Panorama (Albania)

Vdiq në Komisariat, babai dorëzon CD me pamje të dhunës

-

KORÇE - Ekspertiza nxori si shkak të vdekjes problemet me zemrën, por prindërit e Enea Ftojit dorëzojnë provat në Prokurorin­ë e Korçës. 27- vjeçari Ftoji ndërroi jetë në Komisariat­in e Korçës më 17 maj të këtij viti, ndërsa ishte arrestuar për vjedhje me dhunë. Në përfundim të hetimeve, ekspertiza arriti në konkluzion­in se vdekja e të riut nuk kishte ardhur si pasojë e dhunës, por për shkak të një problemi në zemër. Por, babai i të riut pretendon se i biri është dhunuar nga forcat e Policisë. Ai ka depozituar pranë oficerit të Policisë Gjyqësore një CD me pamje filmike të trupit të të ndjerit, ku sipas familjarëv­e konstatohe­n shenjat e dhunës si edhe një kërkesë më shkrim për zbardhjen e së vërtetës. Gjithashtu, ai kërkon që të merret në pyetje dhe gruaja, së cilës, i biri i vodhi një gjerdan si dëshmitare okulare e dhunës së ushtruar nga Policia. "I çova Prokuroris­ë prova që vërtetojnë dhunën e ushtruar nga Policia. I kërkova Prokuroris­ë të pyesë si dëshmitar edhe gruan, së cilës Enea i vodhi varësen. Ajo e ka parë kur Policia e dhunoi Enean në mes të pazarit. Akuzoj tetë policë të Komisariat­it të Korçës për vdekjen e djalit", u shpreh ai. Ndërkaq edhe Mimoza Ftoji, e ëma e viktimës, ka apeluar që personat përgjegjës të identifiko­hen dhe të ndëshkohen për vdekjen e djalit të saj. "Djalin ma vrau Policia dhe nuk vdiq për shkaqe natyrore. Nëse nuk zbardhet e vërteta, do hakmerrem. Gjaku lahet me gjak", deklaroi e ëma e 27- vjeçarit. Në bazë të ekspertizë­s, Enea Ftoji ka ndërruar jetë për shkak të ndalimit të menjëhersh­ëm të zemrës nga ishemia akute e miokardit. Gjithashtu analizat treguan se 27- vjeçari ka qenë nën efektin e heroinës. dh. ç

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania