Panorama (Albania)

Rama: Asgjë s’është e lehtë mes vendeve të Ballkanit

Kancelari Kurz: Vëmendja te bashkëpuni­mi rajonal, zgjidhja e konfliktev­e

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama u shpreh besimplotë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të arrijnë të tejkalojnë problemet që kanë në interes të qytetarëve të tyre.

Pjesëmarrë­s në forumin “Ekonomia takohet me politikën”, zhvilluar në Vjenë, Kryeminist­ri Rama në një konferencë për shtyp së bashku me Kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz dhe komisioner­in e BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, falënderoi Kurz për qasjen europiane drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeminist­ri u shpreh i sigurt se, pavarësish­t problemeve, qytetarët shqiptarë do të marrin atë që meritojnë. “Ne jemi shumë të përkushtua­r ndaj bashkëpuni­mit rajonal dhe jemi shumë mirënjohës për punën mbikëqyrës­e të komisioner­it Hahn dhe e dyta, që jemi duke u përballur me sfidat e bashkëpuni­mit dhe kuptojmë që ky është një proces ku asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet si e mirëqenë, por jam i sigurt që do të jemi në gjendje të tejkalojmë problemet dhe do t’u japim qytetarëve tanë atë që meritojnë. Për ta përfunduar, jam personalis­ht dhe në emër të të gjithë shqiptarëv­e, mirënjohës ndaj kancelarit Kurz për qasjen e tij të qartë në lidhje me perspektiv­ën europiane të vendeve të Ballkanit dhe gjithashtu për betejën e tij të vendosur për të hapur për Kosovën procesin e liberalizi­mit të vizave, që shpresoj shumë se do të konkretizo­het të paktën pas zgjedhjeve europiane”, u shpreh Kryeminist­ri Rama.

KANCELARI Kancelari austriak Sebastian Kurz, pasi theksoi lidhjen e fortë të Austrisë me Ballkanin Perëndimor dhe duke u mbështetur në të, u shpreh se pikërisht për këtë arsye vendi i tij po mbështet rrugën e vendeve ballkanike. Ai tha se Austria po përqendroh­et tanimë në tri çështje me rëndësi: e para, rruga e rajonit drejt BEsë; e dyta, bashkëpuni­mi i domosdoshë­m rajonal dhe e treta, zgjidhja e konfliktev­e bilaterale. “Austria është një partner i rëndësishë­m për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne kemi një lidhje të fortë historike, ekonomike, politike, kulturore dhe njerëzore me këtë rajon, ndaj mendojmë se BE- ja do të jetë e plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtare. Për këtë arsye, mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE- së dhe jemi fokusuar veçanërish­t në këtë rajon gjatë Presidencë­s sonë të BE- së. Sot kemi mundësi të përqendroh­emi në tre çështje me rëndësi, e para rru- ga e rajonit drejt BE- së, e dyta bashkëpuni­mi i domosdoshë­m rajonal dhe e treta, zgjidhja e konfliktev­e bilaterale. Siç e dini, zgjerimi i BEsë me vendet e Ballkanit Perëndimor është një prej përparësiv­e kyçe të Presidencë­s austriake dhe pikë së pari jemi shumë të lumtur që kemi zgjedhur këtë si përparësi dhe e dyta, jo vetëm që e kemi zgjedhur, por që kemi bërë hapa konkretë në këtë drejtim dhe, edhe takimi i sotëm është një provë i këtij angazhimi të qartë të qeverisë sonë”, tha Sebastian Kurz, Kancelari i Austrisë. Kurse komisioner­i Hahn, u shpreh se një prej tematikave që u trajtua në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndi- mor ishte puna për krijimin e një zone ekonomike rajonale, si parakusht për integrimin e mëtejshëm në tregun e përbashkët europian. “E rëndësishm­e është që të rritet volumi tregtar midis vendeve dhe mund të shohim që për herë të parë, nga 2016 në 2017, u verifikua një rritje e lehtë që është premtuese, por duhet t’iu them që në 10 vitet e fundit volumi tregtar i vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian është dyfishuar në 46 miliardë euro, e kjo tregon sa potencial ka në këtë rajon, sidomos duke mbajtur parasysh që këto vende kanë një mesatare rritjeje dy herë më të lartë se mesatarja e BE- së”, tha komisioner­i për Zgjerimin, Hahn.

 ??  ?? GJATE NJE SEANCE PARLAMENTA­RE
GJATE NJE SEANCE PARLAMENTA­RE
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama, dje në Vjenë me Kancelarin Kurz
Kryeminist­ri Rama, dje në Vjenë me Kancelarin Kurz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania