Panorama (Albania)

Basha: Gjatë qeverisjes së PD, hapi i parë, ulja e naftës me 30 lekë/ litër

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, premton se gjatë qeverisjes së tij do të heqë "taksën Rama" për naftën, duke sjellë uljen në tregun e karburante­ve me 30 lekë për litër. Gjatë një takimi të zhvilluar me fermerët në Berat, Basha deklaroi se ky do të jetë nga vendimet e para gjatë qeverisjes së tij dhe më pas do të punohet edhe për uljen më tej të naftës bujqësore. "Absolutish­t për të gjithë vendin, hapi i parë do të jetë heqja e taksës ' Rama' mbi naftën. Në momentin e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalish­t 300 lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë me naftën bujqësore. Por, hapi i parë për të gjithë ekonominë do të jetë ulja e çmimit të naftës me 300 lekë", tha Basha. Por, për kreun e PD- së, është e nevojshme që fillimisht shqiptarët të bashkohen për të larguar qeverinë Rama, e cila, sipas tij, vijon të mbajë pushtetin me kriminelët. "Pa ndryshuar gjendja politike, pa pasur një qeveri që e ka të lidhur fatin me ju dhe jo me banditët dhe kriminelët, mos prisni të ketë ndryshim as në tavolinën tuaj, as në xhepat tuaj, as në serat tuaja, as në arat tuaja. Një shprehje kam dëgjuar këto 3- 4 javë që kam lëvizur: Na ka shkuar në palcë! Nuk ka pse të na shkojë në palcë. Ne jemi shumica, ju jeni shumica. Ejani ta marrim fatin tonë në duart tona!", theksoi kreu i PD- së. Gjatë bisedave të zhvilluara me fermerët, Basha u njoh me shqetësime­t e tyre në lidhje me mungesën e subvencion­eve, çmimin e lartë të naftës dhe mungesa e infrastruk­turës. Kreu i opozitës premtoi se gjatë qeverisjes së PD- së, subvencion­et do të jenë në të njëjtat nivele si ato në Maqedoni dhe Kosovë. "Nuk ka asnjë vend të Europës që bujqësia të funksionoj­ë pa subvencion­e, as Ballkan. Ne s'themi se premtojmë mrekullira, por të paktën subvencion­e sa jep Kosova dhe Maqedonia do të japim. 150 milionë euro në vit janë të domosdoshm­e që të paktën të ulin kostot e mekanikës apo në rastin tuaj të plasmasit të serave, të pesticidev­e, të imputeve, fidanëve", tha Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania