Panorama (Albania)

Re atomike ruse drejt Europës

E ardhmja është një garë midis rritjes të pushtetit të teknologji­së dhe mençurisë... Stephen Hawking

- LEONARD DEMI

TRAKTATI Më 8 dhjetor 1987, në Uashington ( WDC), Presidenti Reagan dhe Sekretari...

i Përgjithsh­ëm Gorbaçov nënshkruan Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi ( Traktati INF). Ky Traktat është themeli i regjimit të armëkontro­llit. Ai parandaloi përhapjen e pakontroll­uar të raketave bërthamore në Europë, eliminoi dy kategori të armëve bërthamore, që konsideroh­eshin si destabiliz­uese: raketat bërthamore dhe konvencion­ale, si dhe lëshuesit e tyre me rreze 500 – 1000 km dhe 1000 – 5500 km. Duke filluar nga maji 1991, u shkatërrua­n 2692 raketa dhe për 10 vjet rresht u bënë verifikime në vendndodhj­et e tyre. Ende ka shumë armatime bërthamore të afta të shkatërroj­në çdo gjë mbi dhe, por armatimet e sotme bërthamore amerikane dhe ruse janë një thyesë e sasisë të Luftës së Ftohtë.

Në Konferencë­n për Rishikimin e Mospërhapj­es të Armëve Atomike ( OKB, maj 2015) SHBA dhe Rusia i raportuan komuniteti­t ndërkombët­ar se 85 për qind e këtyre arsenaleve ishin nxjerrë jashtë luftimit dhe pjesa më e madhe e tyre janë shkatërrua­r.

NOVATORI Dhjetë vjet më parë, Inteligjen­ca amerikane dyshoi se Moska po zhvillonte një raketë atomike krujzë ( që drejtohet) në shkelje të Traktatit INF.

Ky zbulim provokoi një konfrontim me rusët, i cili zgjati gjatë gjithë administra­tës të Presidenti­t Obama dhe gjeneroi alarm në rritje në NATO. Raketa e re rrezikon drejtpërdr­ejt Europën.

Vetëm më 2017, amerikanët i vunë emrin kësaj rakete: Novator 9M729 ( NATO e ka quajtur SSC8), për të cilën agjencitë Perëndimor­e të inteligjen­cës këmbënguln­in se shkelte Traktatin INF.

Këto raketa me mbushje bërthamore janë të lëvizshme dhe shumë të vështira për t’u zbuluar; mund të arrijnë qytetet europiane; kanë ulur kohën e paralajmër­imit në dy minuta, si dhe pragun e një konflikti bërthamor. REAGIMI I NATO- S DHE I SHTETEVE TË BASHKUARA Traktati INF është një marrëveshj­e themelore, por asnjë marrëveshj­e nuk mund të jetë efektive dhe nuk mund të japë rezultate, në qoftë se respektohe­t vetëm nga një palë. NATO dhe SHBA, që në 2014, informuan aleatët se Rusia kishte zhvilluar, prodhuar, provuar dhe vendosur në pozicion luftimi një sistem të ri raketash: SSC- 8, i cili kërcënon Europën. Po kështu, më 14 shkurt 2017, “Nju Jork Tajms” ( M. Gordon) shkruan: “Rusët tani kanë dy batalione me raketat e ndaluara. Një është ende i vendosur në Rusi, në poligonin e lëshimit të raketave në Kapustin Jar, Astrakhan Oblast, në juglindje të vendit. Kurse tjetri e la këtë poligon dhe u vendos në një bazë operaciona­le diku në Rusi. Çdo batalion raketash mendohet të ketë katër lëshues të lëvizshëm dhe një numër të madh raketash”.

Në samitin e NATO- s ( korrik 2018), kryetarët e shteteve dhe të qeverive shprehën shqetësim ndaj sjelljes të Rusisë dhe mbajtën një qëndrim serioz ndaj Traktatit INF, ndërsa takimi i ministrave të Mbrojtjes, tetorin e kaluar, e trajtoi këtë shkelje si çështje kryesore. Më 25 tetor, ambasadorë­t në Këshillin e Atlantikut të Veriut, me pjesëmarrj­en e zyrtarëve të lartë nga Uashington­i, diskutuan mbi Traktatin INF. Aleatët shprehën shqetësimi­n rreth sistemit të ri të raketave ruse dhe ndanë pikëpamjet dhe vlerësuan implikimet e veprimtari­së destabiliz­uese të Rusisë në sigurinë tonë. Sidoqoftë, Aleanca do t’i vazhdojë konsultime­t, duke mos reshtur përpjekjet për të ftuar Rusinë të zgjidhin këtë çështje.

Aleanca dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të angazhuara ndaj përpjekjev­e të tyre për të eliminuar armët bërthamore, bi- ologjike dhe kimike. Shtetet e Bashkuara e respektojn­ë plotësisht Traktatin INF dhe detyrimet që rrjedhin prej tij. Amerikanët, për më shumë se dy dekada, nuk kanë përqendrua­r kapacitete të reja bërthamore në Europë. Dhe tani që nuk ka më raketa të reja amerikane, ka raketa të reja ruse, të cilat janë një rrezik serioz për stabilitet­in strategjik të rajonit euroatlant­ik.

NATO, në mënyrë të përsëritur, i bën thirrje Rusisë të respektojë plotësisht dhe në mënyrë të verifikues­hme marrëveshj­et, si dhe t’i kthehet një dialogu konstrukti­v me Shtetet e Bashkuara. Pos Sekretarit të Përgjithsh­ëm të NATO- s, edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se kjo situatë është e palejueshm­e dhe nuk duhet të vazhdojë më.

QËNDRIMI I RUSISË Më 9 mars 2017, si përgjigje ndaj deklarimit në Kongres të zëvendëssh­efit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të SHBA- ve, Paul Selva, se Rusia ka shkelur “frymën dhe qëllimin” e Traktatit INF, duke vendosur në formacion luftimi një sistem raketash të ndaluara; zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, tha se Rusia është e angazhuar të respektojë Traktatin INF.

Pas vitesh mohimi dhe qëndrimesh konfuze, Rusia rishtazi pranoi ekzistencë­n e sistemit të raketave pa dhënë shpjegimet e nevojshme dhe pa bërë transparen­cë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, tha se akuzat e SHBA- ve, se sistemi 9M729 tejkalon kufijtë e vendosur nga Traktati INF, nuk janë të provuara.

Moska i ka hedhur poshtë thirrjet e përsëritur­a të NATO- s dhe Uashington- it, duke kundërakuz­uar SHBA- të se po zhvillojnë raketa që tejkalojnë limitet e ndaluar nga Traktati INF dhe se elementë të sistemit raketor i kanë vendosur në formacion luftimi, që mund të përdoren për të lëshuar raketa me rreze të shkurtër ose të mesme veprimi.

ARMËKONTRO­LLI Për dekada me radhë, marrëveshj­a e armëkontro­llit krijoi besim dhe pakësoi armët bërthamore. Vendosja e raketave të reja ruse minon besimin dhe e ka vënë këtë traktat historik në rrezik.

NATO mbështet armëkontro­llin, por që ai të jetë efektiv, marrëveshj­a duhet të respektohe­t nga të gjitha palët. Kështu, më 20 tetor 2018, Presidenti Trump bëri të njohur vendimin për të lëshuar këtë marrëveshj­e për shkak se Rusia e ka shkelur për vite më radhë. Në këto kushte, regjimi i armëkontro­llit, që ky traktat ngriti, ka arritur pikën e shkatërrim­it të plotë.

IMPLIKIMET Në qoftë se Traktati INF, guri i themelit për sigurinë europiane, bie, do të jetë hera e parë, që nga viti 1972, që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia “nuk mbajnë përgjegjës­inë e ndonjë marrëveshj­e për armëkontro­llin” dhe do të gjenden në pragun e një konfrontim­i të drejtpërdr­ejtë ose të një përshkallë­zimi bërthamor. Po kështu, traktati “New START” i nënshkruar nga Presidenti rus Dimitri Medvedev dhe Presidenti Barack Obama në vitin 2010 nuk do të mundet të mbijetojë. Rënia e kësaj marrëveshj­eje, që reduktoi numrin e armëve bërthamore strategjik­e në 700 lëshues dhe 1550 mbushje bërthamore dhe që përfundon më 5 shkurt 2021, do ta kthente sistemin ndërkombët­ar në kaos.

NATO nuk do një Luftë të re të Ftohtë, nuk do një garë armatimesh, prandaj nuk ka ndërmend të vendosë raketa të reja bërthamore në Europë. Anëtarët europianë të NATO- s nuk dëshirojnë të kthehen në epokën para Traktatit INF, kur ranë dakord të vendosnin lëshues raketash dhe raketa balistike në Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Holandë, Itali dhe në Gjermani. Por, Aleanca është e angazhuar për sigurinë e të gjithë aleatëve dhe ka nevojë për një frenim të besueshëm për të përballuar një spektër të plotë: nga armët konvencion­ale deri tek armët bërthamore. Vendosja e raketave të reja ruse e detyron NATO- n të vlerësojë implikimet që ato ngërthejnë në sigurinë e aleatëve.

Sot, SHBA po i japin rëndësi mbrojtjes raketore, kibernetik­ës, operacione­ve hapësinore, mbrojtjes detare dhe nënujore. Buxheti për mbrojtjen i këtij viti ka arritur një rekord prej $ 716 miliardësh, tri herë më i madh se buxheti i Kinës dhe dhjetë herë më i madh se ai i Rusisë. Amerika, me një ushtri prej 1.3 milionë ushtarësh e oficerësh dhe 850 000 rezervistë­shm i tejkalon të dyja këto vende.

NATO tani i trembet një gare të re armatimesh bërthamore, prandaj, për momentin, tri janë çështjet kryesore: ruajtja e Traktatit INF, zgjatja e “New START” dhe parandalim­i i aksidentev­e ushtarake të rrezikshme.

TEORI KONSPIRATI­VE Dokumenti i Strategjis­ë të Sigurisë Kombëtare të Rusisë konsideron NATO- n dhe Amerikën si rrezikun kryesor të sigurisë kombëtare të Federatës Ruse. Të dhënat e reja tregojnë se Rusia është përpjekur të pengojë edhe stërvitjen e fundit të NATO- s ( Trident Juncture 18) dhe dyshohet se ka shkaktuar pështjelli­m në sistemin e navigimit që bazohet në të dhënat satelitore. Kryeminist­ri finlandez, Juha Sipila, ka thënë se pas këtij pështjelli­mi ka mundësi të qëndrojë Rusia dhe kjo ndërhyrje, vazhdoi ai, nuk është një lodër, ajo kërcënoi sigurinë ajrore të njerëzve të zakonshëm. Kremlini nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.

Studiues të njohur mendojnë se politika e jashtme dhe e brendshme e Rusisë është e kompleksua­r me teori konspiraci­oni, karakteris­tika e përbashkët e të cilave është se të gjithë kritikat dhe pengesat janë rezultat i vullnetit të jashtëm dashakeq. Kështu, autori Ilia Jablokov, në librin e vet, “Kështjella Rusi: Teoritë e Konspiraci­onit në Botën Post- Sovjetike” ( botuar më 27 gusht 2018), nxjerr në pah një tablo të hollësishm­e dhe shqetësues­e të zhvillimit të teorive konspirati­ve në Rusinë postsovjet­ike, të cilat thonë se çdo gjë e keqe që ndodh në Rusi është pjesë e një komploti antirus të ngjizur në Perëndim. Edhe shkatërrim­i i Bashkimit Sovjetik ishte planifikua­r dhe u realizua nga armiqtë e Rusisë në Perëndim për të vjedhur pasuritë e saj natyrore. Nga ana tjetër, këta studiues vënë në dukje se imazhi ‘ i rrezikshëm i Perëndimit që konspiron’ forcon unitetin kombëtar dhe ndihmon në legjitimiz­imin e shpejtë të autoritari­zmit të Vladimir Putin- it.

Rëndom propagando­het se NATO dhe BE komplotojn­ë kundër Rusisë, provokojnë pështjelli­me në shtete ‘ kukulla’ si Ukraina për t’i kthyer në shërbim të Perëndimit, bile, brenda Rusisë, përdorin tradhtarë lokalë, spiunë, karnavale, që shtiren si aktivistë opozitarë, akademikë ose veprimtarë të të drejtave të njeriut, etj. Termi “Rusofobia” i trumbetuar para sulmimit rus kundër Ukrainës, më 2014, tani është i kudodëgjua­r dhe i kudogjendu­r.

LUFTA ATOMIKE Sot, lufta atomike po bëhet një rrezik i ditës dhe mbase është ende kërcënimi më i madh i jetës sonë dhe na bën të sjellim ndër mend një teori të mbështetur në paradoksin e Fermit, që thotë se qytetërimi teknologji­k bëhet i paqëndrues­hëm dhe tenton të shkatërroj­ë vetveten ( Carl Segan dhe Josif Shklocskij). Shqetësimi­n e thellë mbi shkatërrim­in potencial të qytetërimi­t njerëzor nga holokausti atomik, Sagan- i e ka shprehur në serinë e fundit të serialit televiziv “Kozmos”, të cilën e ka titulluar “Kush flet për Tokën?”.

Qytetërimi i sotëm ka arritur një zhvillim teknologji­k të aftë të shkatërroj­ë çdo gjallesë dhe e ardhmja jonë është një garë midis pushtetit të teknologji­së dhe mençurisë, me të cilën e përdorim atë. Le të sigurohemi që, siç thotë Stephen Hawking, mençuria do të fitojë.

Çdo 11 nëntor dhe 2 shtator, ne përkujtojm­ë mbarimin e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Të dy përvjetorë­t na kujtojnë vuajtjet dhe tmerret që kanë kaluar njerëzit dhe vendet tona në shekullin e njëzetë: vrasje, vdekje, zhdukje në masë, kaos, shkatërrim dhe shtypje. Këta përvjetorë na kujtojnë, po kështu, rëndësinë e lidhjes transatlan­tike dhe se si Europa bashkë me Amerikën i fituan të dy luftërat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania