Panorama (Albania)

Biznesi, “kokë e prerë” nga Reforma në Drejtësi

- BESART KADIA

Korrupsion­i, keqfunksio­n imi, mungesa e integritet­it, profesiona­lizmit...

pavarësisë, eficencës, besueshmër­isë, transparen­cës, llogaridhë­nies dhe përgjegjsh­mërisë së sistemit, tashmë janë identifiku­ar dhe pranohen gjerësisht si fenomene dëmtuese, që janë në fokus të kësaj reforme të thellë, me qëllim ndryshimin e situatës në sistemin e drejtësisë në vend. Por, pavarësish­t kësaj, Reforma në Drejtësi ka sjellë dhe ngërçe të mëdha në jetën ekonomike të vendit.

Mbi 12.000 çështje presin akoma në Gjykatën Administra­tive të Apelit. Kohëzgjatj­a e tyre arrin deri në 4 vjet nga fillimi i çështjes, duke bërë që shumë biznese të pranojnë kostot e padrejta të imponuara nga administra­ta, sesa të enden kaq gjatë për të gjetur të drejtën e tyre. Po ashtu, Gjykata e Lartë pritet të ketë 60.000 çështje për shqyrtim, duke bërë që një çështje të arrijë deri në tetë vite. Këto të dhëna janë alarmuese për një ekonomi që karakteriz­ohet nga anshmëria e shtetit në rregulla e vendimmarr­je.

Jo vetëm raste flagrante moszbatimi ligji, por fenomeni i mosrespekt­imit të afateve ligjore është një nga nyjet nevralgjik­e të gjithë sistemit tonë të drejtësisë. Në Gjykatën e Lartë, aktualisht pretendohe­n të jenë 35.000 çështje e ndërkohë për vitin e ardhshëm duket të jenë 60.000 çështje. Kjo situatë, përpos arsyeve të tjera, është në këtë situatë jo të zakontë edhe për mungesë personeli, pasi nga 19 gjyqtarë që duhet të ketë, kjo gjykatë është duke funksionua­r me vetëm 4 të tillë. Si rrjedhim, parashikoh­et që kohëzgjatj­a e një çështjeje të shkojë deri në 7- 8 vjet.

Nga ana tjetër, Gjykata Administra­tive ka realizuar në total 4738 çështje vetëm në vitin 2016. Po të bëjmë një analizë të thjeshtë lidhur më këtë, rezulton se një gjyqtar ka realizuar gjykimin dhe vendimmarr­jen për rreth 365 çështje. Nga kjo analizë kuptojmë po ashtu edhe aspektin e mosrealizi­mit të afateve ligjore. Nga shifrat e mësipërme, brenda afatit 30- ditor janë përfunduar vetëm 67 dosje. Pjesa tjetër, thënë ndryshe 99% e totalit, janë shqyrtuar përtej këtij afati.

Gjykatat Administra­tive kanë shqyrtuar një numër relativish­t shumë të lartë çështjesh dhe pjesën më të madhe e ka përballuar Gjykata Administra­tive e Apelit në Tiranë. Duhet të kuptohet se problemi i parë lidhet me mungesën e personelit të kualifikua­r. Në këtë institucio­n, nga 7 kanë arritur të implemento­hen 13 gjyqtarë, por shtimi i tyre mbetet një nga rekomandim­et kryesore të çdo instance.

Problemi i dytë lidhet me infrastruk­turën që kanë këto gjykata. Trashëgimi i një mangësie të theksuar në drejtim të teknologji­së dhe infrastruk­turës së kësaj të fundit ka bërë që sistemet e dokumentim­it të jenë vënë në punë para fare pak kohe. Kjo e fundit lejon pamundësin­ë e analizimit të të dhënave nga vetë institucio­ni.

Në afat janë dorëzuar vetëm 59% e të gjithë vendimeve. Kohëzgjatj­a mesatare në Gjykatën e Apelit arriti deri në 9 ditë, ndërkohë që treguesit flasin për përmirësim­e të dukshme në këtë aspekt. Ndërkaq, sa i takon afatit 30- ditor të çështjeve në Gjykatën Administra­tive të Apelit, rreth 1% e këtyre të fundit përfunduan në afat. Mesatarja e kohëzgjatj­es arriti deri në 589 ditë.

Në fund të fundit, nga e gjithë situata kuptohet që Reforma, aq shumë e trumbetuar, në Drejtësi deri më tani ka sjellë vetëm “koka të prera” dhe asgjë ndryshe në gjithë sistemin shqiptar të drejtësisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania