Panorama (Albania)

ARRSH, E HAPUR PËR SQARIME: KEMI PRITUR 60- 70% TË POSEDUESVE, FTOJMË TË TJERËT

-

Edhe mbrëmë, protestues­it kanë bllokuar rrugën kryesore duke u vënë zjarrin koshave të mbeturinav­e dhe më pas duke çarë kordonin e policisë janë futur me dhunë në kantierin e firmës që po kryen punime, duke goditur makineritë. Është dashur ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që situata të rikthehej nën kontroll, pas shoqërimit në Polici të disa prej protestues­ve të dhunshëm. Në protestën e së hënës nuk munguan shashkat e gurët në drejtim të policëve. Banorët thonë se dhuna ishte përgjigje e qëndrimit të tyre. "Vazhdojnë provokimet minutë pas minute. Edhe me tanke nuk do t'i prishin dot këto shtëpi. Nëse këtyre banorëve u ka ikur truri, Rama duhet t'i vërë gishtin kokës. Por ne themi se nuk ka shtet, ne do mbrojmë pronën me gjak". Të vetmit persona në krah të banorëve që kërkojnë të shpronësoh­en, edhe pse nuk kanë dokument pronësie, ishin deputetët e opozitës. Klevis Balliu nga PD- ja dhe Endrit Braimllari nga LSI- ja i bënë thirrje Policisë të mos provokojë banorët, ndërsa theksojnë se forcat blu nuk kanë faj, duke treguar gishtin e përgjegjës­isë nga qeveria. Në çdo protestë kërkojnë sqarime nga institucio­net, ndërkohë që këto të fundit shprehen të gatshme për t'i pritur në çdo kohë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një deklaratë për mediat ka thënë se është i hapur për sqarime teksa fton çdo banor, shtëpia e të cilit preket nga projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe, t'i drejtohet Drejtorisë së Planifikim­it Strategjik dhe Operacione­ve me të gjitha dokumentet përkatëse. Sipas tyre, deri më tani ky institucio­n ka pritur e sqaruar rreth 60- 70% të poseduesve të objekteve të prekura nga projekti "Rehabiliti­m mbikalimi Pallati me Shigjeta- Unaza, Shqiponja Loti 1, 2, 3". Nga këta, 36 prej tyre kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare, ndërsa pjesa tjetër janë të lutur të paraqiten për çdo informacio­n që u nevojitet. Sipas verifikime­ve paraprake nga grupet e punës, bëhet fjalë për 242 objekte që preken nga projekti, ndërkohë që sipas të dhënave nga ALUIZNI janë 317, ku më pak se gjysma e tyre, 123 posedojnë certifikat­ë pronësie.

KALLËZIMI Përpos protestave, banorët e Unazës së Re po e kërkojnë të drejtën e tyre edhe në rrugë ligjore. Dje ata kallëzuan në Prokurori Bashkinë e Tiranës dhe Autoriteti­n Rrugor Shqiptar për ndryshim të projektit dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Ata kërkojnë hetim të plotë rreth projektit që po zhvillohet në Unazën e Re. "Ky projekt që po zhvillohet aktualisht nuk është ai që ka qenë bërë që në kohën e Adil Çarçanit, por abuziv. Njolla është 27 metra nga aksi kryesor dhe jo 67 metra. Ne e disponojmë atë projekt", shprehen banorët që dorëzuan kallëzimin. Shembja e pemëve në krah të rrugës ka alarmuar banorët, të cilët presin nga dita në ditë që ekskavator­i t'u drejtohet shtëpive të tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania