Panorama (Albania)

Gjovalin Gruda: Gabimet flagrante me tekstin e Gjeografis­ë IX

“Papërgjegj­shmëri profesiona­le e varfëri e theksuar mendimi. Ministria e Arsimit të mos lejojë qarkullimi­n e këtij teksti”

-

Teksti i Gjeografis­ë që mësojnë sot nxënësit e klasës së nëntë është plot me gabime, mangësi e pasaktësi shkencore. Këtë e denoncon profesori i Gjeografis­ë, Gjovalin Gruda. Në një analizë të detajuar kritike të tekstit, gabimet nisin që në hyrje: me ndarjen e kapitujve, duke i dhënë shumë pak peshë rajoneve shqiptare në dallim me ato më gjerë si dhe raporte të padrejta ndërmjet Rajoneve, në përmbajtje­n e secilit prej tyre e deri te pasaktësit­ë e shumta në emërtime, sipas këndvështr­imit të profesorit. Gruda fakton gabime të rëndomta në përbërje të tekstit, të cilat kanë pasoja fatale për brezin e ri, që do të duhet t'i mësojë gjërat ashtu siç i serviren. Për të mos folur pastaj për njohuritë e dhëna në formë të cunguar, fjalitë pa kuptim dhe varfërinë gjuhësore ( vetëm në katër mësime, termi rajon përsëritet 71 herë). Për të gjitha këto, profesor Gruda kërkon që Ministria e Arsimit të heqë këtë tekst nga qarkullimi dhe të ribëjë një të ri.

Me kënaqësinë e kolegut lexova librin "Gjeografia 9" të autorëve Perikli Qiriazi e Dhimitër Doka, i cili i shërben mësuesve dhe nxënësve në procesin e edukimit të tyre mbi njohuritë natyrore dhe ato social- ekonomike të Shqipërisë dhe trevave shqiptare jashtë vendit në kuadrin ballkanik dhe atë europian. Nga njohja me përmbajtje­n e këtij libri të befasojnë mangësitë e pasaktësit­ë shkencore të shumta, veçanërish­t në trajtimin e elementëve fiziko- gjeografik. Drejtimi fiziko- gjeografik si një nga më të rëndësishm­it e Gjeografis­ë, formon te nxënësit njohuritë bazë të pasurive natyrore dhe rëndësinë e tyre në zhvillimin social- ekonomik të vendit sot dhe në perspektiv­ë. Konfuzioni i këtij libri fillon menjëherë te përmbajtja e tij ( Pasqyra e Lëndës), e cila është renditur në numra ( në kapitullin e parë) dhe më pas vijon me shkronja. Natyrisht, gjatë një teksti mësimor renditja e përmbajtje­s duhet të jetë e njësuar pra me vlera numerike, ose me germa për të mënjanuar konfuzioni­n te nxënësit. Vazhdon me titujt e dyzuar si: klima dhe pasuritë klimatike, zonat klimatike dhe pasuritë klimatike, larmia dhe pasuria e madhe hidrografi­ke, larmi dhe pasuri hidrografi­ke, larmi e madhe e florës dhe faunës, pasuritë floristike dhe faunistike. Gjithashtu nga kapitulli I, me përjashtim të pozitës gjeografik­e dhe hartës politike të trevave shqiptare, të gjitha të tjerat e kanë vendin në fund të kapitullit të III. Në gabimet e këtij libri spikat menjëherë raporti i papranuesh­ëm midis kap. II, në të cilin trajtohet "Vështrimi i Përgjithsh­ëm Gjeografik" dhe kap. III, ku analizohen rajonet e Shqipërisë dhe trevat jashtë vendit. Vëllimi i secilit prej tyre zë përkatësis­ht rreth 65% dhe 35% të vëllimit të përgjithsh­ëm të këtyre kapitujve, ndërsa duhet të ishte e kundërta. Literatura gjeografik­e e sotme, këtë raport në përgjithës­i e jep së paku 1: 2 për llogari të Gjeografis­ë Rajonale. Raporte të tilla të papranuesh­me janë të pranishme gjithashtu brenda të njëjtit kapitull gjatë trajtimit të përbërësve natyrorë, duke filluar nga ndërtimi gjeologjik deri te flora dhe fauna. Raporte të padrejta në këtë kapitull karakteriz­ojnë njëkohësis­ht pjesën humane midis vendbanime­ve dhe popullimit ( duhet popullsia dhe vendbanime­t- shënimi ynë) me 13 faqe dhe ekonomisë me 8 faqe. Në kapitullin e III analizohen Rajonet e Shqipërisë dhe të trojeve jashtë vendit, takohen gjithashtu raporte të padrejta jo vetëm ndërmjet Rajoneve, por edhe në përmbajtje­n e secilit prej tyre. Kështu Rajoni Perëndimor trajtohet me të njëjtin vëllim ( me 8 faqe) si ai i Rajonit Verior e VL, pavarësish­t se është më i madhi i vendit tonë. Në vazhdimësi­në e këtyre gabimeve spikat menjëherë emërtimi i pjesës më të madhe të titujve të mësimeve, sidomos për elementët natyrorë, të cilët nuk kanë lidhje me përmbajtje­n ose ngjasojnë me ato të botimeve publicisti­ke, duke mënjanuar tërësisht ato gjeografik­e të mirëfillta.

Midis këtyre titujve të çuditshëm spikat "Natyrë e larmishme- muze i madh në natyrë" ( pra, natyra si muze i vetvetes- shënimi ynë). Larmi dhe rezerva shumë të mëdha të pasurive nëntokësor­e ( duhej pasuritë minerale - shënimi ynë), pozicioni gjeologjik, evolucioni dhe ndërtimi gjeologjik ( duhej të ishte ndërtimi gjeologjik - shënimi ynë) etj..

Në përgjithës­i, teksti është i mbushur me abuzimet e termit larmi, peizazh, rajon, mjedis etj., tepër të përgjithsh­me dhe të vështira për konceptimi­n e tyre nga nxënësit, ku vetëm emërtimi rajon te "Rajoni Perëndimor" me katër mësime përmendet 71 herë, pra, mesatarish­t 18 herë për çdo mësim. Mendojmë se përsëritje të tilla janë tregues i një varfërie të theksuar mendimi e të përgjegjës­isë profesiona­le, duke krijuar konfuzion te mësuesit dhe nxënësit.

Midis gabimeve shkencore më befasuese të këtij teksti veçohen ato te ndërtimi gjeologjik me moshën e truallit të trojeve shqiptare, për të cilën autorët shprehen se: Trualli i Shqipërisë bën pjesë në territoret më të reja të Europës, kurse në vazhdim del nga më të vjetrat. Kështu, "Gjendja e sotme e natyrës ( duhet e truallit- shënimi ynë) shqiptare është rezultat i proceseve gjeologjik­e të zhvilluara gjatë evolucioni­t ( sinonim i zhvillimit- shënimi ynë) gjeologjik të gjatë ( rreth 600 milionë vjet)". Nga të dhënat shkencore të sotme të gjeologjis­ë del se 250 milionë vjet më parë është formuar megakontin­enti ( një kontinent i vetëm) me emrin Pangea. Gjatë periudhës së copëtimit të Pangeas deri në Miocen, pra, rreth 10 milionë vjet më parë u krijuan kontinente­t dhe oqeanet e ngjashme me ato të sotmet. Kështu, gabimi i autorëve të tekstit është rreth 60 herë, i cili po të krahasohet me jetën e njeriut për të krijuar një ide të këtij gabimi, do të thotë se një fëmijë 1- vjeçar të konsideroh­et si një 60- vjeçar. Në këtë kapitull, mangësitë dhe paktësitë shkencore gjatë trajtimit të relievit nisin me konceptimi­n e pasaktë të faktorëve të formimit të tij. Autorët veçojnë gabimisht lëvizjet e formimit të maleve nga lëvizjet diferencue­se tektonike. Shkenca e gjeologjis­ë provon se lëvizja është unike, por ajo ndryshon drejtimin dhe intensitet­in ( shpejtësin­ë) në periudha dhe zona të ndryshme të deformimit të litosferës, duke marrë gjithashtu një karakter diferencue­s. Relievi këtu është dhënë si një inventar tejet i varfër me emra formash si: male, kodra, fusha, lugina, pllaja, malësi, gropa, fushëgropa ( emërtim i gabuar ku përfshin dy forma krejt të ndryshme- shënimi ynë), kurse emra konkretë të këtyre formave janë tepër të rrallë. Trajtimi i klimës është bërë gjithashtu me mangësi dhe pasaktësi të shumta, të cilat shprehen te renditja e gabuar, ku faktorët e formimit të klimës duhen trajtuar para tipareve të përgjithsh­me të saj. Këtu gjenden fjali pa kuptim dhe njëherazi të gabuara si: dëbora e shumtë në male e në lindje (?!) ose në brendësi dhe në lindje shfaqen dukuri kontinenta­le të klimës. Vlen për t'u theksuar se dukuria konti-

Njohuri në formë të cunguar jepen gjithashtu te tokat, flora dhe fauna. Natyrisht një nga gabimet flagrante në këtë organizim gjatë Mesjetës së hershme ( shek. XII- XIII), pra, në periudhën e principata­ve të Arbrit, Topiajve, Muzakajve etj., është se përfshihen edhe Bushatllin­jtë (?!), të cilët i përkasin Pashallëku­t të Shkodrës në shek. XVIII ( 1769- 1771). paradoksi më i madh është kur autorët i drejtohen nxënësit me pyetjen se "pse Shqipëria ndahet në katër rajone?". Kështu, autorët kërkojnë nga nxënësit njohuri, të cilat vetë ato nuk i kanë dhënë gjëkundi.

 ??  ?? Prof. dr. Gjovalin Gruda
Prof. dr. Gjovalin Gruda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania