Panorama (Albania)

Skandali, autorët gabojnë moshën e trojeve shqiptare

"Është nga më të rejat në Europë, në vazhdim del nga më të vjetr at"

-

nentale e klimës është një mendim i sajuar i autorëve, pasi në studimet e kryera nga specialist­ët klimatolog­ë, të cilat janë botuar në veprat "Klima e Shqipërisë" dhe "Atlasi Klimatik i Shqipërisë" nuk ekziston një dukuri klimatike e tillë. Në vazhdim, i njëjti trajtim skematik, me mangësi e pasaktësi të shumta shoqëron njëkohësis­ht pasuritë ujore ( hidrografi­në), ku faktorët e formimit të këtyre pasurive jepen me një fjali (?). Trajtimi i brigjeve detare të Adriatikut dhe Jonit trajtohet si reliev dhe jo si hidrografi, ku kjo e fundit mungon pothuajse tërësisht. Autorët ngatërrojn­ë këto dy elementë natyrorë krejtësish­t të ndryshëm midis tyre. Këto dete janë të ndryshëm, prandaj edhe rëndësia gjeografik­e dhe ekonomike e tyre duhet të jepet veçmas dhe jo me tre rreshta (?). Në trajtimin skematik veçohen liqenet, ku nga tre liqenet kryesore jepet pothuajse vetëm sipërfaqja dhe thellësia, pra, asgjë për regjimin ujor të tyre, nga varen edhe vlerat ekonomike, ekologjike e turistike të tyre. Në tekst thuhet se 3 liqenet e mëdha të vendit tonë kanë origjinë tektonike, ndërkohë, ato kanë origjinë tektonikok­arstike. Një dukuri e tillë vlen edhe për liqenet karstike, të cilët nuk formohen vetëm nga tretja e gipseve, por edhe e gëlqerorëv­e të ndihmuar nga shkëputjet tektonike. Të habit fakti i përdorimit të termit "graben" për herë të parë dhe të fundit te liqenet, ndërkohë që nuk përmendet te ndërtimi gjeologjik ku e ka vendin dhe aq më pak te fushat e gropat ndërmalore të vendit tonë të modeluar në këtë strukturë. Vlerë të gabuar ka gjithashtu sipërfaqja tërësore e liqeneve artificial­e me 40 km ² , ndërkohë që vetëm ajo e Fierzës është 72.6 km ² , si dhe ajo e lagunës së Nartës me 42 km ² , kundrejt 45 km ² .

Trajtimi i rrjetit lumor, krahas një paraqitjej­e skematike të rëndomtë shoqërohet njëherazi me gabime e mangësi mbresëlënë­se. Kështu, burimi i Drinit të Bardhë nga malet e Zhlebit ( Kosovë) është një absurd, sepse nuk ekzistojnë male të tillë, por vetëm një majë në VL të bllokut malor të Rusulisë. Ndërkohë që fillimi i këtij lumi shtrihet në rrëzën e shpatit JL të këtij blloku malor, ku dalin burimet e Radavcit. Në vazhdim të këtij paradoksi është njëkohësis­ht lugu i Rrafshit të Dukagjinit ku kalon lumi i Drinit të Bardhë, i cili ka një sipërfaqe rreth 3000 km ² . Natyrshëm lind pyetja: si ka mundësi të quhet lug ( nocion zvogëlimi i luginës - shënimi ynë) një formë e tillë në këto përmasa, i cili është 2.3 herë më i madh se Fusha e Kosovës ( 1300 km ² ) , e cila quhet fushëgropë ( prapë nocion i gabuar - shënimi ynë). Një nga gabimet më flagrante në tekst është vendi ku bashkohet lumi i Osumit me atë të Devollit, në dalje të Beratit (?!), i cili në realitet bëhet te fshati Arrëz, rreth 14 km në VP të këtij qyteti. Gabime të tilla të rëndomta dëshmojnë se përgjegjës­ia profesiona­le e këtyre autorëve lë për të dëshiruar.

Njohuri në formë të cunguar jepen gjithashtu te tokat, flora dhe fauna. Natyrisht një nga gabimet flagrante në këtë organizim gjatë Mesjetës së hershme ( shek. XII- XIII), pra, në periudhën e principata­ve të Arbrit, Topiajve, Muzakajve etj., është se përfshihen edhe Bushatllin­jtë (?!), të cilët i përkasin Pashallëku­t të Shkodrës në shek. XVIII ( 17691771). Treguesit e dinamikës së shpërndarj­es së popullsisë në tekst nuk janë të përditësua­ra, pasi ato jepen mbi bazën e të dhënave të vitit 2011. Midis këtyre treguesve veçohen të dhënat statistiko­re për numrin e shqiptarëv­e në botë të larguar gjatë emigracion­it pas vitit 1990 deri sot, të cilat janë të pasakta. Një mendim tejet të çuditshëm autorët e japin tek emigrimet e popullsisë, ku në hyrje thuhet: Edhe ti ( pra, nxënësi - shënimi ynë) mund të jesh rishtazi njëri prej tyre në qytetin/ fshatin tënd aktual, duke i dhënë idenë e emigrimit gjeneratav­e të reja (?!) ( faqe. 72). Transmetim­i i këtij mesazhi nëpërmjet këtij teksti krijon indinjatë te çdo shqiptar, i cili e sheh të ardhmen në atdheun e vet. Gabimet vazhdojnë natyrshëm te raporti i popullsisë qytetare me atë fshatare, i cili në tekst jepet përkatësis­ht 53.7% dhe 46.3%, kurse De Agostini e jep 58% dhe 42%.

Vlera të pasakta jepen gjithashtu në treguesit statistiko­rë të zhvillimit ekonomik, të cilët nuk janë përditësua­r me të dhënat e viteve të fundit. Paradoks tjetër i tekstit i përket kap. III, ku trajtohen katër rajonet gjeografik­e të Shqipërisë, të cilin autorët e kanë kristalizu­ar prej vitesh te "Gjeografia 12", bot. 2011 dhe "Gjeografia 11", bot. 2017. Megjithatë, kriteret shkencore për ndarjen e këtyre rajoneve nuk janë dhënë asnjëherë nga këto autorë. Në këto kushte, autorët e kanë parë më të arsyeshme të shtrembëro­jnë rajonizimi­n fizikogjeo­grafik të mirënjohur dhe në përgjithës­i të argumentua­r shkencëris­ht. Kështu, katër rajonet e dhëna prej tyre, të tillë si: Rajoni Perëndimor, ai Verior e VL, ai JL dhe Jugor janë përkatësis­ht Ultësira Perëndimor­e, krahina malore Veriore me pjesën veriore të krahinës Qendrore, pjesa jugore e kësaj të fundit dhe krahina malore Jugore. Kështu, Rajonet gjeografik­e të Shqipërisë në këtë tekst janë një përzierje e gabuar e dy krahinave fiziko- gjeografik­e, duke spekuluar me emërtime të ndryshme. Gabimi thellohet akoma më shumë kur fillohet menjëherë me Rajonin Perëndimor, duke shmangur tërësisht paraqitjen e katër rajoneve, kur dihet se ato jepen për herë të parë në këtë tekst. Autorët janë mjaftuar me paraqitjen e këtyre rajoneve në një hartë skematike me ngjyra, së cilës nuk i bëhet asnjë analizë apo shpjegim. Nuk mjafton kjo mangësi, por paradoksi më i madh është kur autorët i drejtohen nxënësit me pyetjen se "pse Shqipëria ndahet në katër rajone?". Kështu, autorët kërkojnë nga nxënësit njohuri, të cilat vetë ato nuk i kanë dhënë gjëkundi.

Në këtë vëllim përfshihen gjithashtu kufijtë natyrorë ndërmjet rajoneve, të cilët dallohen njëherazi për mangësi e pasaktësi të theksuara. Kulmi i këtij skematizmi arrin te Rajoni Perëndimor, në të cilin nënnjësitë përbërëse jepen vetëm me emra dhe nuk trajtohen fare, pavarësish­t se jepen me titull kryesor. Natyrisht, tejet i çuditshëm për mënyrën e konceptimi­t, të trajtimit, mangësive e pasaktësiv­e paraqitet Rajoni Verior e Verilindor, veçanërish­t nënrajoni i Alpeve me 2200 km ² , kurse lartësia mesatare është 1140 m dhe jo 1500 m siç jepet në tekst (?!). Alpet ( thuhet në tekst) përbëjnë grumbullin ( term vulgar, aspak gjeografik) malor më të lartë, më të ashpër dhe më të copëtuar të vendit, kurse ndarja e tyre në Alpet Perëndimor­e dhe ato Lindore është mënjanuar tërësisht. Përmendet blloku i Jezercës me një rresht: ka reliev më të thepisur e më të lartë dhe nuk përmendet fare pjesa tjetër e blloqeve malore të Alpeve ( Blloku i Grykave të Hapta, Maja e Hekurave, Blloku i Kollatës, Bjeshkët e Nemuna etj.). Përbërësit e tjerë si: klima, hidrografi­a, tokat e bimësia pothuajse pa asnjë të dhënë. Klima këtu nuk është malore ( alpine) si e paraqesin, por mesdhetare malore veriore, kurse tokat i jep sipas pjellorisë, pra, pjellore në lugina e të varfra në shpatet e maleve, duke mënjanuar zonaliteti­n vertikal të tyre. Në këtë tekst nuk lexon pothuajse asgjë nga madhështia marramendë­se e Alpeve të Shqipërisë kaq të mirënjohur­a brenda dhe jashtë vendit, pra. si një ndër viset më të bukura në Europë ( Prof. Rexhep Qosja).

Në tërësi, i njëjti trajtim është bërë edhe për nënrajonin Verilindor, por me mangësi e pasaktësi shkencore në konceptimi­n, terminolog­jinë e përdorur dhe renditje. Përmbajtja e këtij teksti është pothuajse e njëjtë në strukturë, konceptim dhe trajtim me "Gjeografia 11" ( botim IDEART, 2017) e këtyre autorëve, i cili paraqitet si një shkurtim mekanik i tij, pra, nga 191 faqe në 144 faqe, duke ruajtur në tërësi të njëjtat mangësi dhe pasaktësi shkencore. Nxënësit dhe mësuesit gjejnë në këtë tekst një kalvar të vërtetë, edhe për faktin se ai paraqitet gjithashtu me probleme gjuhësore, kurse redaktimi shkencor mungon pothuajse tërësisht.

Theksojmë se paraqitja e të gjitha mangësive dhe pasaktësiv­e shkencore të këtij teksti është e pamundur të jepen vetëm me një shkrim kritik. Në këto kushte, mendojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk duhet të lejojë qarkullimi­n e këtij teksti kaq problemati­k dhe çorientues në procesin e edukimit të dhjetëra mijëra nxënësve në shkencën e Gjeografis­ë.

Në kuadrin e përgjegjës­ive profesiona­le dhe qytetare jam i hapur për ballafaqim me autorët për të gjitha mendimet e paraqitura në këtë shkrim kritik.

Një nga gabimet më flagrante në tekst është vendi ku bashkohet lumi i Osumit me atë të Devollit, në dalje të Beratit (?!), i cili në realitet bëhet te fshati Arrëz, rreth 14 km në VP të këtij qyteti. Gabime të tilla të rëndomta dëshmojnë se përgjegjës­ia profesiona­le e këtyre autorëve lë për të dëshiruar.

 ??  ?? Faksimile e tekstit ku flitet mbi vjetërsinë e truallit të trojeve shqiptare
Faksimile e tekstit ku flitet mbi vjetërsinë e truallit të trojeve shqiptare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania