Panorama (Albania)

BEKTASH MUKA, "I FORTI" ME "BMW X6" QË S'I BINDEJ POLICISË NË TIRANË

-

I riu nga Tirana, i njohur edhe këtu kryesisht për kundërshti­min e herëpasher­shëm të Policisë e armëmbajtj­e pa leje, u ndalua kur po futej në një kazermë ushtarake, madje iu drejtoi edhe pistoletën ushtarëve që e rrethuan. "Televizion­i Malta" raportonte dje se para se të hynte në kazermë, ai u përpoq të hidhej mbi një gardh për të hyrë në aeroport, por mbeti i plagosur, pasi ra nga lartësia. Sipas të njëjtit televizion, ditën e diel, oficerët e sigurisë pikasën një automjet të zi në Parkun e Aviacionit, e cila kishte ndaluar pranë murit që rrethon zonën e parkimit të avionëve. Policia atje ka sqaruar se disa çaste më vonë shoferi doli nga makina dhe u ngjit në gardhin rrethues, duke u përpjekur të kapërcejë, në mënyrë që të futej në zonën e kufizuar të aeroportit, pranë aeroplanëv­e të parkuar jashtë hangarit. Në momentin kur Bektash Muka pa ushtarët që vraponin drejt tij, e kaloi rrugën dhe u hodh mbi një barrierë sigurie për të hyrë në kazermat e Forcave të Armatosura. Menjëherë, forcat e sigurisë nisën të kërkonin personin e dyshuar, derisa oficerët thirrën përforcime kur u përballën me të dhe ai u drejtoi një arme zjarri që e mbante pa leje. Më pas, ai u arrit të neutralizo­hej dhe ushtarët i sekuestrua­n armën që mbante në dorë. Ishin oficerët e Njësisë së Ndërhyrjes së Bektash Muka, 27- vjeçari nga Tirana që u arrestua dje në Maltë, është i njohur edhe në Shqipëri, kryesisht për përplasjet me Policinë në kryeqytet. Dy herë brenda vitit 2016, ai është arrestuar se ka kundërshtu­ar forcat e rendit, në një rast mbante edhe pistoletë me vete. Në shtator të dy viteve më parë, emri i tij doli në skenë pasi përplasi makinën e tij tip "BMW X6" për shkak të shpejtësis­ë, pasi nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar. Policia njoftoi në atë kohë se në rrugën "Sami Frashëri" shërbimet e Njësisë "Shqiponja" i kishin bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS. Muka ishte në ndjekje pasi dyshohej se ishte përfshirë në një konflikt dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë. Ai vazhdoi rrugën duke shtuar shpejtësin­ë dhe u ndalua vetëm pasi u përplas me murin rrethues të një banese private në rrugën "Prokop Mima". Por ky nuk ishte rasti i parë që ai nuk u bindej policëve. Edhe në shkurt të të njëjtit vit, kur "Shqiponjat" e ndaluan për kontroll, ai tentoi të largohej duke përplasur edhe furgonin e Policisë, ndërsa me vete iu gjet një pistoletë. Shpejtë atë që bënë të mundur arrestimin e tij. Rezultoi se makina e përdorur nga shtetasi shqiptar kishte targa të vjedhura nga një tjetër mjet, i cili u gjet i parkuar në një tjetër zonë të Maltës. Makina e 27- vjeçarit Muka kishte targa të Britanisë së Madhe. Bektash Muka kërkohej nga Policia e Maltës prej një viti në lidhje me grabitjen e një argjendari­e me bizhuteri të çmuara në zonën e Sliema- s, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2017. Vlera e bizhuteriv­e të vjedhura në "Diamonds Internatio­nal" vlerësohet të jetë 0.5 milion euro. Vëllai i tij, Daniel Muka, 23 vjeç, u arrestua nga Policia menjëherë pas ngjarjes dhe u akuzua edhe për tentativën e vrasjes së një zyrtari Policie në momentin kur u arrestua në Paceville të Maltës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania