Panorama (Albania)

Vetingu në politikë, kushti i panegociue­shëm i PD për bojkotin

-

Miratimi i ndryshimev­e kushtetues­e që do të hapi rrugë për të bërë rivlerësim­in e politikanë­ve, apo i njohur ndryshe si vetingu në politikë, është kushti i vendosur nga opozita për t’iu rikthyer jetës parlamenta­re dhe për të thyer bojkotin disamujor. Kur tanimë ditët kanë filluar të numërohen pa kalkulime të vështira përsa i përket afatit të mbetur nga opozita para se të shkojë në vijën e kuqe ku i digjen mandatet, takimi me ekspertët e Komisionit të Venecias shihet si drita jeshile për rikthimin e normalitet­it të jetës parlamenta­re. Në datën 14- 15 dhjetor do të zhvillohet sesioni plenar i Komisionit të Venecias, ku do të prezantojë edhe opinionin e saj mbi kërkesën e opozitës për ndryshimin e Kushtetutë­s përsa i përket vetingut në politikë. Kjo përkon me limitet e afateve që ka opozita, pasi nëse kalohet, digjen mandatet e opozitës sepse mbushet 6- mujori i bojkotit opozitar. Opozita nga ana e saj e ka vendosur si kusht të panegociue­shëm vetingun në poli- tikë. Vetë kreu i PD- së ka theksuar se pa miratuar ligjin që sipas tij largon krimin nga politika, nuk mund të ketë rikthim të opozitës në Parlament. “Zgjidhja politike është aty. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët. I njëjti standard që Venecia rekomandoi për këta, i njëjti standard që bëri ligj për policët dhe gardistët, i njëjti standard duhet të vleje për politikën. Kjo është vijë e kuqe për opozitën. Trajtim preferenci­al për politikanë­t nuk ka për të pasur”,- është shprehur Basha. Kësisoj, qëndrimi i ndërkombët­arëve mbi këtë çështje pritet që të sjellë edhe reagimin e politikës shqiptare për tejkalimin e krizës institucio­nale, ku opozita vijon bojkotin e saj parlamenta­r, duke refuzuar pjesëmarrj­en në jetën parlamenta­re, ndërsa maxhoranca vijon e vetme miratimin e ligjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania