahen: një pjesë me urrejtje, të tjerët me përçmim, tek- tuk me dhimbsuri... Ndërkaq, askujt nuk mund t’i shkonte mendja se midis zisë, ti, domethënë Pasternaku... domethënë çdokush që mund t’i binte një fat i tillë... mund të provonte diçka tepër të rrallë, ku e zeza dhe e ndritshmja përziheshi­n si askund: dehjen e rrëzimit.

Ti shfryje me vete: shaj, popull i egër, pa tru, dhe aty për aty, për habinë tënde, si të kapje vetimin e një misteri që s’i lejohej kurrkujt, ti kapje nderimin e sëmurë ndaj tij.

E kishe parë brohoritës, të qeshur vdekshëm nëpër mitingje festive, dhe befas ai të shfaqej ndryshe, hijekeq e kërcënues dhe ti shfryje prapë: shaj, shkumëzo, një ditë do të më falënderos­h, ndoshta, që ta dhashë këtë mundësi.

 ??  ??
 ??  ?? Shkrimtari Ismail Kadare dhe botuesi Bujar Hudhri në Moskë
Shkrimtari Ismail Kadare dhe botuesi Bujar Hudhri në Moskë
 ??  ?? Ismail Kadare duke mbajtur shënime mbi librin e ri
Ismail Kadare duke mbajtur shënime mbi librin e ri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania