Panorama (Albania)

PD dhe PS përplasen para “Venecias” për vetingun në politikë

Hysi: Kemi vullnetin për nxitjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, presim edhe opinionin e Komisionit të Venecias

- ERVIN KOÇI

Komisioni i Venecias zbarkoi dje në Tiranë për të marrë mendimet e partive parlamenta­re për propozimin e opozitës për vetingun në politikë.

Sipas axhendës së përcaktuar, ekspertët ndërkombët­arë i zhvilluan të gjitha takimet e tyre brenda Kryesisë së Kuvendit, duke risjellë pas shumë muajsh opozitën në Parlament.

MAXHORANCA Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësue­sit e Komisionit të Venecias i priti zëvendëskr­yetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi. Ndonëse takimi nuk ishte i hapur për mediat, në njoftimin për shtyp të Kuvendit bëhet me dije se socialistj­a Hysi u ka parashtrua­r qëndrimin se paketa e Reformës në Drejtësi e ka aktualisht hetimin për zyrtarët e lartë shtetërorë. “Hysi bëri një paraqitje të përmbledhu­r të risive të Reformës në Drejtësi në fushën e parandalim­it, hetimit dhe dënimit të veprave penale të korrupsion­it dhe të lidhjeve të funksionar­ëve të lartë me krimin e organizuar, goditjen e pasurive që burojnë nga veprimtari kriminale, përshirë veprat penale të korrupsion­it, ndryshimet në ligjin për deklarimin e pasurive, nën Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Por ekspertët e Komisionit të Venecias kërkuan një qëndrim të prerë nga ana e Hysit nëse është pro nismës së propozuar nga opozita apo jo. Sipas njoftimit të Kuvendit, zëvendëskr­yetarja e Kuvendit ishte për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe jo ndryshimev­e të tjera ligjore, por se opinioni i Komisionit të Venecias do të jetë vendimtari për këtë çështje. “Të pranishmit kërkuan të dinë nëse ka një qëndrim nga ana e maxhorancë­s lidhur me nismën ligjore të opozitës. Në këtë pikë, Hysi i bëri me dije delegacion­it se maxhoranca ishte në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias. Hysi shprehu vullnetin për nxitjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe për fillimin sa më shpejt nga funksioni të organeve të reja të sistemit të drejtësisë”,- thuhet në njoftimin e Kuvendit. Krahas Vasilika Hysit, përfaqësue­sit e Komisionit të Venecias morën mendimin edhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Pas takimit, Manja dha një deklaratë për mediat ku u shpreh se grupi i PS- së do t’u japë zyrtarisht ekspertëve të huaj opinionin e tyre mbi kërkesën e opozitës për të bërë vetingun në politikë. “Ne shpresojmë dhe besojmë në kompetencë­n e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetues­e. Shpjegimet dhe mendimet tona do t’ua dorëzojmë. Ne e mirëpresim opinionin e Venecias, si tabani i demokracis­ë. Ne vazhdimish­t jemi konsultuar dhe kemi marrë opinionin e Venecias.

OPOZITA Pas një mungese disamujore, në Kryesinë e Kuvendit erdhi delegacion­i i Partisë Demokratik­e, i cili zhvilloi një takim me ekspertët e Komisionit të Venecias. Në krye të përfaqësue­sve të PDsë ishte kryetari i grupit, Edmon Spaho, i cili pas takimit dha detajet e tij mbi bisedën e zhvilluar. “Nuk duhet të ketë dy standarde, por ai që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët të aplikohet edhe për politikanë­t, kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar. Ne shpjeguam që asnjë reformë nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin”, deklaroi Spaho për mediat”.

 ??  ??
 ??  ?? Vasilika Hysi, dje gjatë takimit me përfaqësue­s të Komisionit të Venecias
Vasilika Hysi, dje gjatë takimit me përfaqësue­s të Komisionit të Venecias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania