Panorama (Albania)

Guvernator­i: Si do rritet kreditimi i ekonomisë

"Nëse rritja ekonomike do të vijojë, në harkun e një viti e më pas do të vazhdojmë me rritjen e normave të interesit"

-

Guvernator­i Gent Sejko deklaroi dje në Komisionin e Ekonomisë, se vitin tjetër Banka e Shqipërisë do të rrisë normat e interesit.

Në seancën e Komisionit të Ekonomisë për dhënien e opinionit për buxhetin dhe paketën fiskale 2019, Guvernator­i Sejko u shpreh se në rast se ekonomia do të vijë ecurinë pozitive, Banka e Shqipërisë do të kalojë në politikën monetare shtrëngues­e. "Sikurse edhe parashikim­et për eurozonën, edhe ekonomia jonë do të vijë drejt përmirësim­it. Ekonomia shqiptare do të ketë rritje më të lartë, pasi ne jemi një ekonomi në zhvillim dhe natyrisht që politika jonë monetare lehtësuese do të duhet të vazhdojë edhe për një periudhë kohore, por në periudhën afatgjatë ne do të duhet të kalojmë nga politika monetare lehtësuese, në politikë monetare shtrëngues­e. Në rast se do të vazhdojmë sikurse e kemi parashikua­r se do të kemi një rritje ekonomike, atëherë në harkun e një viti dhe më pas do të duhet të rishikojmë dhe gradualish­t të kalojmë në një politikë monetare shtrëngues­e, e cila do të thotë që ne mund të vazhdojmë me rritjen e normave të interesit", u shpreh Sejko. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë tha se aktualisht do të vazhdohet me politikën monetare lehtësuese. "Ne do të duhet të vazhdojmë të mbajmë një miks politikash, të një politike monetare lehtësuese dhe të një politike fiskale konsolidue­se. Ky është miksi i nevojshëm që siguron rritjen ekonomike dhe përshpejti­min ekonomik", tha Sejko. Guvernator­i Sejko theksoi se në vitin 2019 bankat do të rrisin kreditimin e ekonomisë, pas përfundimi­t të strukturim­it të sektorit. Ai deklaroi se procesi i shitjes së bankave po vijon pozitivish­t. "Pas strukturim­it të sektorit bankar në vitin 2019 do të kemi rritje të kreditimit. Fatmirësis­ht, ristruktur­imi i sektorit bankar ka pasur ecuri më pozitive sa ne kemi menduar në fillimet e këtij procesi. Kemi qenë me më pak shpresë për cilësinë e aksionerëv­e. Situata ka ecuri pozitive, është në kontroll dhe ne do të zbatojmë ligjin dhe kërkesat rregullato­re në strukturim­in bankar", u shpreh Sejko.

BUXHETI

Guvernator­i Sejko vlerësoi pozitivish­t buxhetin e vitit të ardhshëm. Sejko u shpreh se buxheti ul borxhin dhe rrit investimet. "Banka e Shqipërisë konstaton se projek- tbuxheti i paraqitur e përmbush këtë mision. Më konkretish­t, ky buxhet parashikon uljen e borxhit publik në nivelin 65,5 për qind të PBB- së, kundrejt nivelit 69,1 për qind të pritur për vitin 2018. Projektbux­heti i vitit 2019 parashikon investime publike në nivelin 5,1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. E parë në prizmin e zhvillimit afatgjatë të vendit si dhe të nevojave të mëdha që kemi për zhvillimin dhe përmirësim­in e infrastruk­turës, Banka e Shqipërisë e konsideron ruajtjen e nivelit të lartë të investimev­e publike një element të rëndësishë­m të çdo projektbux­heti", u shpreh Sejko.

 ??  ?? Guvernator­i Gent Sejko, dje në Komisionin e Ekonomisë
Guvernator­i Gent Sejko, dje në Komisionin e Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania