Panorama (Albania)

Pulia, dhuratë Tiranës 3 mijë pemë Veliaj: Bashkëpuni­m dhe për ujin

-

Rajoni i Pulias ka kontribuar në pasurimin e pyllit orbital që do të krijohet në Tiranë, duke dhuruar tri mijë pemët e para, simbol të një miqësie midis dy qyteteve. Në fakt, ky ishte premtim i presidenti­t të këtij rajoni, Michele Emiliano, dhënë një vit më parë kryebashki­akut Erion Veliaj, të cilin e përgëzoi për krijimin e një prej pyjeve më të mëdha artificial­ë në Europë. "Pulia hedh rrënjë në Shqipëri, jo vetëm në mënyrë metaforike. Është kjo ditë e mrekullues­hme ku po realizojmë këtë ide të kreut të Bashkisë së Tiranës, i cili ka si qëllim të krijojë një prej pyjeve më të mëdha në Europë, të mbjella nga dora e njeriut,

MIJË

pemë është rekordi që synon Bashkia e Tiranës të thyejë këtë vit në aksionin për gjelbërimi­n e qytetit, që ka vetëm pak javë që ka nisur. Pas disa mbjelljesh në shifra modeste, Pulia i është bashkuar nismës duke dhuruar plot 3 mijë të tilla, ndërsa apeli i kryebashki­akut shkon për çdo familje e biznes në kryeqytet me miliona pemë të dhuruara nga të gjithë miqtë e Shqipërisë. Ky është një lis i pyjeve tona, i cili ka bërë një rrugëtim që nuk ndan, por bashkon dhe hedh rrënjë në Shqipëri. Në Itali ka një ligj ku thuhet: sa herë lind një fëmijë, duhet mbjellë një pemë, ndaj për ne ky është një moment tejet emocionues dhe miqësor sepse Pulia në Shqipëri ndihet si në shtëpinë e saj", nënvizoi Emiliano. Ndërsa kreu i bashkisë dha një tjetër lajm të mirë për Tiranën. Bashkia e kryeqyteti­t dhe rajoni i Pulias do të rrisin bashkëpuni­min edhe në fushën e menaxhimit dhe të trajtimit të ujit të pijshëm. Kemi gjithashtu një bashkëpuni­m për çështjen e ujësjellës­it, ku rajoni i Pulias ka një reputa- cion maksimal te menaxhimi i burimeve ujore. Kini parasysh se është një vend, i cili nuk ka shumë burime ujore, që do të thotë se janë bërë mjeshtra të burimeve që kanë. Kështu, besoj se edhe Ujësjellës- Kanalizime­t e Tiranës mund të përfitojnë shumë nga eksperienc­a e miqve puljezë", tha Veliaj.

 ??  ?? Veliaj dhe Presidenti i Rajonit të Pulias, dje në Farkë
Veliaj dhe Presidenti i Rajonit të Pulias, dje në Farkë
 ??  ?? Nga protesta e banorëve
Nga protesta e banorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania