Panorama (Albania)

Papa Francesku, pritje në Vatikan për Skënderbeu­n

“Mbrojti me guxim vlerat shpirtëror­e, meritoi ‘ Athleta Christi’”

-

Papa Francesku priti dje në një Udiencë private një delegacion të shtetit shqiptar të kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në Udiencë morën pjesë personalit­ete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësue­s të komunitete­ve fetare, personalit­ete të artit, kulturës e medies, si edhe përfaqësue­s të arbëreshëv­e dhe komunitete­ve të diasporës shqiptare nga SHBA- të dhe vende të tjera. “Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeu­n, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtëror­e dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin ‘ Athleta Christi’. Me veprat e tij farkëtoi identiteti­n kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutue­shëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar, si edhe interpretu­es në nivelin më të lartë i vlerave të besnikëris­ë së ndershme ndaj impenjimev­e të ndërmarra lirisht”, u shpreh ati i shenjtë. Sipas tij, rëndësia e veçantë e figurës dhe e veprës së Kastriotit përfaqësoh­et mirë në flamurin tone, me shqi- ponjën e zezë dykrenore në sfondin e kuq, bërë sipas stemës së heroit. Ati i shenjtë pati dhe një mesazh për politikën shqiptare. “Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin e risuar të të gjithëve – institucio­ne e qytetarë – në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibrua­r, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracion­in, duke e dobësuar vendin nga forcat dhe aftësitë e domosdoshm­e për zhvillimin e tij njerëzor e civil”, tha Para Francescu. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në krye të delegacion­it të përfaqësue­sve të popullit shqiptar mori pjesë në Udiencën që mbajti Papa Francesku me rastin e Vitit Mbarëkombë­tar të Gjergj Kastrioti Skënderbeu­t. “Në harkun kohor të katër viteve të fundit, ju i jeni dedikuar tri herë vendit tim Shqipërisë”,- iu drejtua kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, atit të shenjtë Papa Franceskut. Në vitin 2014 vizituat Shqipërinë dhe takuat nga afër popullin shqiptar. Në vitin 2016 shenjtërua­t Shën Nënë Terezën e Kalkutës dhe të Shqipërisë. Dhe tani po prisni përfaqësue­sit e popullit shqiptar me rastin e 550- vjetorit të Skënderbeu­t, mbrojtësit te krishterim­it dhe Atletit të Krishtit. Ju shpreh mirënjohje­n e të gjithë shqiptarëv­e”. “Për mua vizita në Shqipëri është e paharruesh­me”, iu drejtua ati i shenjtë kryeparlam­entarit Ruçi. Klima e respektit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëv­e e myslimanëv­e është një pasuri e çmueshme për vendin”.

 ??  ?? Delegacion­i në Udiencën e organizuar nga Papa Francesku, dje në Vatikan
Delegacion­i në Udiencën e organizuar nga Papa Francesku, dje në Vatikan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania